Tregim nga Fadil Shyti
Dudi, kjo pemë e ëmbël, më zgjoi ca kujtime të serta fëmijërore.Këtë pemë të mrekullueshme, të ëmbël, freskuese dhe tejet qetësuese, dikur nga fundi i viteve 60-ta, e kishim në oborrin e shtëpisë sonë! Atëbotë, në katundin tim, Ashlan, fqinjë i kishim dhe ardhacakët,-kolonët serbo-malazezë; mësa më kujtohet, isha afërsisht, 10 vjçar, në njërën anë të oboorreve tona me ato gardhiqe me ferra; që i ndanin shtëpitë tona, unë isha hipur në njëren anë të oborrit, kurse, në anën tjetër ishte hipur fqinja jonë Jella, e cila shquhej si zhurmaqe, ishte një vajzë vërtet fytyrë-skëterrë, e kisha zët dhe për faktin që ishte shumë grindavece, prandaj mua më dukej kjo sjellje e saj, shumë e pandershme.Jella, zakonisht vishej me rroba të zeza; mua më shtonte më tej mërinë; më dukej ashtu si ato shtrigat e netëve dimërore. Jella, për nga mosha ishte para meje, afërsisht, pesë vite, por me “kojshiken e dashur” ardhacake, (kolone), “mjerisht”, nuk shkonim mirë!…-Një ditë vjeshte, ashtu siç ishim hipur nëpër degë pemësh, unë, si bilbil, isha hipur në Manin e Bardhë; të cilin andej nga anët tona, populli e quan “Dud”; ndërsa, ajo si shpendkeqe, ishte hipur në një kumbull; trupi i saj, kishte vërtet një pamje të zezë e gërshetuar lëkurë gri, si vet pamja e Jellës.Jella, zakonisht kërkonte sherre, Gjuhën Shqipe e fliste disi për faqe të zezë; tashmë kanë kaluar shumë vite, nuk më kujtohet saktësisht, shkaku pse ajo e filloi zhurmën e para…, ashtu, me mëri të papërmbajtura, të dy iu futëm “politikës”!… Moj, ti Jella! A më thua ti mua, pse kini ardhur ju, këtu në trojet tona, pse nuk rrini atje ku ishit, në Serbi e Mal të Zi ?!Pse nuk vijnë shqiptarët në vendet tuaja, por ju serbo-malazezët vini në Kosovë? -Ajo më thoshte: “Kosovo, nasha zemlje” që, serbisht do të thotë; “Kosova, toka jonë”!Të nderuar lexues!-Ky ishte dhe është thelbi i shovinizmit, të breznive të edukuara me ide pushtuese, serbo-malazeze. -Pikërisht, mbi bazën e kësaj ideje anti-koloniale dhe pushtuese, ajo çdo ditë më dukej me e zezë sesa ish në të vërtetë, sepse më të zezën e kish në shpirt, sesa në lëkurë.Grindja mori kahje tejet acaruese, ajo, thoshte: “Rroftë Serbia”!-Unë, i thosha: “Rroftë Shqipëria”!Ajo, thoshte: “Ju e keni mike Kinën, po ajo është larg, kurrsesi nuk arrin që, t´ju ndihmon”?!-Unë, i thosha: “Ju e keni Rusinë nënë; por edhe Rusia është larg dhe dije se, ajo nuk guxon me ju ndihmuar juve, sepse Kina është qindra milionëshe, Kina, është e madhe,-e fshinë!… Ajo, pas zënkës me argumenta të zjarta, u hidhërua keq; si e pacipë që ishte, filloi me më sharë…,-po disi habitshëm:-Për faktin që s´ dinte të fliste shqipen mirë, prandaj më thoshte: “O, Fadil ma “shkërdh….”, nënën”?!!!Pas atyre shfrimeve shoviniste që, iu kthyen bumerang…, krejt papritur e mori rolin e viktimës, filloi me klithje: “O mami, ky Fadili, po më shanë, po më kërcënon edhe me luftë, etj…-E ëma e saj, Milica , së cilës veç para pak javësh ia kishim hedhur ca “sheqerka” gurësh shpinës, bashkë me Hakiun, një kushëri imi moshatar, iu kujtua “tmerri” i asaj dite, ia bëri me dorë së bijës, të zbret nga kumbulla, duke i thënë:“Çiko, ikë prej tij, se Fadili është djalli vet”!… -Atëbotë, s´e dija serbishten, bile as sot e sot, nuk e flas, as e shkruaj, mirëpo fjalët e saj Jella i vërtetoi, kur i tha: “Po, po, o mami, Fadili është djalli vet”! -Prandaj, prej saj e kuptova, “që jam djalli vet” dhe në vitet e mëvonshme; fort mirë e vërtetova,-sesa, edhe jam?!!!Kanë kaluar kaç vite, tashmë jam shumë i kënaqur që, asnjëherë në asnjë rrethanë historike, gjatë rrokopujave jetësore, në jetën time, gjer më sot, për asnjë çmim; nuk u bëra,-as që do të bëhem kurrën e kurrës, engjëlli i pushtuesve, serbo-maqedonë e malazezë dhe i tradhëtarëve të atdheut.Botuar, 5 Shkurt, 2014