Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pyetje-përgjigje për seksin…
Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (31)
Atrologia shpjegon..!

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (31)

?????????????????????????????????????????????????????????

Vijim..!

Një ditë më shkoi mendja të hapja një faqe në internet si “escort girl”. Ishte koha kur u ndava edhe nga i dashuri im dhe, të them të drejtën, kisha nevojë edhe për seks. E nisa faqen si me shaka, por pata shumë kërkesa. Punoj vetëm të shtunave ose të dielave dhe klientët i zgjedh shumë. Fitoj shumë më shumë sesa me pijet… Sot fitova 500 euro, për shembull… Nuk mund të bëja ndryshe, nuk e shtyja dot pa para… – më tha ajo duke psherëtirë e duke thithur fort cigaren…

– Nuk ke frikë që punon vetëm?

Advertisement

– Natyrisht që kam, – tha ajo, – por tregohem e kujdesshme. I zgjedh mirë klientët. Shkoj vetëm me ata që më duken njerëz seriozë dhe që kanë para. Para se t’i takoj, flas disa herë me ta në telefon dhe në kamera. Deri tani, nuk më ka gjetur gjë. Zoti më ruajt…

– Nuk e di asnjeri që bën këtë punë?

– Asnjeri, veç klientëve.

– Ke klientë të rregullt?

– Kam disa, aq sa kam menduar që të mos e zgjeroj më shumë rrethin, por të merrem vetëm me ata. Kështu mendoj se nuk do të kem probleme. Zëre se kam tre-katër të dashur që nuk i takoj përditë…

– Mirë do të bësh, – i thashë. – Nëse i ke të rregullt dhe të paguajnë mirë…

– Çka, nuk dal keq, – tha ajo. – Kam klient edhe një VIP shqiptar që vjen shpesh në Athinë. Ka para me thasë. Ai mendon se jam rumune…

– Po të dashur, ke?

– Jo, edhe kur më afrohet ndonjë djalë, e largoj. Se si më duket që të kem të dashur. Edhe nevojë nuk kam. Ka raste që kënaqem edhe me klientët… Hm… – nënqeshi ajo.

– Pse qesh? – i thashë.

– Qesh se m’u kujtua se shoqet e mia të shkollës në fillim ngulnin këmbë të njihnin të dashurin tim, më prezantonin edhe me çuna se unë u thosha që isha bosh, pra, që nuk kisha të dashur. Duke parë se unë i kundërshtoja gjithmonë, ato tani nuk më propozojnë më djem, por të gjitha mendojnë se unë jam lesbike… Madje, ngaqë është hapur kjo fjalë, kanë filluar të më vijnë rrotull vajza…

– Çohemi? – i thashë unë.

– Çfarë, mos kujtove se jam vërtet lesbike, u trembe?!

– Jo, jo, – i thashë duke qeshur, – por kam punë, më hapen probleme. Shiko, shoferi po më pret aty! – i thashë dhe i tregova me dorë nga Ilia që po më priste vërtet përtej rrugës.

– Unë kisha qejf të rrinim e të bënim pak muhabet, – tha ajo, – por si të duash. Ik ti se unë do rri edhe pak këtu. Do marr edhe një pije tjetër. Natën e mirë dhe mirupafshim. Mbase shihemi prapë ndonjëherë.

– Mbase, do takohemi prapë te këta dy pleqtë… – i thashë.

U ngrita dhe ndërsa i afrohesha makinës, mendoja për Manjolian. E fortë ajo vajzë, nuk ma priste mendja se do të kishte ndonjë shqiptare të tillë. Nuk është e lehtë që një vajzë e vetme të përballojë një jetë të tillë. Leqë, vetëm ne, shqiptaret, jemi kaq të forta. Na kanë bërë hallet të tilla…

14 prill 2010

– Ej, Ilia, ngatërrove rrugën, hoteli i Petros është në krah të kundërt! – i thashe e shqetësuar duke e zënë nga bërryli.

– Mos ki merak, nuk e kam ngatërruar, por Petro ka kërkuar t’i shkosh në shtëpi sot. – tha ai.

