Është e domosdoshme të jesh supermen në seks, që të mund t’i pëlqesh partneres tënde? Dëshira për të qenë sa më të mirë në krevat a nuk e ka zbehur pak intimitetin tonë? Shumë pyetje të tilla mund të ngrihen mbi seksualitetin dhe mbi jetën tonë dashurore. Femrat e sotme, gjithmonë e më tepër janë kërkuese në shtrat: Ato duan raporte më të shpeshta seksuale, më të gjata, më shumë… Tashmë, aftësia seksuale ka nisur t’i ngjajë më tepër një “profesioni” që dikush di ta bëjë më mirë e dikush jo, por a është e drejtë të kërkojmë me ngulm një “profesionist” të mirë?
– Në kushtet e sotme… performanca sa më e mirë seksuale është qëllim apo iluzion?
– Burrat duan të jenë më të aftë pikërisht në fushën seksuale, por kjo shpesh është më e vështirë nga ç’duket. Dhe, ç’është më e keqja, në këto raste, intimiteti i çifteve “rrënohet” nga ky mosshpërthim. Për disa, problemet seksuale përmblidhen në frekuencën e marrëdhënieve, për disa në kohëzgjatjen e tyre, ndërsa për të tjerë akoma, në aftësinë për patur një ereksion sa më të shpejtë. Në një shoqëri në të cilën gjithkush mendon se ka të drejtë të dëfrehet, nuk është shumë e çuditshme që performanca seksuale të shndërrohet në qëllim në vetvete. Burri, në kërkim të kësaj performance, shndërrohet në spektator i vetvetes, duke u marrë vetëm me kontrollimin e ndjesive të tij, në vend që të jetë i lirshëm e spontan në takimin me partneren.
– Sepse ai ka frikë se do të bëjë figurë të keqe para saj, apo jo?
– Meqenëse në ditët e sotme është bërë zakon të flitet hapur me të tjerët për shpërthimet seksuale, gjatë këtyre bisedave, shpesh të dashuruarit mendojnë se “nuk janë në lartësinë e duhur”. Nëse burri ejakulon shumë shpejt, partnerja e tij rrezikon të mbetet e pakënaqur, ndaj meqenëse kënaqësia shfaqet më vonë te femrat sesa te burrat, partneri duhet ta “zbusë” ritmin e dëshirave e ndjesive të tij dhe nganjëherë, madje, duhet të mësojë edhe të mos kalojë në orgazëm. Vetëm kështu, ai do të mund t’i tregojë praktikisht të dashurës së tij se vërtet ndjen shumë dëshirë për të, por di edhe ta respektojë.
– A ekziston ndonjë mënyrë për ta ndihmuar mashkullin t’ia arrijë kësaj?
– Kohët e fundit, është folur shumë për prezervativët “kohëzgjatës”, që janë një lloj alternative në ndihmë të meshkujve. Zgjatja e dëshirës dhe e raportit seksual është ajo që propozojnë dy fabrikuesit më të mëdhenj të prezervativëve, Durex e Manix, me dy modelet e tyre të prezervavivëve. I pari përmban në “rezervuarin” e tij pak benzokainë (anestezik lokal, që përdoret zakonisht në mjekësinë dentare), e cila, duke e lubrifikuar glandën e penisit, e desensibilizon lehtësisht atë. Duke pakësuar kështu intensitetin e ndjesive, ai vonon edhe rezultatin e raportit seksual. I dyti, për shkak të formës së tij specifike, ushtron presion në nervin erektil, duke bllokuar një pjesë të informacioneve që transmetohen në tru. Për këtë arsye, ejakulacioni do të vijë më me vonesë se zakonisht. Këto produkte të reja u japin mundësi konsumatorëve të shndërrohen në “hamshorë të vërtetë”, ashtu si aktorët, që shpesh i shohim e i admirojmë në kinema.
– Deri tani na folët vetëm për burrat… Po femrat, nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie në këtë mes?
– Eh, tashmë është bërë e modës që femrat të njohin seksualisht më shumë se një burrë në jetën e tyre, ndaj është e natyrshme që ato të bëjnë edhe krahasimet mes tyre. Shumë gra kanë dëshirë ta shprehin me fjalë kënaqësinë apo keqardhjen për raportet e tyre seksuale dhe kjo më shumë se “dashnore”, i bën ato “konsumatore të seksit”. Vetëm, mos u trembi zotërinj! Me njëra-tjetrën ato nuk i japin detajet e marrëdhënieve seksuale që kanë me ju, jo për gjë tjetër, por vetëm sepse janë natyra të turpshme! Jo gjithmonë të sigurta për bukurinë e trupit të tyre dhe gjithmonë në kërkim të kënaqësisë vetëm në orgazëm dhe jo në përkëdheljet para dhe paskoitale, ato janë të prirura të shijojnë më tepër një raport të shkurtër dhe jo shumë intensiv. Shumica e tyre, as që e çon nëpër mend romantizmin e dashurisë me shikim të parë, ndërkohë që, më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër është pasioni që përjetojnë dy partnerët dhe seksi, në kuptimin e thatë të tij, mbetet vetëm dytësor…