– Jam e martuar prej 6 vjetësh, dhe ka 1 vit që kam zbuluar që im shoq më tradhton sistematikisht me një vajzë shumë më të re se vetja. Kur e zbulova herën e parë para ca muajsh, u shokova kaq shumë saqë desh ika nga shtëpia. Por e dashuroj, dhe kemi dy fëmijë me të, dhe e durova, arrita ta fal, sepse më tha që ishte një lajthitje e momentit. Tani e kam zbuluar që përsëri po me të njëjtën femër, e cila nuk është më se 20 vjeçe dhe e di shumë mirë që ai është i martuar. Jam bërë kaq keq, dhe kam shkuar tek shtëpia e prindërve. Ai më lutet të kthehem me të, por unë si zë më besë, më ka shkatërruar shpirtërisht dhe psikologjikisht. Pavarësisht se kam dinjitet dhe karakter u përballa dhe me vajzen 20 vjeçare, e cila ma pohoi këtë gjë, dhe më tha që ne duhemi. Ndërsa im shoq më thotë që nuk e dashuroj, dhe dua që të kthehem me ty, dhe nuk do të tradhëtoj kurrë. Nuk di si të veproj ti besoj apo jo, kam frikë se ky ves nuk largohet kurrë. Ai është punëtor, nuk na mungon asgjë në familje, por me këtë tradhëti duket sikur i ka hedhur gjitha poshtë, mundin dhe gjithçka tjetër. Familja më thotë të kthehem, motra më thotë, kurvari ngelet kurvar gjithë jetën, dhe vajza 20 vjeçare nuk do ti ndahet. Ju si do të vepronit në rastin tim? Im shoq është 40 vjeç, a thua ndryshon njeriu në këtë moshë?
Advertisement