Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Motra me të dashurin

– Motra ime ka parë në ëndërr sikur unë isha me kurriz, një pjesë të flokëve i kisha të gjata dhe pjesën tjetër, gjer te krahët.

Motra atë ditë kishte sjellë të dashurin në shtëpi dhe pas disa minutash, ishte munduar ta fshihte atë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

Advertisement

Flokët kanë shumë kuptime, tregojnë në tërësi, për personin që e ka parë ëndrrën; gjendjen e tij psikologjike, fizike dhe shpirtërore. Nëse motra ka parë flokë të shndritshëm, të fortë dhe të bukur, do të thotë që të gjitha shqetësimet që ka patur do të kalojnë dhe ju pret një periudhë e bukur dhe e qetë. Në rast të kundërt, tregojnë shqetësime shëndetësore dhe shpirtërore. Motra në ëndërr tregon nevojën për mbrojtje dhe mbështetje nga njerëzit e familjes. Gjithë të mirat!

Shumë vezë

– Kam parë në ëndërr sikur vjehrra ime kishte shtruar kocka. Unë vajta atje dhe do të mblidhja vezë. Mora një pjatë të vogël dhe po i mblidhja. Pastaj, ato m’u bënë zogj, por jo shumë të vegjël, mesatarë. Pastaj, sikur e përmbysa pjatën me gjithë zogj dhe u ndjeva si e trembur, por kur u largova me vrap, pashë gjithë ato vezë të bardha. Jam në pritje të shpjegimit të ëndrrës.

– Ëndrra, si fillim, tregon një lloj ekuilibri shumë të mirë psiko-fizik. Vezët tregojnë që ju po përjetoni një moment shumë fatlum sidomos në fushën profesionale. Sa më të mëdha dhe sa më shumë vezë të jenë, aq më shumë ato tregojnë suksese dhe realizime projektesh që ju ia keni vënë vetes si qëllim. Megjithatë, tani për tani, ju e keni gjithçka në pjatë; suksesin, punën, marrëdhëniet, por duhet të keni kujdes sepse përmbysja e pjatës tregon që ju mund t’ia vini shumë lehtë shqelmin gjithçkaje që keni treguar. Duhet të jeni shumë e kujdesshme sepse ëndrra po ju paralajmëron. Shpresoj të jeni ende në kohë që ta merrni për bazë ëndrrën dhe të veproni me kujdes që të mos u vini shqelmin të mirave që keni rreth e rrotull vetes.

Mamaja e shtrirë në krevat

– Kam parë mamanë në ëndërr sikur ishte shtrirë në një krevat tek dhe sikur babai im, domethënë, i shoqi, me duar nga fytyra e saj, nuk e godiste, por nuk e linte të çohej, ndërkohë që unë sikur po i mësoja vajzës greqisht. Pastaj, babi e kapi nga krahu dhe në moment pashë mamin që kishte veshur një triko me mëngë të gjata dhe sikur ishte më e re (ajo tani është 75 vjeçe). Jam në pritje të shpjegimit të ëndrrës sime. Syri i përlotur.

E dashur lexuese, mamaja në ëndërr tregon shqetësime që mund t’ju përkasin juve ose që i keni ju ndaj mamasë suaj. Ndiheni e pasigurtë dhe e përfshirë në një situatë për të cilën keni nevojë të merrni apo të jepni këshilla. Pra, ëndrra ka lidhje me ju dhe mamanë, por është një lloj përzierjeje emocionesh, trishtim e shqetësim që ka lidhje me familjen tuaj. Ndoshta jeni ju shumë e shqetësuar ndaj asaj ose e kundërta. Gjithsesi, ëndrra ju sugjeron të rrini më afër saj, në mënyrë që as ju dhe as ajo të mos ndiheni vetëm. Një tjetër këshillë për mamanë tuaj posaçërisht është që të ketë shumë kujdes shëndetin sepse fakti që e keni parë më të re është një shenjë që tregon shqetësime shëndetësore. Duhet të mbështesni njëra-tjetrën sepse ky është një moment delikat. Ju uroj shëndet!

I dhashë maces paninen

– Kam parë në ëndërr sikur kisha një panine buke në dorë dhe takova një çun për të cilin, në të vërtetë, kam shumë antipati. Ai më ftoi për kafe dhe unë pranova. Paninen ia dhashë një maceje, por në pjesën e fundit të panines zgjati dorën një njeri që dukej i vuajtur. I dhashë atë që kishte mbetur, unë pashë në xhep për lek, por nuk kisha dhe kur ktheva kokën për të ikur, ai çuni ishte zhdukur. Më pas unë dhe një shoqja ime filluam ta kërkonim atë çunin në një qytet tjetër. Çfarë kuptimi ka?

