Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (29)

?????????????????????????????????????????????????????????

Vijim…!

…Je normal, agapi mu, je 100 për qind normal. Je si të gjithë burrat e tjerë. Mos u beso filmave porno, se ata montojnë pjesë të ndryshme dhe i heqin pjeset ku aktorët bëjnë pushim. Ja, mate tani sa minuta do ta zgjasësh, – i thashë me të qeshur dhe e afrova nga vetja duke e perkedhelur… – Do të të mësoj unë një stil që ta bësh me atë vajzën dhe jam e sigurtë se do t’i pëlqeje – i pëshpërita në vesh. – Hajde sipër meje, – i thashë dhe ashtu, shtrirë ne divan, i ngjita këmbët mbi supet e tij. Ai në fillim mbeti në këmbë i hutuar, por pastaj u afrua si të ishte profesionist i vërtetë…

6 prill 2010

Advertisement

Sot, thirrjen e parë ne celular e pata sapo hapa sytë. Ishte një numër fiks. Edhe pse nuk e njihja numrin, iu përgjigja, por nga ana tjeter nuk më erdhi asnjë zë. Duke menduar se i kishte rënë gabim, e mbylla, por pas disa sekondash, përsëri, i njëjti numër u duk në ekran. “Alo, urdhëro, kush, është?”, u përgjigja duke e ngritur zërin e nervozuar… Asnjë përgjigje. Ndërkohë, që pas receptorit, dëgjova një frymëmarrje e një ngashërim.

– Kush është? – bërtita – Alo!

Përsëri asnjë përgjigje. Prita pak dhe ndërsa u bëra gati ta mbyllja, dëgjova një zë femre të përshpëriste emrin tim.

– Kush je ti? – e pyeta. – Pse nuk flet?

– Jam unë, L. – tha ajo duke folur si me zor.

– L, çfarë ke, çfarë ka ndodhur?

– Më kanë futur brenda… – pëshpëriti duke qarë.

– Ku të kanë futur, kush të ka futur? – e pyeta pa kuptuar asgjë.

– Jam në burg, – tha ajo, – në spitalin e burgut.

– Sa ditë ke aty? – e pyeta

– Kam ca, – tha ajo, – por po pate kohë, hajde se kam nevojë të bëj pak muhabet. Sot lejohen vizitat…

– Ok, do vij tani, – i thashë, – më jep adresën…

Pas rreth një ore isha tek ajo. Nuk e kisha parë kurrë ashtu, aq të dobët e aq të mërzitur. Ishte gjysma e asaj L. qe kisha takuar para disa ditëve. Ndofta dukej kështu edhe prej këmishës së natës prej fanellate që kishte veshur e që i rrinte si thes në trup…

– Çfarë ndodhi, – i thashë, – si përfundove këtu?

– Më arrestuan, – tha. – Isha në rrugë, në Leoforo “Poseidonos”, në Kalamaqi, ku kemi filluar te dalim tani, kur më ndaloi një makinë te këmbët. Ishte një makinë e vogël, e bardhe, siç i kanë zakonisht policët civilë, por nuk më shkoi mendja. E kujtova klient dhe iu afrova. “Do vish me mua te parkingu, të bëjmë një të shpejtë? Vetëm se unë e dua pa prezervativ. Pranon, kukla mu?”, më tha. “Si ta duash, moro mu”, i thashë atij, ndërsa me vete vazhdova: “Do ta hash sot edhe ti, o budalla! Do të të shijojë aq shumë seksi pa prezervativ sa do ta kujtosh gjithë jetën…”. U futa shpejt në makinën e tij dhe ai shkoi drejt parkingut qe eshte ne anën e kundërt të rruges, andej nga është plazhi i shqiptarëve… Ai ndaloi në një vend të errët, por sapo fillova t’i zbërtheja pantallonat, më mbërtheu nga dora dhe prerë më tha: “Ndalo, jam i policisë!”. Desha të ikja me vrap, por ai ishte i fuqishëm. Ndërkohë, u futën në makinë edhe dy a tre civilë të tjerë, njëra prej të cilëve ishte femër. Më bëri përshtypje që të gjithë i kishin duart me doreza prej gome, edhe ai që u hoq si klienti im, por unë nuk e kisha vënë re. E kuptova se kishin ardhur kastile për të më arrestuar mua.

