Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Astrologia shpjegon...!
Është e bukur lidhja me një burrë të martuar
Java e... Silvana Rusit!

Është e bukur lidhja me një burrë të martuar

Historitё njerёzore janё nga mё tё çuditshmet. Edhe historitё qё kam lexuar nё kёtё gazetё janё shumё tё bukura dhe tregojnё realitetin e vёrtetё, jetёn e vёrtetё pa maska dhe pa e shtrembёruar aspak ngjarjen, por ekzaktёsisht, ashtu si ka ndodhur.

Duke marrё shkak nga kёto histori, edhe unё dua t’ju tregoj historinё time, e cila ёshtё aq e thjeshtё dhe e bukur.

Jam beqare dhe akoma nuk jam martuar, por ka dy vjet qё kam njohur dashurinё time. Kur punoja nё njё firmё private, rashё nё dashuri me pёrgjegjёsin e repartit tim. Ai ёshtё njё burrё i veçantё, ka tipare tё rregullta dhe ёshtё shumё i ёmbёl. Edhe nga pamja fizike ngjajmё shumё. Ai nuk ёshtё shumё i gjatё dhe jo i shёndoshё. Edhe unё kam njё fizik tё rregullt, pra, a thua jemi bёrё fiks pёr njёri-tjetrin.

Advertisement

Nё punё nuk flisnim shumё, por në shtëpi shkonim me tё njëjtin autobus, sepse jetojmё afёr. Pra, ai ёshtё njeriu ideal pёr mua. E keqja e kёsaj pune ёshtё se ai ёshtё i martuar. Dihej se do tё dilte ndonjё gjё, sepse ishte shumё e bukur pёr tё qenё e vёrtetё.

Çdo ditё e bёnim rrugёn bashkё. Nё fillim flisnim pёr punёn pёr kolegёt. Njё ditё mё ftoi pёr njё kafe. Pranova menjёherё. U ulёm nё njё tavolinё nё qoshe dhe pas njё bisede mbi punёn, ai tha:

– Ti ndoshta e ke kuptuar se unё ndjej diçka pёr ty. Qё nё momentin e parё qё tё pashё, nuk mё shqitesh nga mendja. Vij nё punё me njё gёzim aq tё madh, se je ti aty.

– Oh, tё lutem… – e ndёrpreva, por ai s’mё la tё vazhdoja.

– E di çfarё do tё thuash. Qё unё jam i martuar. Po ti nuk ke pse merakosesh, sepse unё gati jam ndarё. Kemi shumё probleme. Unё me gruan ka dy vjet qё nuk jemi si mё parё. Lёre pastaj qё, kur tё kam parё ty, nuk mё hyn nё sy asnjё femёr tjetёr e jo mё gruaja ime qё tani ёshtё bёrё si mos mё keq.

Ai fliste dhe unё, nё vend qё t`i ktheja pёrgjigje e t`i thoja se nuk mund tё lidhesha me tё, nuk thoja asgjё, por dashurohesha pёrherё e mё shumё sa mё shumё fliste.

Kёshtu, i pranova dhe dola me tё disa herё. Nё punё nuk flisnim shumё, por ai mё mbronte gjithmonё dhe shumё nga kolegёt e kishin kuptuar se diçka kishte mes nesh. Ndjehesha ndryshe. Mё në fund, jeta kishte filluar tё ishte e bukur, por frika më e madhe ishte se mos e merrte vesh e shoqja. Njё ditё ia thashё. Ai qeshi me tё madhe dhe tha:

– Zemёr, e mira e kёsaj pune do tё ishte ta merrte vesh e pastaj do tё ishim tё lirё. Ajo mezi po pret tё ndahemi.

– Mos ka edhe ajo ndonjё? – i thashё.

Nё atё moment, ai u zbeh. Kaloi pёshtymёn dhe u kthye nga unё.

– Nuk mё intereson asgjё mё pёr tё. Le tё ketё. Unё nuk e dua mё.

Nё fakt, ai ndjente akoma pёr gruan e tij. Kёtё e vura re nga mёnyra se si e bёri fytyrёn kur unё i thashё se ajo mund ta tradhtonte. Nejse, lidhja jonё bёhej çdo ditё e mё e fortё. Ne filluam ta donim aq shumё njёri-tjetrin sa nuk pyesnim mё pёr njeri. Njё ditё mё ra telefoni kur isha nё punё. Ai nuk ishte nё punё sepse ishte turni i dytё. Nuk e njihja numrin, megjithatё, e hapa.

– Alo! – dёgjova njё zё gruaje.

– Alo, kush jeni ju? – e pyeta.

– Po ju kush jeni? – mё tha – Numri juaj ёshtё ky?

