Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam humbur një dhëmballë


Përshëndetje Dr.Ersida! Jam një zonjë 38 vjecare. Kam humbur njeë dhëmballë në nofullën e sipërme si pasojë një infeksioni. Heqja e dhëmbit është bërë para 2 viteve. Tani dua ta zëvendësoj por nuk di cila është mënyra më e mirë me urë apo më mbjellje. Ju cilën më këshilloni? Faleminderit paraprakisht!

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Për të zëvendësuar një dhemb që mungon ka 2 mënyra që janë;1-mënyra tradicionale me urë fikse.

Advertisement

2-Implanti (mbjellja). Nëse dy dhëmbët fqinj më dhembin që mungon janë të shëndetshëm padiskutim që do t’ju rekomandoja implantin për shkak të avantazheve që ai ka. Së pari rekomandohet që ju të vini në klinikë për një vizitë të detajuar dhe me një grafi 3d e cila më jep mundësinë që të vlerësoj raportet dhe densitetin e kockës në atë zonë ku do vendoset implanti. Implanti zëvendëson rënien natyrale dhe është i përberë nga titanium dhe është plotësisht biokompatibël me organizmin e njeriut. Avantazhet e implantit janë ;1-Ruan shëndetin e dhëmbëve ngjitur duke zëvendësuar vetem dhëmbin e humbur dhe duke shmangur urën mbi dhëmb të shëndetshëm.2-Implanti ruan dhe mirëmban kockën si një rrënje natyrale.3-Aftësia e përtypjes e barabartë me atë të një dhëmbi natyral. 4-Mirëmbajtje e muskujve të fytyrës. 5-Rrit besimin në të folur dhe si rrjedhojë rrit cilësinë e jetës. Rastet kur implanti duhet shmangur janë;1-Nëse vuani nga diabeti dhe nuk e mbani nën kontroll me mjekime.2-Nëse jeni duhanpirëse. 3-Nëse nuk mbani higjenë të mirë orale. 4-Nëse keni probleme me osteoporozën apo nëse keni humbje të madhe kockore në ate zonë. Në këto raste  kur është e pamundur të vendosim ipmlant rekomandohet ura. Implanti realizohet në 2 faza. Faza e parë konsiston në ndërhyrjen kirurgjikale invazive për vendosjen e implantit në kocë e cila është një ndërhyrje pa dhimbje dhe në pak minuta. Pas ndërhyrjes rekomandohet të rrini e qetë, të shmangni aktivitetet fizike ,mos pini alkool,cigare dhe të mos konsumoni ushqime të forta dhe të nxehta. Duhet të mbani akull për disa orë në vazhdim për të shmangur enjtjen dhe duhet të respektoni terapin me antibiotikë që mund t’ju jepet dhe të kujdeseni per mirëmbajtjen e higjenës tuaj orale. Faza e dytë konsiston punimin protetik mbi implant dhe ju do ta ndjeni njësoj si dhëmbin tuaj. Për çdo informacion me të detajuar ju mund të paraqiteni për konsultë në klinikën dentare “Brilant”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse s’jam si më parë?

Next Post

A mund të shtyhet menopauza?

Advertisement