Më çuan te Policia e Madhe në Bulevardin “Aleksandras” dhe më futën në një dhomë. Fiollova të bërtisja si e çmendur, por asnjeri nuk më dëgjonte. Vetëm kaq mbaj mend, që bërtita si e çmendur dhe që përplasja grushtat dhe kokën në derë. Nuk mbaj mend asgjë tjetër. Në mëngjes e pashë veten në spital, me kokën e duart me fasho. Më thanë që kisha çarë kokën duke e përplasur në mur. Ja, shiko, e kam me kapëse”, tha ajo dhe, duke ngritur flokët, me tregoi garzën që i mbulonte plagën. Vura re se edhe dorën e djathtë e kishte të lidhur.

  • Për këto të kanë sjellë në spital? – i thashë. – Kaq keq e ke çarë kokën?
  • Jo, – më tha, – jo prej këtyre. Më kanë sjellë për SIDA-n. Për këtë më kanë arrestuar. Ma komunikuan në mëngjes akuzën: Akuzohem për kryerje të marrëdhënieve seksuale te pambrojtura me qëllim për të transmetuar virusin e AIDS. Për këtë mund të dënohem nga 6 deri në 10 vjet burg, kuptohet, nëse nuk vdes këtu brenda.
  • Mos u bëj idiote, – i thashë. – Gjej një avokat të mirë dhe do të dalësh nga burgu. Ti para ke, përse i ruan?
  • E ç’me duhen paratë? Unë do të vdes. Lekët do t’ua lë njerëzve që kam në Shqipëri…

– Po me të fejuarin, ke folur, ç’thotë ai?

  • Ka dalë i infektuar edhe ai, por nuk ka ende asnjë shenjë sëmundjeje. Kujton se ia kam bërë unë të keqen. “Po më erdhe këtu, do të të vras me dorën time, me tha, por edhe po nuk erdhe, shokët e mi do të të gjejnë aty ku je e do të të vrasin!”. E shikon zemer që jam e vdekur? Edhe po nuk vdiqa nga SIDA, do të vdes nga ai… E di që do të më vrasë. Është hakmarrës i madh. Janë budallenj fare këta meshkujt… Ku e di ai që ia kam ngjitur unë?! Mund të ma ketë ngjitur ai mua…
  • Po këtu, si i ke kushtet? – e pyeta për të ndëruarr disi temën e bisedës.
  • Si në spital. Vetëm policja që është te dera të kujton se je në burg. Më mbytin me ilaçe. Më detyrojnë t’i pi. Infermierja më rri këtu te koka derisa i gëlltis, por kot sa i pi. E di që do të vdes shumë shpejt. Çdo ditë që shkon, më ikin fuqitë. Gjallërohem pak kur më japin gjak, por sa ikën efekti i tij, bëhem si e vdekur… Do të vdes zemër, shpejt do të vdes… – tha ajo dhe filloi të qante përsëri. – Nuk e mora vesh kush më ka spiunuar… – shtoi pas pak.
  • E ç’rëndësi ka, – i thashë unë. – Ndofta ata të spitalit ku bëre analizat, ndofta ata të zyrës. Më shumë mundësi ka që t’i kenë lajmëruar ata të zyrës. Ata nuk duan të hapet nami i keq për ta, por rëndësi ka që ti të shërhohesh e të dalësh që këtej. Dëgjo mua, merr një avokat të mirë. Do të gjej unë një. Është i shtrenjtë, por i mirë.

Ajo po rrinte pa folur…

  •  Të iki tani se më vjen djali nga shkolla? – i thashë duke e puthur ne faqe. Më erdhi keq për L, që e lashë ashtu, në atë gjendje të mjeruar. M’u duk sikur nuk kisha për ta parë më kurrë…

7 prill 2010

– Të kërkojnë personalisht ty, – më tha Eftalia. – Është ai që të thirri para disa ditësh. I pëlqeve si duket. Mori ne telefon dhë më tha te jesh atje fiks ne orën 6. “Prapë ai vogëlushi…”, thashë me vete dhe më hipi një e qeshur. Me siguri, nuk kishte patur sukses me të dashurën dhe kërkonte përsëri ndihmë. Nejse, në orën 6 isha fiks përpara derës së tij. Ma hapi vetë ai. Ishte po ai, me po atë T-shirt të bardhe e ato syze miopësh, veçse ishte më serbes dhe nuk i mbante kokën ulur, por më shikonte drejt e në sy duke buzëqeshur.

– Prapë ti? – i thashë, duke qeshur.

– Nuk të thirra për të bërë seks, – tha ai, – por…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më shqetësojnë dhëmballët e syrit

Next Post

‘A jena na’ nga Besa Morina, thyen të gjitha parashikimet

Advertisement