“Zemrën ma ke borxh” është klipi më i ri i këngëtares së muzikës popullore e asaj moderne gjithashtu Valbona Halili.
Një realizimi i “Don Production” dhe klip nga “Chill Pro” Valbona sjell një klip mjaft interesant, dedikuar publikut të saj.
Kemi folur për klipin, koncertet, kujdesin ndaj vetes, paratë e shumë e shumë sfera të tjera nga jeta e Valbonës…!
Klipi i ri
Klipi i ri është një dedikim ndaj publikut tim, për mbështetjen që më ka bërë gjithë këto vite, për vlerësimet dhe duartrokitjet. “Zemrën ma ke borxh” është një produksion i Don Production, me tekst të Gramoz Kozelit dh Fifit, muzikë të Gramoz Kozelit dhe video nga Pro Chill Video. Jam shumë e lumtur për impaktin që ka pasur tek publiku, kam marrë mësazhe nga ndjekësit, nga kolegët nga ju mediat, ju falendëroj pa fund!
Koncertet
Kam pasur ftesa nga të gjitha anët e globit dhe ndihem me fat që njerëzit duan të më kenë në eventet e tyre më të rëndësishme, sidomos në mbrëmjet e bashkëatdhetarëve tanë nëpër botë. Ndihem e nderuar!
E mira dhe e keqja
Janë bashkudhëtare të pandashme, madje i shoh të domosdoshme për t`i dhënë kuptim secilës. Në fund të fundit, është filozofia e jetës!
Dhurata
I dashuroj pafundësisht, më japin energji pozitive. Ndjehem kaq mirë kur më bëjnë dhurata e sidomos surpriza, sa nuk di të ta shpjegoj! Fakti që personi që po të bën dhuratën, ka menduar deri në detaje për ty më bën të emocionohem, më tepër sesa vlera e dhuratës. Gjithmonë jam kureshtare se ç’dhurata do marr, ndërkohë që unë pothuajse gjithmonë i kam të piketuara dhuratat për disa nga miqtë e mi. Bëj dhurata të bukura, por më shumë preferoj të më bëjnë. (Qesh)
Kuzhinë
Shpenzoj 1-2 orë në ditë në kuzhinë. E kam pasion, gatuaj çdo gjë me dashuri dhe më pëlqejnë gatimet e mia. Raportet i kam shumë të mira, pasi ndër të tjera, teksa gatuaj, nuk bëj pis e rrëmujë. Gatim të preferuar? Kam disa.
Masazhe, trajtime estetike
Kjo është pika ime e dobët. Ka vite që masazhet dhe trajtimet estetike, si pastrimi i fytyrës, skrabi i trupit, maskat, hidromasazhi dhe sidomos palestra, janë pjesë e jetës sime. Shpenzoj shumë kohë në këto qendra, pasi kujdesin ndaj vetes e kam primar. Heq stresin, lodhjen, bashkëbisedoj me mikeshat e mia, rigjeneroj qelizat dhe mundohem që me mundësitë që kam, ta mbaj trupin në formë.
Paratë
Marrëdhëniet me paratë i kam të ndryshueshme. Kur jam në prag të një koncerti apo videoklipi, shpenzoj shumë për blerjen e fustaneve, kurimin e imazhit apo çdo gjë tjetër që lidhet me një prezencë skenike sa më pranueshme për syrin e spektatorit. Në ditë të tjera, ato dalin nga kuleta të llogaritura mirë dhe me dijeninë time të plotë; arrij ta menaxhoj mirë paranë.
Parfum
E fiksuar pas tyre s`mund të them, ama që i kam merak shumë, këtë e pohoj me plot gojën. Në çantën time gjen gjithmonë parfumin e fundit nga Chanel. Kujdesem të mos dal kurrë nga shtëpia pa hedhur pak aromë parfumi. Është domosdoshmëri për çdo femër.
Pesha
Po ju them një sekret: Kam blerë një peshore dhe në mëngjes, sapo zgjohem nga gjumi, peshohem. Lëviz me disa gramë më shumë ose më pak, por kam peshë konstante, pasi nuk e teproj me ushqimin. Edhe kur ndodh, e rregulloj regjimin ushqimor derisa të arrij peshën që dua. Bëju palestër kështu që nuk e kam shumë problem pjesën e peshës.
Pije
Me pijet alkoolike nuk i kam fare të mira raportet, pasi mbi të gjitha, dua të ruaj zërin. Lëngjet e frutave, pijet energjike (me raste) apo çaji, nuk mungojnë asnjëherë në frigoriferin tim.
Rrahjet e zemrës
Për çështjen e shëndetit, nuk toleroj. Jam shumë e kujdesshme që me aq sa kam mundësi, të kujdesem nga ana shëndetësore për trupin tim. Rrahjet e zemrës i kam pasur mirë kohët e fundit, me 2-3 përjashtime të vogla, më tepër si pasojë e lodhjes, por çka është më e rëndësishmja, me zemrën i kam punët shumë mirë. (Buzëqesh)
Rrëmuja
Nëse ka një gjë që më nervozon e më bezdis, kjo është rrëmuja nëpër shtëpi. Jo se arrij në ekstrem, pasi edhe mund të ndodhë që kur jam e lodhur disa gjëra të mos jenë në vendin e tyre, por rrëmuja nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpinë time. Kështu jam unë!
Shopping
Po të hapësh garderobën time e të shikosh çantat, këpucët e kremrat, do të marrësh përgjigjen! Jam e çmendur pas shopping-ut, më pëlqen shumë që çdo produkt i ri apo koleksioni më i fundit i ndonjë fustani apo aksesori tjetër, të bëhet pjesë e garderobës sime. As që pendohem për këtë gjë, pasi blerjet janë mirëmenduara; ato vishen gjithmonë e kudo dhe asnjëherë nuk mbeten stok në shtëpi.
Weekend
Weekendet do të doja t`i kaloja pranë shtëpisë, me djalin, duke lexuar ndonjë libër, gatuar, apo duke takuar miqtë por ja që angazhimet e tepërta nuk më lënë shumë kohë.Gjithsesi kohën për familjen e gjej gjithmonë, është gjëja më e shtrenjtë në jetë.