Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Astrologia shpjegon…!

Lot

– Kam parë në ëndërr sikur unë dhe e dashura ime e martuar (unë beqar) kemi në plan të martohemi bashkë. Kemi parë të njëjtën ëndërr në një natë; sikur në një ambient jashtë kishte shumë njerëz, ajo qante dhe unë isha aty afër, po nuk mund t’i afrohesha se nuk doja të bija në sy. Ajo më shikonte me inat. Ju lutem, ma shpjegoni.

–  Mendoj se ëndrra ka lidhje me gjendjen tuaj aktuale, e cila duket e vështirë. Ajo është shumë e dëshpëruar dhe ka frikë për këtë lidhje, ashtu si edhe ju. Ndoshta në heshtje shumë gjëra i vuan, por s’ka guximin t’jua thotë. Veç të tjerash, ëndrra tregon që do të ngushëlloheni në krahët e njëri-tjetrit dhe kjo gjë duket pozitive në lidhjen tuaj, sado e pakompletuar të jetë.

Advertisement

Llotari amerikane

– E nderuar astrologe, në ëndërr kam parë sikur më erdhi një zarf i bardhë që ishte i hapur dhe që kishte diçka më tepër se një letër. Në një anë të zarfit ishte emri im i koduar me dy shkronja, ndërsa mbiemri, ishte i saktë dhe i plotë. Në anën tjetër, shkruhej: Llotari amerikane.

Ëndrra tregon që jeni në pritje të një lajmi që ka të bëjë me jetën profesionale ose punën tuaj. Nëse është kështu, atëhere në ditët në vazhdim do të merrni lajme të mira dhe do ta ndani këtë kënaqësi edhe me të tjerë. Ju uroj gjithë të mirat!

Plumba

– Kam parë në ëndërr sikur më kishin marrë kushërinjtë e burrit nga i cili jam ndarë dhe më mbanin në një dhomë të vogël të errët. Kisha shumë frikë dhe doja të ikja, por më tregonin plumba. Ca prej tyre i mora në dorë. U lutesha që të më linin të ikja, por ata s’më linin. Më shtynin me një sharrë të madhe dhe unë ndjeja dhimbje pas koke. Më kërkonin 500 lekë metalike. Unë hapa çanten dhe kisha 2 copë të tilla. Njërën ua dhashë dhe tjetrën e mbajta. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr. Faleminderit.

– E dashur lexuese, po kaloni një periudhë stresuese dhe kjo për shkak të shumë gjërave të vështira që keni kaluar. Për këtë arsye, ndiheni shumë dobët fizikisht dhe vazhdimisht, jeni në ankth. Në ditët në vazhdim, do të keni një përballje të rastësishme me njerëz të njohur të ish-burrit, por mos u frikësoni; ju vazhdoni drejtimin tuaj dhe s’do të ketë asgjë që mund t’ju shqetësojë.

Veshur me të kuqe

– Jam në kurbet. Kam parë në ëndërr të fejuarën, sikur ishte te gjyshja e saj. Unë isha në Shqipëri dhe ajo erdhi te shtëpia ime me një vajzë tjetër që unë nuk e njihja. Unë fillova ta puthja, por ajo më ktheu kurrizin. Unë u mërzita. Shoqja ia bëri me shenjë që të më pranonte. Pastaj u ngrita dhe filluam të bënim dashuri, por ajo më tha të shkonim te shtëpia e gjyshes se atje nuk na shihte njeri. Ajo ndenji aty dhe unë shkova të shikoja se mos kishte njeri. Kur u nisa, u gjenda në një vend pak të thellë dhe po ngjitesha, por aty pranë shtëpisë ishte një grua në mes të misrit, që më pa me inat. Kur u ktheva, pashë të fejuarën me rroba të kuqe. Ajo u ngjit në soletë dhe hyri në kuzhinë, ku ishte edhe kunata. U futa edhe unë në kuzhinë dhe kunata më pyeti si isha… Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë se kam një parandjenjë të keqe për të fejuarën. Faleminderit.

