– Jam Eldi. Jam shumë kurioz të di sa spermë nxjerr një burrë në orgazëm?
– Zakonisht, kjo varion nga njëri burrë te tjetri. Mesatarja është një lugë kafeje 5 ml.
– Dua të di se si mund ta dalloj që kam arritur orgazmën?
– Nuk e cilësonit nëse jeni mashkull apo femër, por orgazma është një gjendje pak a shumë haluçinative, që të duket gjithmonë sikur e provon për herë të parë. Duket sikur gjithë trupi merr zjarr nga kënaqësia, sikur ju vuani e kënaqeni njëkohësisht. Pastaj ndiheni i/e qetësuar e bini në gjendje plogështie. Zakonisht, orgazma është më e dallueshme te burrat.
– Gjatë menstruacioneve, para e pas tyre, gjinjtë më fryhen e më dhembin. Po kështu, edhe kyçet e këmbëve. Jam pa humor dhe qaj shumë gjatë këtyre ditëve. Ç’duhet të bëj?
– Ju vuani nga ajo që quhet Sindroma premenstruale. Duhet t’i kushtoni rëndësi ushqimit. Hani me vakte të rregullta për ta mbajtur gliceminë në një nivel të domosdoshëm. Evitoni kripën, kafeinën e alkoolin në ditët para menstruacioneve. Këshillohuni me mjekun tuaj i cili mund t’ju japë një mjekim hormonal efikas.
– Jam 47 vjeçe. Qëkur nuk më vijnë më menstruacionet, po vuaj shumë; djersij natën dhe kam afshe të nxehta në trup. Ç’më këshilloni të bëj?
– Unë do t’ju këshilloja të vizitoheshit te një mjek gjinekolog, i cili do t’ju jepte një trajtim hormonal që ju shkon për shtat. Mos harroni t’i thoni mjekut tuaj nëse keni familjarë të sëmurë me zemër, verdhëz ose kancer sepse medikamentet hormonale mund t’i stimulojnë këto lloj sëmundjesh.
– Dhoma jonë e gjumit është përballë një pallati dhe, kur kryejmë marrëdhënie, kujdesem gjithmonë që të mbyll perdet. Burri s’e çan kokën, madje kënaqet më shumë kur ato janë të hapura e kur dikush na shikon. Si e shpjegoni këtë?
– Është vërtetuar tashmë se kryerja e marrëdhënieve seksuale në sytë e të tjerëve është eksituese për shumë burra. Ata kanë dëshirë jo vetëm të bëjnë dashuri me dritare hapur, por edhe nëpër parqe, trena etj. Kështu që është mëse normale, sado që juve me siguri ndiheni në siklet. Fare mire mund të gjeni një rrugë të mesme dhe të kënaqeni të dy.
– A mund ta ndjejmë gjithnjë kënaqësinë e herës së parë?
– Kjo varet nga mënyra se si rrjedhin punët. Rëndësi ka që dashuria të mbetet një akt i vullnetshëm e jo thjesht një përgjigje ndaj kërkesës së partnerit/es. Duke folur hapur me njëri-tjetrin, duke thënë ç’pëlqen apo ç’nuk pëlqen te partneri, jo vetëm që do të jetë gjithnjë herë e parë, por kënaqësia do të vijë duke u shtuar.
– A janë të domosdoshme përkëdheljet para kryerjes së aktit seksual? Kleo.
– Po, për femrën është e domosdoshme që kënaqësia seksuale të vijë dalëngadalë, për të përgatitur veten për takimin seksual. Kjo është e domosdoshme edhe për lubrifikimin vaginal, i cili nuk shfaqet menjëherë, por ka nevojë për parapërgatitje. Por, theksoj se edhe mashkulli ka nevojë për parapërgatitje. Kjo ndihmon në rritjen e kënaqësisë së dyanshme.
– Kohët e fundit, shpeshherë, jam në gjendje impotence. Ç’duhet të bëj?
– E para gjë që duhet t’ju them është të përqendroheni te përkëdheljet e ledhatimet seksuale të njëri-tjetrit. Jepjani trupin tuaj partneres. Lereni atë t’ju ledhatojë në vendet më intime, derisa të jeni në gjendje eksitimi të plotë dhe pastaj, menjëherë, ndërpritni ledhatimin. Ndryshe, ju rekomandoj një vizitë te mjeku androlog. Besoj se kjo është zgjidhja më e mirë që mund të gjeni.