Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ja, si po feminizohen burrat!

Meqë gratë u kanë marrë borxh djemve xhinset me prerje mashkullore, apo modelet e tyre të flokëve, edhe e kundërta është e mundur.

Burrat po përdorin gjithnjë e më shumë aktivitetet dhe modën që deri tani kanë qenë pronë e grave.

Më poshtë kemi marrë mendimin e disa djemve, të cilët disa aktivitete i gjykojnë si të mundshme, ndërsa të tjera, jo. Lexoni edhe ju shkrimin tonë dhe nxirrni gjykimin tuaj…

Advertisement

1. Xhinset tub

Duam ne apo jo, xhinset tub ngjitur pas trupit nga lart-poshtë, janë një revolucion për djemtë dhe kanë filluar të përhapen gjithnjë e më shumë.

Mendimi i djemve: Na duket diçka e shëmtuar. Duhet të jenë shumë të kombinuara, përndryshe bien në sy për keq. Pastaj, pantallonat e ngushta i bëjnë djemtë sterilë, apo jo?

2. Çanta e madhe

Gjithnjë e më shumë djem mbajnë çantë të madhe, në sup apo në dorë. Modelet e tyre kanë filluar t’u ngjasojnë çantave në modë (It bag) të vajzave. Sidomos në Azi, ku djemtë koreanë dhe japonezë i përdorin gjerësisht.

Mendimi i djemve: Pse jo? Është diçka ndryshe nga çanta e laptopit, ose çanta e shpinës, apo çanta e postierit, që të tregon si adoleshent.

3. Grimi

Ka kohë që diskutohet diçka e tillë. Ka gjithnjë e më shumë djem që grimohen dhe shumë firma, kanë nxjerrë gama produktesh grimi për burra. Megjithatë, kjo modë është ende pak e zhvilluar, sidomos në vendet latine, ku burri pëlqehet pa asnjë zbukurim tjetër, përveç burrërisë së tij.

Mendimi i djemve: Kjo është një çështje delikate! Në vetvete, nuk na shokon ideja e kamuflimit të puçrrave, ose e përdorimit të një krem-pudre të lehtë, por të grimohesh në sensin estetik, në të gjithë fytyrën, është e vështirë të imagjinohet. Fashionistët ekstremë të pasarelave të modës, nuk mund të na e ndryshojnë mendimin: Djemtë e grimuar duken pak si… homoseksualë!

4. Takat

Me sa duket, kjo do të jetë moda e ardhshme. Nuk po flasim këtu për këpucët me pak takë, të përdorura tashmë nga burrat e shkurtër (përmendim këtu disa emra, si: Princ, apo ish-Presidenti Francez, Sarkozi), por për taka të vërteta, ato 12 cm të larta.

Mendimi i burrave: Jo. Mund t’u shkojnë burrave shumë moderne dhe që duken pak si femra, por për djemtë normalë, nuk bëjnë. Takat do të ndryshonin siluetën dhe mënyrën e të ecurit. Kjo është e tepërt… Rrofshin burrat me këmbët e ngulura mirë në tokë!

5. Qerpikët fallco

Ja një modë e re për burrat. Në fillim ishin lapsi i syve dhe rimeli, që përdoreshin me një shkujdesje tipike britanike nga Rasëll Brand, pastaj manikyri i thonjve, i përdorur nga Xhoni Dep dhe tani, kemi arritur te qerpikët fallco. Me një fjalë, nuk mjaftonin lapsi dhe rimeli, të posaçme për burrat. Tani duhen edhe qerpikët fallco, për të plotësuar lukun mashkullor, megjithëse disa mendojnë se është një fenomen paksa i tepruar.

Sido që të jetë, nuk mendojnë kështu djemtë, që janë duke blerë “Natural Lashes for Men” (Qerpikë Natyrale për Burra) të firmës “Eylure”, në shitje në dyqanet angleze Boots apo Harrods, me çmimin 4.75 stërlina (afro 5.5 euro). Ofrohen dy lloj varietetesh (të dendura ose jo), që të dyja aplikohen falë ngjitëseve të tejdukshme që krijojnë shikimin prej dreri, i cili deri tani ishte pronë vetëm e grave dhe që krijon lukun e viteve ‘60.

Të parët që kanë filluar t’i blejnë për t’u dhënë bukuri qerpikëve të tyre shumë të shkurtër (mesatarisht 5.8 mm, më pak se gjysma e normales) kanë qenë burrat aziatikë. Jo më kot, gazeta “Daily Mail” kujton një artikull të vjetër të gazetës “Japan Times” , që tregonte zhvillimin e një feste “Eyelash Night Party” (festë qerpikësh), të organizuar nga firma Shu Uemura në Tokio, në vitin 2008, ku kishte më shumë burra sesa gra me qerpikë fallco. Kjo është një modë ngjitëse në kohën tonë, siç e konfirmojnë të dhënat e shitjeve të firmës Selfridges, që kanë regjistruar një rritje shitjesh, jo vetëm të produkteve për rrojen, por edhe të qerpikëve fallco dhe lapsave të syve, të cilat janë rigorozisht “vetëm për burra”.

Mendimi i djemve: Sytë janë një nga organet që luajnë më shumë rol kur do të joshësh një vajzë. Nëse qerpikët nuk janë shumë të tepruar dhe nuk bien në sy, pse jo? Pastaj, edhe vajzave u pëlqen luku i syve misteriozë te djemtë dhe qerpikët, ndikojnë në këtë drejtim…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rrëfimet e vajzës së natës! (1)

Next Post

E tradhëtova me shokun e qelisë!

Advertisement