Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

A është e vërtetë që një burrë normal nuk mund të ketë dy marrëdhënie seksuale menjëherë, njëra pas tjetrës?

– Përgjithësisht, është e vërtetë. Te mashkulli ekziston një fazë e quajtur “momenti i pushimit ose i pabindur”.

Që do të thotë që pas një marrëdhënieje seksuale të plotë, mashkulli ndihet si i përgjumur si nga ana psikologjike, ashtu edhe nga ajo fizike, ndaj edhe ka nevojë të pushojë për pak. Kjo fazë ose ky moment mund të zgjasë nga disa minuta te më të rinjtë, deri edhe në disa orë te më të rriturit në moshë. Megjithatë, te faza e pushimit pas marrëdhënies seksuale ndikojnë shumë faktorë: Lidhja mes çiftit, seksualiteti i tyre, përvoja, potenca seksuale individuale dhe mosha. Te të rinjtë ky moment pushimi është shumë më i shkurtër sesa te më të rriturit.

Advertisement

– A kanë dalë udhëzues të saktë që të kuptojmë vetë ne nëse problemet e ereksionit i kemi me origjinë organike apo psikologjike?

– Është gjithmonë e nevojshme që mashkulli t’u nënshtrohet disa analizave që të përcaktohet saktë origjina e shqetësimeve seksuale. Nuk ka udhëzues preçiz. Problemet seksuale te gjithësecili janë individuale, megjithatë, ka disa tregues që mund të paralajmërojnë nëse problemi është me origjinë organike ose psikologjike. Së pari, nëse keni probleme ereksioni të rralla dhe jo vazhdimisht, atëhere i bie që të jetë organik. Nëse një mashkull e arrin ereksionin vetëm me masturbim dhe jo me praninë e një femre, atëhere pa diskutim që kemi të bëjmë me një problem psikologjik.

– Jam 25 vjeç dhe kam probleme ereksioni. Përpara se të filloj marrëdhënien seksuale, duhet ta stimuloj penisin duke u masturbuar vetë. Mos është ky një tregues i impotencës apo varet nga faktorë të tjerë kjo gjë?

– Nuk duhet të keni frikë, nuk bëhet fjalë për impotencë. Ka persona që eksitohen më lehtë vetëm me stimuj vizivë ose duke fantazuar dhe të tjerë që e ndjejnë të nevojshme stimulimin e organit të tyre duke u vetëmasturbuar si fillim, siç ndodh edhe te ju. Ajo çfarë ndodh te ju nuk është për shkak të një masturbimi të tepruar sesa shqetësimi që keni ndaj partnerës suaj, nëse do të jeni apo jo në shkallën që dëshironi në seks. Ndoshta jeni pak i nxituar. Po ta merrni më qetësisht dhe ta provoni veten me anë të përkëdheljeve si nga ana e saj, ashtu edhe nga ana juaj, mund të arrini në ereksion dhe pa pasur nevojen e vetëmasturbimit. Gjithsesi, nuk është ndonjë problem i madh ky lloj veprimi që bëni, gjithmonë nëse dhe partnerja juaj është dakord.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund ta marr infeksionin nga e fejuara?

Next Post

Keni dëgjuar për “BimBamBum.tv” në youtube? Ja kush gjen veten aty..!

Advertisement