– Do të keni një vizitë ose takim të papritur me dikë që mund të jetë ky person që keni parë ose dikush tjetër, vetëm se duhet të keni kujdes, pasi nuk është mirë t’i besoni menjëherë. Këtë e tregon macja që keni ushqyer. Ju do të tregoheni shumë e dashur, mikpritëse, por personi përballë, fsheh diçka. Nga ana tjetër, dikush që ju e njihni, mbase ka nevojë për ju, por ju nuk i kushtoni shumë rëndësi, e lini pas dore dhe do ta humbisni.

Më mbyti një dallgë

– Kam parë në ëndërr sikur isha në breg të detit dhe papritur pashë para meje një dallgë të madhe që po i drejtohej bregut. Nuk ndjeja frikë dhe në pak momente, e pashë veten të mbytur nga dallga. Pastaj u zgjova nga gjumi i trembur. Dallga i ngjante cunamit. Do t’ju lutesha shumë të më jepnit një shpjegim këtë javë. Faleminderit.

– Bregu i detit është një shenjë që tregon se jeni në kërkim të shpirtit binjak. Ju ndiheni i lirë të ecni përpara dhe të merrni atë rrugë që ju duhet vërtet, vetëm se harroni t’i merrni gjërat seriozisht. Hidheni shumë lehtë drejt historive personale, por nuk u kushtoni shumë seriozitet dhe në fund, përfundoni vetëm. Dallga përfaqëson një çështje të madhe emocionale e cila kërkon vëmendjen tuaj. Ju duhet të ndryshoni sjelljet dhe zakonet e vjetra, në mënyrë që të mos lëndoni as veten dhe as ata që ju rrethojnë, sidomos në planin sentimental.

Më preu rrugën gjarpëri i zi

– Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur isha në një mal me nja tre shoqe të miat duke shëtitur. Dëshironim të kalonim një rrugë. Shoqet e mia e kaluan, ndërsa unë nuk e kapërceja dot sepse më doli përpara një gjarpër i zi. Ai më qëndronte ballëpërballë dhe nuk largohej. Ashtu, e tmerruar, u zgjova nga gjumi. Ç’do të thotë?

– Mali në ëndërr ka kuptime të ndryshme, megjithatë, në rastin tuaj përfaqëson vështirësitë, sfidat dhe pengesat që duhet të kapërceni. Dëshira juaj e brendshme është që të vazhdoni përpara atë çfarë keni nisur, ama një person ose një pengesë tjetër ju del përpara dhe ju bllokon, gjë që mund t’ju shkaktojë dëm. Në këtë rast, ëndrra ju këshillon të bëheni më ambicioze dhe e vendosur që të vazhdoni përpara. Vetëm në këtë mënyrë do të kapërceni pengesat dhe do të mundni armiqtë tuaj.

Tre vajza në krevatin e të dashurit

Kam parë në ëndërr sikur vajta te shtëpia e të dashurit dhe te krevati ynë gjeta tre shoqet e tij, duke fjetur. Ato më kërkuan falje dhe ikën duke më thënë: “Nuk ndodhi asgjë”. Po atë natë, shoqja ime kishte parë në ëndërr sikur unë dhe ai ishim ndarë për shkak të një vajze. Ju lutem, më ndihmoni.

– Ëndrra tregon që duhet të keni kujdes nga shoqëria e të dashurit tuaj. Tregohuni vigjilente dhe mos jini shumë e hapur me to. S’po them ta ruani të dashurin, sepse problemi nuk qëndron tek ai, por te shoqet e tij që mund të kene synime jo të mira ndaj jush. Gjithsesi, kjo s’do të thotë që ju të bëni sherr dhe të dilni me shpatë në dorë përpara të dashurit, duke i thënë: “S’më pëlqejnë shoqet e tua”. Nuk duhet të tregoheni xheloze, përkundrazi, jini e qetë dhe shumë e sigurtë në vetvete. Kjo do t’ju bëjë të pathyeshme. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

INSTAGRAM-i del jashtë mode? Ja aplikacioni i ri që i ka ''fiksuar'' të gjithë!

Next Post

Trendi i modës që nisi Dua Lipa, sa vjen e po përhapet më shumë tek ‘’yjet’’ botërorë! Ja si i kanë kopjuar stilin ata

Advertisement