Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një adoleshenteje!(3)


Vendosa të bëj dashuri me Mariusin!

(Vijim)

Kujtoi se po qeshnim me të dhe duke mos e prishur terezinë, mori një karrige e u ul afër meje. Krahu i tij fshiku krahun tim dhe më pas, dora rrëshqiti në kurrizin tim drejt ijeve, trupi m’u mbush me mornica dhe në atë moment ndjeva, as vetë nuk di si ta them. Vajzat ndenjën edhe pak dhe u larguan. Në ato momente, ai u afrua më pranë dhe më preku flokët. Unë u skuqa fare. Pastaj ai më puthi dhe ndjeja që gjaku më vlonte në trup. Ai ka sy të bukur me ngjyrë blu, një blu e kthjellët si oqean; kjo është një nga veçantitë e tij. Sa më pëlqejnë! Jo vetëm mua, por edhe shumë vajzave të tjera, aq sa i komentojnë. Më pyeti nëse kisha për të dalë mbasdite, por unë i thashë jo, se kisha për të ndenjur me vëllanë pasi të mitë do të shkonin për vizitë. Kur kaloi poshtë shtëpisë, më bëri zile te celulari. Dola në dritare, më pas zbrita poshtë gjoja për të marrë ndonjë çokollatë. “Atëhere, do vish të dalim të pimë ndonjë gjë”, po më thoshte. Dëshira për të shkuar me të ishte e madhe, por e dija se po ta merrnin vesh të mitë, kishte për të plasur Lufta e Tretë Botërore. Të merrja edhe vëllanë, me siguri që ai kishte për të treguar edhe sikur ka korruptoja me ëmbëlsira ose lekë. Ndoshta për momentin jo, por sapo t’ia prish për diçka, ka për t’ia treguar mamit.

Advertisement

E PREMTE

Dejvi më pyeti sot për Melisën. Ai e ka shumë qejf atë. Iu luta të vinte nga shtëpia dhe të më ndihmonte për të dalë me Mariusin, sepse mami nuk kishte për të bërë shumë fjalë për djalin e motrës së saj. Ai më kupton, jeton në botën ku jetoj edhe unë. Shpesh kemi dalë të tre, kur vinte në shkollë. Melisa hiqej sikur ta kishte të dashur, një vit është ai më i madh se ne. Me shaka, me shaka, por njëri–tjetrin e pëlqenin me të vërtetë. Më tregoi që një nga vajzat e klasës së tij kishte marrë një telefon shumë të shtrenjtë dhe me siguri ia kishte dhënë një nga dashnorët e saj. Edhe pse është nxënëse e mirë, ajo ka ndërruar disa të dashur, thotë Dejvi. Më tregoi që kishte bërë provim në biologji dhe ngaqë kishte kthyer kokën prapa, mësuesja donte t’i merrte fletën. Ai ishte çuar në këmbë dhe filloi t’ia valëviste sipër kokës fletën, që mësuesja të mos ia merrte dot, pasi ai është aq i gjatë dhe e kishte sharë “debile”, por ajo e kishte bërë problem në drejtori dhe atij i kishte hyrë frika se mos e ngelte. Kur erdhi mbasdite të më merrte, edhe im vëlla donte të vinte me ne, por ia dola mbanë që të mos e merrnim. Dejvi mendon që nuk duhet t’i kem shumë besim Mariusit. Nuk e di pse ka krijuar antipati për të. Mariusit i bëra përshtypje e palyer. Unë nuk lyhem në fakt kur jam në shtëpi apo në sy të të mive. Për herë të parë kur jam lyer, mamaja më pa me ata sytë e saj zhbrirues dhe duke mos e diskutuar fare, më dha urdhër: “Fshiji ato buzë!”. Unë kundërshtova duke i treguar që të gjitha shoqet e mia lyhen, madje edhe më të vogla se unë, por qe e kotë. “Ne s’jemi si të tjerët!”, më tha. Të jetë për të, mbase më bën murgeshë, kështu që unë lyhem fshehurazi. Nga shtëpia dal e palyer dhe kur shkoj në shkollë, para se të futem në klasë, shkoj në banjo, lyhem dhe pastrohem përsëri kur kthehem në shtëpi. Këtë rutinë e kryej prej muajsh, më është bërë refleks, saqë nuk kam harruar asnjëherë, megjithëse unë shkoj para tyre në shtëpi. Melisa lyhet dhe, po të mos kishim qenë shoqe që në vogëli, mami im nuk kishte për të më lënë të rrija me të. Kohët e fundit ajo nuk e aprovonte që flinim te shtëpitë e njëra-tjetrës.

U ulëm te lokali ynë e aty, në kthinë, u puthëm. Po më pyeste se kur do ta linim për te shtëpia e tij. “Ndoshta për javën që vjen, i thashë, kur të jemi në shkollë”. Më thoshte që është më se normale, nëse duhemi. Unë e dua, e dua shumë, më bën të ndihem e dëshiruar, e bukur dhe ndonjëherë dëshiroj që fati të jetë me ne; të jemi bashkë edhe kur të studiojmë në Itali. Edhe ai ka për të vazhduar studimet jashtë, kështu që do të kemi mundësi të jemi bashkë gjithmonë, gjithmonë…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si trajtohet steriliteti?

Next Post

Astrologia shpjegon..!

Advertisement