Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E gjeta dashurinë në pleqëri

Unё qё po ju shkruaj jam njё grua që i kam kaluar tё 40-at dhe jam nёna e dy fёmijёve; njё vajzё dhe njё djalё. Tё dy jetojnё jashtё vendit dhe vazhdojnё studimet atje. Burri ka njёzet vjet qё mё ka vdekur. Me njerёzit e burrit, nuk bёhem gati fare. Meqenёse isha vetёm, fёmijёt m’u lutёn tё shkoja tek ata; edhe nёse nuk do tё rrija pёrgjithmonё, tё paktёn tё kaloja ca kohё atje. Pranova dhe bёra mirё qё pranova sepse atje ishte njё mrekulli. Edhe fёmijёt u kёnaqёn shumё sepse i kishte marrё malli. Tek unё ata shihnin nёnёn dhe babain, pra, isha me fat se merrja pёrqafimet dhe dashurinё dyfishe. Ditёt e para, tё them tё drejtёn, u mёrzita pak sepse se si mё dukej tё rrija larg Shqipёrisё. Fёmijёt e kuptuan kёtё dhe menduan se ishte mirё qё tё mё njihnin me njerёz qё tё mos ndjehesha keq.

Vajza ishte e lidhur me njё djalё amerikan dhe ftoi familjen e tij qё edhe unё tё bëja pak shoqёri. Fati im i mirё është se kam qenё mёsuese anglishteje dhe di ta flas shumё mirё këtë gjuhë. Sё bashku me vajzёn, përgatitёm njё darkё tё kёndshme me kuzhinёn tradicionale shqiptare.

Tё ftuarit erdhёn. Nё fakt, kishte ardhur djali, sё bashku me prindёrit e tij dhe kishin marrё me vete edhe njё kushёririn e tyre, njё burrё rreth tё 50-ave. Ia kaluam shumё mirё dhe ata i pёlqyen gatimet tona. Ishin njerёz shumё tё edukuar. Pas darkёs qё shtruam ne, ata na ftuan njё natё nё shtёpinё e tyre. Ishte njё shtёpi e madhe dhe shumё e bukur. Ishin njё familje aristokrate e pasur që jetonin nё njё vilё tё madhe me shёrbyes. Nё fakt, mё kёnaqi gjithё kjo sepse nёna do mё tё mirёn pёr fёmijёt e saj. Ata nuk kishin vendosur akoma asgjё pёr martesёn, por sikur tё bёhej, do tё isha e kёnaqur nga fati i vajzёs sime.

Advertisement

Ky ishte djalё i vetёm, por nё atё shtёpi tё madhe jetonte dhe kushёriri qё ishte pёr darkё te ne dhe nuk mungoi as atё natё nё tavolinё. Gjatё darkёs ai ishte ulur pranё meje dhe shpeshherё, shikimet tona takoheshin e unё ndjeja se isha skuqur. Asnjёherё nuk kisha patur tё dashur, edhe pse kisha patur mjaft kёrkesa. Iu kushtova fёmijёve tё mi dhe ata ma shpёrblyen duke u bёrё njerёz tё mirё e tё edukuar e duke më respektuar shumё.

Nejse. Historia ime lidhet mё kushёririn e “dhёndrrit”. Ai quhej Xhejms dhe, siç ju thashё, ishte rreth tё 50-ave. Pas darkёs nё shtёpinё e miqve, ndjeva se diçka lindi mes ne tё dyve. Nga ana ime jo ndonjё gjё kushedi e madhe, por ai nuk e pёrmbajti veten fare, madje aq shumё ra nё sy sa kur u larguam, vajza mё pёshpёriti nё vesh: “Mami, je shumё tёrheqёse!”.

– Pse ma thua kёtё? – i thashё dhe ndjeva se m’u skuqёn edhe veshёt.

– Po tё them se dukesh shumё e bukur sonte dhe unë jam krenare qё kam njё mama kaq me klas.

Nё fakt, ajo donte tё thoshte tjetёr gjё dhe unё e kuptova kёtё, por kjo ishte edukata e saj. Ajo matej gjithmonё kur fliste. Ditёt kaluan dhe papritur, njё ditё nё derё u shfaq Xhejmsi. Shtanga kur e pashё te dera. Ai e kuptoi kёtё dhe mё tha:

– Mё mori Era nё telefon dhe mё tha se donte tё mё takonte se ashtu kishte njё punё. Meqenёse nuk ma thoshte dot nё telefon, mё la takim kёtu nё shtёpi.

– Ejani! – e ftova brenda.

Kush thotё se dashuria ёshtё vetёm pёr tё rinjtё, e ka gabim. Unё e kam dashur shumё burrin tim nё rini dhe tani po mё ndodhte e njёjta gjё edhe nё moshё tё mesme. Kur e pashё Xhejmsin te dera, m’u drodhёn kёmbёt dhe provova njё ndjenjё tё çuditshme, tё ngjashme me dashurinё.