– Po – i thashё, – por kush jeni…

Fjala mё mbeti nё fyt. Ajo e mbylli telefonin. E kuptova menjёherё se kush mund tё ishte. E prisja kёtё telefonatё prej shumё kohёsh. Tani qё e mora kёtё telefonatё nuk arrita t’ia them fjalitё qё kisha kohё qё i kisha përgatitur nё mendje. U ndjeva shumё keq. Kushedi sa e lёnduar ishte! Po sikur tё vinte nё punё e tё pёrballej me mua? “Ajo tani e di dhe unё duhet tё pregatitem”, mendova, por a isha e zonja vallё? Nuk besoj. Shkova te shefi dhe i kёrkova leje. I thashё se ndjehesha keq e nuk mund tё rrija. Ika menjёherё nё shtёpi. Nuk i telefonova atij sepse mendoja se ata po ziheshin. Ndenja ashtu si e shushatur duke mallkuar veten se si kisha shkatёrruar njё familje. Nga ora 3, ra pёrsёri zilja e telefonit. Kisha frikё ta prekja me dorё. Besoja se ishte ajo, por nё tё vёrtetё, nuk ishte kёshtu. Ishte ai. E hapa e tmerruar se ndoshta mund dhe tё ishte e shoqja qё mё merrte me telefonin e tij, por çdo dyshim u shua kur dёgjova zёrin e tij:

– Zemёr! Pse ke marrё leje? Je e sёmurё?

– Jo – i thashё me gjysёm zёri. – Mё mori gruaja jote nё telefon.

– E çfarë tё tha?

– Asgjё, e mbylli telefonin.

– Mirё, qetёsohu tani se kur tё mbaroj punё, do tё vij nga ti – mё tha ai. Fjalёt e tij, si gjithmonё, mё qetёsuan. Ai ishte njё njeri shumё i ёmbёl. U qetёsova disi dhe prita mbrёmjen. Ai erdhi dhe nё fakt, dukej se ishte i mёrzitur, por jo aq sa unё. Biseduam dhe ai habitej se pse ajo nuk i kishte thёnё asgjё atij. Si duket, donte ta kapte nё befasi sё bashku me mua, qё pastaj i gjithё faji i divorcit t`i mbetej atij.

Ishte njё natё e gjatё. U mendova shumё dhe vendosa ta shkёpus lidhjen, edhe pse ky do tё ishte njё shkatёrrim pёr mua. Nё mëngjes shkova nё punё. Erdhi edhe ai sepse e kishte ndёrruar turnin. Gjatё punёs, nuk folёm shumё. Pastaj dolёm dhe shkuam nga shtёpia ime. Ai mё tregoi se si i kishte thёnё asaj se ishte i dashuruar me mua. Ajo nё fakt kishte kohё qё e dinte, por nuk ia kishte thёnё. Ishin zёnё shumё keq. Pavarёsisht nga ftohja e lidhjes sё tyre, ajo nuk besonte se ai do ta tradhtonte.

“Po kёshtu ёshtё kur nuk e mban burrin afёr, i kishte thёnё ai. I gjeta nё vend tjetёr ato qё mё mohoje ti”.

Kёtё bisedё e kishte dёgjuar edhe djali i tij dhe ishte mёrzitur shumё. Ja pra ç`tё sjell tradhtia! Megjithёkëtё ne tё dy ndenjёm me njёri-tjerin pёr disa orё, por nuk ishte si herёt e tjera. Ishim mё tё ndrydhur dhe mendja e tё dyve fluturonte larg.

Ditёn tjetёr, në kohёn e pushimit, i thashë se mendoja tё largohesha nga puna dhe tё ndaheshim pёr pak kohё. Ai u mёrzit shumё dhe mё tha se kjo ishte e pamundur. Kur ja, pas kёtij rrebeshi, erdhi koha me diell. Gruaja e tij do tё shkonte nё specializim jashtё vendit. Djalin do ta linte tek e ёma dhe ne do tё ishim tё lirё. Ai kishte kohё qё nuk kishte lidhje me gruan e tij, por prapё se prapё, ajo nuk donte tё ndahej. Megjithatё, pёr momentin ishte dora e Zotit qё na dha liri.

E dua çmendurisht kёtё njeri sa nuk mendoj gjatё pёr lidhjen tonё. Ai mё do mua shumё, por në mes ёshtё djali i tij. Tё dy besojmё se ky largim i gruas sё vet jashtё shtetit, do tё jetё njё fillim i mbarё. Si kjo surprizё, do tё ketё edhe tё tjera pёr ne.

Pra, nё njё lidhje, kryesore ёshtё dashuria. Nëse ka dashuri, çdo gjё mund tё bёhet e mundur. Pavarёsisht se ёshtё thikё me dy presa; ai mund tё humbё dashurinё e tё birit dhe nёse nuk ndodh kjo, unё do tё jem gjithmonё nё plan tё dytё e tё kem frikё tё dal hapur, tё mos mund t’ua prezantoj shoqeve e shokёve, sepse e mirё apo e keqe, prindёrit nuk jetojnё mё e nuk mё ndalojnё dot ta çoj jetёn dёm me njё burrё tё martuar. Megjithatё, ёshtё bukur tё bёsh marrёzira. Po nuk shkove tё luftosh, nuk fiton dot.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon...!

Next Post

Java e... Silvana Rusit!

Advertisement