Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Si të dobësohem më shpejt?
Më bëjnë shantazh se ma nxjerrin videon intime në Youtube!
Si bëhet çaji i ftohtë në kushte shtëpie?

Më bëjnë shantazh se ma nxjerrin videon intime në Youtube!

– Kam një problem të madh, zoti avokat… A ka ndonjë ligj që të mbron nga disa persona që më kërcënojnë? Dikush më ka bërë një video intime pa dijeninë time dhe tani, pas një viti, më thotë: “Më jep 1 milion lekë ose unë do ta nxjerr videon tënde në Youtube!”. Si të veproj? Unë nuk kam ku t’i marr lekët, jam vetëm 17 vjeçe dhe këto kërcënime po më luajnë mendsh. Ju lutem, më thoni ku të ankohem dhe si të veproj? A duhet të mbledh prova? Nëse nxjerr emrat e personave, a mund të më marrë në mbrojtje policia, pa e marrë vesh familja ime? Dua një këshillë: Ç’rrugë ligjore të ndjek?

Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Law Firm”, email: info@durajlaw.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: Përshëndetje e nderuar zonjushë! Fillimisht, duhet të qetësoheni, të mos frikësoheni nga presioni që po ju bëhet. Ju këshilloj të mos u bëni asnjë pagesë këtyre personave, për të mos publikuar këtë video. Duhet të diskutoni me personat që ju shtrëngojnë, duke ua bërë të qartë se: “nëse me bëni sërish presion, nëse nuk e fshini videon, do të bëj kallëzim në polici lidhur me shantazhin dhe presionin që po ushtroni ndaj meje”.

Ju duhet të rini e qetë pasi jeni e mbrojtur nga legjislacioni dhe nga institucionet e Republikës së Shqipërisë: Policia, prokuroria dhe gjykata. Kodi Penal, në Nenin 109/b, përcakton se: “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë”.

Advertisement

Pasi të keni komunikuar për herën të fundit me këta persona dhe ata nuk tërhiqen nga shantazhet, por vazhdojnë t’ju kërcënojnë, atëhere do t’i drejtoheni Komisariatit të Policisë ku ju keni vendbanimin, për të bërë kallëzimin e të tregoni të gjithë historinë tuaj. Nuk është e nevojshme të mblidhni prova për kërcënimet që ju bëhen. Nga momenti që ju bëni kallëzim, policia, në bashkëpunim me prokurorinë, kryen të gjitha veprimet hetimore procedurale dhe mbledh prova për t’i vënë këta shtetas përpara drejtësisë. Para dhe pas kallëzimit, nuk duhet t’i tregoni asnjë njeriu sepse ndodh që shtetasit që ju shtrëngojnë për të marrë para, të informohen për kallëzimin tuaj dhe t’i ndërpresin presionet.

Në këto raste, policia, pasi bën veprimet hetimore, kryesisht kryen përgjime dhe mbledh prova të plota të cilat implikojnë këta persona se kanë kryer veprën penale të përcaktuar në Nenin 109/b “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Nëse janë mbledhur prova nëpërmjet veprimeve të mësipërme hetimore, atëhere Prokuroria i drejtohet Gjykatës me kërkesë ku i shpjegon të gjitha rrethanat e faktit, provat që i bashkëlidh fashikullit hetimor dhe bazën ligjore për t’i dënuar këta shtetas, të cilët ju kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë. Shpresoj që pas kësaj analize juridike, të jeni qartësuar!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të dobësohem më shpejt?

Next Post

Si bëhet çaji i ftohtë në kushte shtëpie?

Advertisement