Ai u ul nё divan. E pyeta a donte tё pinte njё çaj dhe ai pohoi menjёherё. Bёra dy dhe u ula pёrballё tij. Biseduam gjatё. Vajza erdhi dhe, pak a shumё, kuptova se ajo nuk kishte patur asgjё tё rёndёsishme për tё biseduar me tё, por e kishte ftuar qё tё na afronte. Dёshira e saj, pak nga pak, filloi tё bёhet realitet. Ne u afruam shumё me Xhejmsin. Ai ishte i divorcuar dhe kishte njё fёmijё i cili jetonte me gruan e tij. Ishte njё burrё fisnik dhe mjaft i zgjuar. Unё ndjehesha shumё mirё me tё. Nuk e ndjeja mё mallin e Shqipёrisё aq shumё sa nё fillim. Filluam tё dilnim bashkё dhe kjo solli njё afrimitet tё madh midis nesh. Pёr çudi, edhe fёmijёt ishin dakord me kёtё lidhje, madje ata sikur donin tё mё lidhnin medoemos me Xhejmsin. Ky ishte njё fat i madh pёr mua. Pak fёmijё mund ta bёjnё kёtё, por kjo ishte njё ndёr dhuratat qё mё kishte bёrё Zoti; fёmijёt e mbarё!

Koha kaloi dhe unё e Xhejmsi arritёm nё pikёn ku ai mё kёrkoi tё jetonte me mua, por pa u martuar sepse kishte frikё nga martesa e divorci. Fёmijёt ishin dakord dhe unё gjithashtu, por duhej tё pyesnim dhe njerёzit nё Shqipёri. Kёshtu, fёmijёt dhe unё menduam se ishte mirё të vinim nё Shqipёri e ta prezantonim Xhejmsin me njerёzit tanё. Ishim tё sigurtë qё kur tё njiheshin me Xhejmsin, ata do tё ishin dakord. Nё fakt, nё botё nuk ekzistojnё kёto gjёra. Nёse dy vetë duhen, s`kanё nevojё pёr mendimin e njerёzve tё tjerё, por ne jemi shqpitarё e kudo ku ndodhemi, jetojmё si tё tillё.

Erdhëm nё Shqipёri. Reagimi i parё i njerёzve ishte i çuditshёm. Ata nuk e imagjinonin se si njё grua nё moshёn time e kishte mendjen pёr dashuri, por unё qё e provova, them se nё kёtё moshё njeriu ka nevojё dyfish pёr dashuri. E para se dashuria s`njeh moshё dhe e dyta sepse njeriu nё kёtё moshё ka nevojё pёr njё shok qё tё kalojё vitet e pleqёrisё. Nё rini e jeton jetёn si tё vijё, ndёrsa pleqёria e vetmuar ёshtё njё mallkim.

Qё javёn e parё, njerёzit u dashuruan pas Xhejmsit. Ai i afronte njerёzit, mundohej tё mёsonte fjalё shqip dhe ishte shumё i dashur e i qeshur. Tё gjithё mё uruan dhe u bindёn qё kisha bёrё gjёnё e duhur.

Pra, çdo gjё ishte nё rregull. Tashmё, tё gjithё ishin në dijeni dhe dakord. Edhe ne tё dy kёtё donim. U shpёrngula nё Amerikё dhe morёm njё apartament sё bashku me Xhejmsin. Pas pak kohёsh, gjeta njё punё: U jap mёsim fёmijёve shqiptarё tё cilёt nuk dinё fare shqip sepse prindёrit e tyre nuk kanё patur kohё tё merren me ta. Jeta me Xhejmsin ёshtё shumё e bukur. Kur isha nё Shqipёri e mbushur me halle, mendoja se isha e pafat, por jo; kam gabuar.

Kur jemi nё hall, duhet tё mendojmё se Zoti ka gjithmonё njё surprizё pёr ne, vetёm se nganjёherё do tё na kalisё durimin, njё cilёsi kjo qё duhet ta ketё çdo njeri.

Tani, vajza ёshtё martuar me djalin qё donte dhe kanё dy fёmijё. Edhe djali im mbaroi studimet dhe bashkёjeton me njё vajzё shqiptare e ndoshta sё shpejti do të mё gёzojnё me ndonjё nip apo mbesё. Jeta na rezervon gjёra tё mira e tё kёqija. Ato tё kёqiat janё tё tmerrshme e kur ke fёmijё, tё duken mё tё vёshtira, por e mira e tyre ёshtё se i harron sapo tё na ndodhё ndonjё e mirё.

Besoj se duke lexuar historinё time, do tё mund tё ngjallja sadopak optimizёm nё mendjen e shumё e shumё grave qё po heqin apo kanё hequr ato qё hoqa unё nё jetё para se tё njihja Xhejmsin. Jetoni çdo moment. Edhe trishtimi ka rёndёsi, sepse tё përgatit qё ta shijosh sa mё shumё gёzimin qё vjen pas tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë është dismorfofobia?

Next Post

Dashuria më kishte verbuar!

Advertisement