– I nderuar lexues! Nuk keni pse të shqetësoheni. Ëndrra tregon mallin tuaj për njëri-tjetrin dhe mungesën e dashurisë, për shkak të largësisë. E fejuara juaj është mërzitur shumë dhe ndihet si e lënë pas dore prej jush. Ajo ka nevojë për ju, ashtu siç keni edhe ju nevojë për të. Mund të ndodhë që, kur të ktheheni, të bëni një debat të vogël, por do të pajtoheni shumë shpejt dhe do të ndiheni shumë mirë pranë njëri-tjetrit. Mundohuni t’i qëndroni pranë, qoftë edhe në largësi, t’i thoni fjalë të ngrohta dhe ta bindni se jeni i dashuruar me të. Shoqja dhe kunata, që i keni parë në ëndërr, janë persona që duan t’ju shohin veçse mirë dhe sa më shpejt, të bashkuar me të fejuarën tuaj. Gjithë të mirat!

Ai s’më linte ta puthja

– Përshëndetje, kam parë në ëndërr ish-të dashurin sikur ishte në një dyqan. Unë kisha disa zinxhirë në dorë dhe doja të shkoja tek ai. Rrugës pashë një vend ku kishte vënë trëndafila, këputa një tufë dhe shkova tek ai. Ai i mori trëndafilat dhe u mori erë shumë. Më pas, unë fillova ta puthja me zor, por ai s’më linte. Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë?

– Ëndrra juaj nuk parashikon ndonjë ngjarje në veçanti. Ajo tregon që jeni akoma e dashuruar pas atij djali dhe malli që ndjeni për të është aq i fortë, sa ju shkon mendja ta lidhni pas vetes. Në këtë rast, këshilla e vetme që të jep ëndrra është ta harroni dhe ta mbushni boshllëkun tuaj me diçka më me vlerë se ai. Nuk ju meritonte. Ju uroj fat!

Ishte shtatzënë

– Kam parë kolegen time sikur kishte ngelur shtatzënë me një ish-kolegun tim, me të cilin është e dashuruar. Unë isha në shtëpinë e saj dhe e shikoja shumë të lumtur, për faktin që po priste një fëmijë. Lena

– Ëndrra do të thotë që shumë shpejt do të arrini atë që po e kërkoni prej kohësh. Pjesë e këtij projekti është edhe shoqja juaj. Të dyja do të diskutoni për këtë projekt dhe do t’i gëzoheni suksesit që do ta arrini bashkarisht.

Këpucë në kuti

– Në ëndërr pashë sikur i hodha të gjitha këpucët e mia në një kuti dhe nxora atletet e mia e të babait tim. Çfarë kuptimi ka kjo? Andi

– Ëndrra juaj parashikon ndryshime dhe vendime të reja. Ndjeni nevojën të shkëputeni totalisht nga e kaluara dhe jeta që bënit, pasi keni vërtetuar se e kaluara ju ka sjellë vetëm pengesa. Kështu, do të shkëputeni nga të gjitha kujtimet e sjelljet e vjetra dhe do të përshtateni me situatat e reja, që do t’ju bëjnë të ndiheni më entuziast dhe i suksesshëm në çdo fushë.

Duke parë orën

– Në ëndërr, isha ulur në tavolinë me disa njerëz që i njoh. Njëra nga vajzat më pa dhe më kërkoi të mos isha kaq e trishtuar sepse sipas saj, pas gjysëm ore ai do të më telefononte (duke iu referuar të dashurit, me të cilin s’ka shumë kohë që jam ndarë). Ndërkohë, unë shikoja vazhdimisht orën. Jam në pritje të shpjegimit të ëndrrës time…

– E dashur lexuese, ëndrra tregon që keni shumë vështirësi në lidhje me seksin e kundërt. Duhet të jeni më e duruar dhe të keni më shumë besim në vetvete, përndryshe, në jetën tuaj nuk do të përmirësohet asgjë. Ëndrra është më tepër këshilluese sesa parashikuese. Ju uroj fat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Ta lë burrin për dashurinë e parë?

Advertisement