Vijim…!

Athanasi iu sul t’i rrëmbente aparatin nga dora, por ndërkohë, ndërhyri edhe tjetri, nje djalosh shtatlartë, që e mbërtheu Athanasin nga supet dhe e hodhi mbi krevat. Ai me aparat bëri edhe dy-tre fotografi të tjera dhe doli jashtë. Në dhomë mbeti vetëm e shoqja dhe djaloshi shtatlartë, i veshur me kostum te zi dhe me nje T-shirt po të zi që i rrinte gruas nga prapa si badigard.

– U kënaqe që më kape? – i tha Athanasi së shoqes, ndërsa po vishej. Ajo nuk foli, por bëri një prapaktheu teatrale e doli jashte duke tundur vithet, e shoqëruar nga treshja që e kishte mbaruar me sukses aksionin.

– Ç’do te besh tani? – e pyeta, teksa e pashë shumë të merzitur.

– Nuk e di, – më tha. – Ajo do me hedhe në gjyq e do më ndajë pa më dhënë asnje cent se ndarja është për fajin tim… Ku dreqin e mori vesh?! – shtoi pas pak… – Nuk besoj të më ketë spiunuar as pronari, as sportelistja e hotelit. Pronari është miku im dhe me sportelisten kam shumë muhabet…

Ndërkohe, ra dera.

– U kthye prapë, me duket. Mos e hap, – i thashë me zë të ulët, – do mendojë që kemi ikur…

– Jo, jo më, – tha ai, – do e hap.

Por nuk ishte ajo. Te katërkendeshi i derës u duk një grua tepër e shëndoshë. Ishte sportelistja e hotelit…

– Më fal, qirje Athanasios, – i tha ajo. – nuk është faji im. Nuk i gënjeja dot. Ata më thanë se ishin të policisë, më treguan edhe kartat e tyre. Kishin edhe fotografinë tende me vete, të madhe, ja kaq! – tha ajo e zgjati pëllëmben e dorës së djathtë duke vënë të majtën nja katër gishta poshtë kyçit.

– Mos u ver ne siklet, nuk ke faj ti, – i tha Athanasi. – Shko, shko, rri e qetë… Me siguri më ka ndjekur ajo vajza ose ndonje nga ata djemtë. Kisha kohe qe nuk ruhesha, mendoja se nuk më ndiqte, – tha ai, kur sportelistja doli jashtë. – Ajo qelbësira do ketë paguar ndonjë agjenci detektivësh privatë. E kisha vënë re se ishte ftohur kohët e fundit po kujtoja se i kishte ikur qejfi për seks, por ja si paska qenë puna…

– Nuk bëje më seks me të?

– Bëja, por më rrallë se më parë. Sa herë më kërkonte ajo, bëja, nuk ia kisha prishur asnjëherë edhe kur nuk kisha qejf…

– Po ç’pati atëherë?

– Nuk e di, ndofta është mërzitur me mua. Nuk hahet gjithmonë një gjellë… Në djall të vejë, – tha ai, – të bëhet ç’të bëhet! Mbase ia kthej mendjen…

1 prill 2010

Sot ishte kohë e bukur, tamam si dita e parë e pranverës. Per mua pranvera është stina me e bukur në Athinë. Ka gjelberim, freski, gjithçka duket sikur rinis një jetë të re këto ditë. Kisha deshirë të dilja në darke të thithja aromen e luleve te portokalleve qe sapo kane çelur, të ecja rrugeve e te mbushja mushkeritë me aromën e tyre, por nuk mundem. Puna është punë, duhet bërë, me ose pa qejf… Sot, për çudi, pata punë. Kisha kohë pa fituar kaq shumë sa këtë ditë. Sot po mendoja se duhet të bëj diçka për paratë që kam në banke. Nuk mbahen më paratë aty, edhe pse i kam shpërndarë në disa banka. Thuhet se do të falimentojnë shumë banka. Kur e mendoj këtë, më ngjethet mishi. Më shkojnë dëm gjithë këto vite punë. Mbase duhet te investoj, të ble ndonjë gjë me paratë që kam grumbulluar…

2 prill 2010

Sot me telefonoi L. Donte te pinte kafe me mua. E lame ne nje vend ne qender meqe une isha duke dale te blija nja dy gjera per make up te Hondos Center. U takuam te kati i dyte i nje lokali pas Hondos Center. U trondita kur e pashë. Ishte dobësuar shume. Edhe ne fytyrë ishte zverdhur.

– Jam keq, – më tha, – jam sëmurë, nuk kam fuqi për asgjë…

– Je bërë me fiksime, – ia ktheva, – nuk ke asgjë.

– Jo, jo, – më tha ajo duke ju dridhur buza, – jam keq. Do të vdes! – tha dhe sytë iu mbushën me lot… – Më thirrën edhe në polici, – shtoi pas pak. – Nuk e di kush më kishte spiunuar. Më thanë se do të më dërgojnë në Shqipëri, nëse vazhdoj punën.

– Nuk të kuptoj, – i thashë, – ti nuk ke probleme me dokumentet, ke dokumente vorioepiriote. Ti e ke regulluar e paguan edhe IKA-t me ke thënë, apo jo? Përse të spiunuan?

– E dinin punën që bëj unë dhe dikush kishte thënë që unë kam vendosur të infektoj edhe të tjerët. Për këtë, më paralajmëruan dhe më kërcënuan. Kishin njoftuar edhe zyrën. Ka dy ditë që ata të zyrës më kanë bërë dalje. Nuk më thërrasin më. Sot, dy gra më kishin kërkuar edhe në shtëpi. Kam frikë mos më arrestojnë…

– Duhet të kenë qenë nga spitali… – i thashë.

– Nuk e di, – tha duke qarë.

– Po ç’do të bësh? – e pyeta.

– Do vazhdoj punën, – tha ajo, – do bëj seks sa të shqepem! Kush ta hajë, le ta hajë…

– Mos të fusin brenda? – i thashë e merakosur…

Vijon..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *