Ajo është një artiste shumë e dashur por edhe mjaft e njohur ku së fundi është super e lumtur sepse është bërë nënë. Po flasim për këngëtaren Anjeza Ndoj Gjonaj e cila megjithëse jeton në Amerikë me familjen e saj nuk rri dot pa pasur shpresën dhe mendjen në zgjedhjet që po vijnë në Mal të Zi e sidomos te shqiptarët malësore e duke qenë dhe një nuse malësori ajo ka këtë ftesë që e ka shkruar edhe në faqen e saj ne Facebook: ” Të nderuar malsorë shqiptarë e atdhetarë
VOTONI PER KOMUNEN E TUZIT.
Votoni shqiptarët dhe amanetin e të parëve( shqiptarët e bashkuar). Eshtë sfida më e madhe për të marrë përgjegjësinë për zhvillimin e trevës së MALESISE me kapacitet intelektual dhe ekonomik. Komuna e Tuzit është e shqiptarëve dhe o sot o kurrë ka nevojë për malësorët e bashkuar në një fjalë e një kauzë, në një motiv, në një numër( VOTONI NR 5)🙏”. Kujtojmë që më 3 Mars mbahen zgjedhjet lokale në Tuz.
Advertisement