– Pse, ç’ka ndodhur?

– Nuk e di! – tha ai.

Çfarë t’i kishte ndodhur Petros së shkretë? Duhet t’i ketë vdekur gruaja, ose e ka shtruar në spital, mendova. Ai banonte ne katin e pestë, jo larg qendrës, në një pallat pesëkatësh ku çdo kat i takonte një familjeje. Ishte hera e parë që shkoja në atë zonë të Athinës… Kur e pashë te dera u habita. Ishte nje Petro tjetër, i veshur me tuta sportive firmato, ndryshe nga i zakonshmi. I kishte prerë floket shumë shkurt anash dhe dukej shumë i ri. Edhe rrudhat në fytyrë dukej sikur i ishin pakësuar…

– Urime, – i thashë. – Dukesh shumë i mirë. Çka ndodhur me ty?

– Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e mirë, – tha ai. – Gruaja ime vdiq. Dje e varrosa.

Sa të çuditshëm janë këta grekët! Kisha dëgjuar edhe raste të tjera që, menjeherë pas varrimit të njerëzve të afërt, këta harrojne gjithçka dhe e vazhdojnë jetën normalisht, duke menduar që “i vdekuri me të vdekurit dhe i gjalli me të gjallët”. Nuk ndodh si te ne, që i rrime për dite tëra afër atij që ka humbur të afërmit. Jo, këtu, pas varrimit, familjarët kthehen në shtëpi dhe rrinë vetëm… Këta nuk i marrin as në shtëpi të vdekurit. Kur vdes nje njeri, e çojnë në spital e nga spitali, drejt e në varreza. Atje presin vizita, në kishën e varrezave. E çuditshme! Dhe nuk është se janë popull i ftohtë, janë njësoj si ne, por në këtë drejtim, ndryshojmë.

– Të rrosh vetë, – i thashë. – U mërzite shumë?

– Jo, – më tha ai, – e prisja. Madje jam si i çliruar, sikur hoqa qafe një detyrë të vështirë… Ishte renduar shumë kohët e fundit, nuk ngrihej fare nga krevati. Kisha marrë dy gra që i shërbenin gjithë ditën. Ato e ushqenin, e lanin, e ndërronin. Vuante shume, kishte dhimbje te tmerrshme. E mbanim me qetesues te fortë. Shpëtoi, shpëtoi, e shkreta, – tha ai. – Shpëtoi ajo, shpëtova dhe unë, – shtoi pas një cope heshtjeje.

– Dukesh më i qetë, vertet, tani, – i thashë.

– Po, – tha ai, – për mua fillon një jetë tjetër tani. Sot dola, shkova te berberi dhe u qetha, shkova dhe bleva edhe rroba të reja. E kisha lënë edhe unë veten pas dore. Më vinte keq për atë, po të më shikonte që dilja i veshur mire dhe i rregulluar…

– Po tani, do të martohesh prapë?

– Nuk e di, nuk di ç’të them. Unë, të them të drejtën, nuk jam zhgënjyer shumë nga martesa. Vërtet nuk kisha ndonje dashuri të madhe për gruan, por nuk ia kam kaluar keq. Ajo më donte shumë dhe nuk ma prishte për asnjë gjë, por nuk e di nëse ja vlen të martohem përsëri. Një shoku im thotë se martesa nuk eshte nje gabim që behet dy herë. Nuk e di, sinqerisht, nuk e di ç’te bej. Ajo që dua tani, është të bëj dashuri me ty dhe të harroj gjithçka. Më ndihmon dot për këtë?

– Po, – i thashë, – por me një kusht.

– Ç’kusht? – tha ai

– Të mbyllësh derën e jashtme se e ke harruar hapur.

– Çfarë? – tha ai dhe pasi pa derën që e kishte lënë të hapur, ia krisi të qeshurës. – Nuk jam mësuar të thërras mikesha në shtëpi, – më tha. – Kam qenë burrë besnik. Ti je e para…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Atrologia shpjegon..!

Advertisement