Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi (5)


(vijim…)

– Po, – më tha Ilia, – bankë! Unë kam çuar vajza edhe në zyra funeralesh dhe ato kanë bërë seks me klientët sipër arkivoleve, kurse ty të duket çudi në bankë…

Advertisement

“O Zot, çfarë nuk do të më dëgjojnë veshët mua në këtë punë”, thashë më vete.

– Mos u çudit! – më tha Ilia. – Do Zoti të kërkon ndonjë punonjës banke dhe jo “security”, se ata të lënë bakshish…

U nisëm. Banka ishte në breg të detit. Ilia, shoferi, e ngiste makinën shpejt, por kishte shumë trafik. Në Sindagma, pema e Vitit të Ri po ruhej me police. Një turmë të rinjsh, të lyer me bojë të bardhë në fytyrë, donin ta rrëzonin atë. Dje, kur kalova atje, pashë se ç’hiqnin policet e shkretë.

Djemtë kishin marrë gjithe qeset me plehra, ku ishin e nuk ishin dhe ua hidhnin policeve ne fytyrë. Ata rrinin pa lëvizur rreth e qark pemës së Vitit të Ri… Ilia shikonte policet dhe qeshte. Kishte një të qeshur shumë fëminore. Shoferi ishte nje djale fantastik. Kisha fat, po të merrje parasysh ato që më kishte thënë Nadja. Ishte student ne vitin e dytë Juridik, por punonte edhe natën për të fituar ndonjë euro për shkollën. Nuk e merrja vesh se kur flinte e kur shkonte në shkollë ai njeri! Leqë ku bënin shkollë ata? Më shumë bënin greva e demonstrata sesa leksione.

Pasi ecëm ca, më pushtoi një ndjenjë ankthi. Kush do të ishte vallë ai që më priste? Si do të sillej me mua? Do të kisha ndonjë problem?

Doli ashtu siç tha Ilia. Ishte drejtori i deges se bankes, besoj, se ne banke kishte mbetur vetëm ai. “Dua ta bejme ketu, me tha, në zyrë”. Nuk dija ç’të bëja… Po rrija përballë tij. Askush nuk me kishte instruktuar ç’të beja. Me kishin thene vetem qe, sapo te hyja, te shikoja ç’klient ishte dhe, nese nuk kisha ndonje problem, t’i beja nje zile shoferit. “Me fal nje minute”, i thashe. Nxora celularin dhe bera zile. Ai nuk tregoi asnje interes. Si duket, ishte mesuar me proceduren. Une nuk dija ç’te beja. Kaluan disa sekonda. Po rrinim te dy pa folur. “E ke per here te pare?”, me tha. “Po, i thashe pa dashur. Qe e bej ne nje zyre”, i thashe duke buzeqeshur, por buzeqeshja me doli si e ngrire. Ai e kuptoi, me mori prej krahu dhe me uli ne kolltuqet e zyres. “Une dua ta bej ne tavoline, me tha, por rrime pak ne kolltuqe sa te qetesohesh”. Dukej qe ishte mesuar me vizita te tilla ne zyre. “Dukesh qe je e re, me tha. Sa dite ke?”. “Ju jeni i pari”, thashe. Buzeqeshi. E pashe qe i pelqeu pergjigjja ime. Nxori portofolin dhe prej andej nxori dy qindëshe. “Lajmero zyren, me tha. Dy ore do te rrime bashke…”.

E ndersa ishte me pantallona te ulura siper meje, te shtrire ne tavoline, ra zilja e telefonit. E mori e shoqja. “Kam edhe pak pune, tha, dhe erdha”. La telefonin dhe vazhdoi punen me mua.

“Te jete kaq e mire kjo pune?”, mendova ndersa prisja Nikon. Ajri i detit me rrihte faqet. Isha e skuqur. Me bente mire kjo ere e ftohte, sikur ta kisha porositur. Ne vend qe te mberthehesha, zbertheva xhaketen. Dera e ftohte me hyri ne trup. U ndjeva mire. Era e ftohte me freskoi. Me mendje, po beja llogarite. Zyres i detyrohesha vetem 140 euro. 60 euro ishte fitimi. Vetem nje klient dhe ne dyoreshin e pare te punes.

Bera nje llogari menjehere me mend: “30 dite, shumëzim për 60, 1800 euro ne muaj vetem sikur te kem nje klient ne dite”. Dhe ate dite, vertet, nuk pata asnje klient tjetër…

“Hajde me qeras”, tha Ilia. “Endaksi (dakord)”, i thashe duke i buzeqeshur hidhur… U ulem ne kafene, buze detit. “Ç’do besh me këto para?”, me tha. “Do blesh shtepi ne Shqiperi?”. “Jo, i thashe, nuk kthehem me aty. Do te rris djalinen, do ta çoj ne nje shkolle te mire, do te blej nje shtepi ketu, nje shtepi ne lagje te mire…”. Ilia me pa ne sy pa me folur dhe nuk me la te paguaja. Eshte djale shume i mire. Me ate punoj akoma. Sot ishte i merzitur. Ishte ndare me te dashuren. Gjithe nates me foli per ate.

Nuk mund ta harroj atë herë të parë dhe ankthin se kush do të ishte vallë ai që më priste… Si do të sillej me mua? Do të kisha ndonjë problem? Nuk e di si i kam bwrw ata 50 hapa rrugë deri te pallati ku ishte banka. Mezi i shtyja këmbët dhe… kur hyra brenda, nuk dija ç’të bëja. Askush nuk më kishte instruktuar, askush nuk më kishte thënë si të sillesha…

Nuk e di si kaluan ato dy orë me klientin tim tw parw, por mua m’u dukën si dy vjet. Gjithçka m’u duk si wndërr, sikur shikoja një film ku personazhet kryesore ishim unë dhe një i panjohur që shfrynte e kënaqej sipër meje. Isha si e mpirë. E kisha lënë veten në duart e tij, duart e tij më preknin në të gjithë trupin, por nuk ndjeja asnjë kënaqësi, gjithw trupi më dhimbte. Me siguri, kurrizi duhet të më ishte gjakosur nga mbështetja në tavolinë, por as nuk veproja, as nuk thërrisja dot. Isha si në ëndërr, isha si në një botë tjetër…

Pasi dola prej asaj zyre dhe zbrisja me ashensor, shikoja veten në pasqyrën e ashensorit. M’u duk sikur përballë nuk isha unë, por dikush tjetër…

Vijon…!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“ÇRREGULLIMET E TË NXËNIT”, LIBËR ME VLERA TË VEÇANTA PSIKOLOGJIKE PËR TË GJITHË

Next Post

KARAKTERE TË KUNDËRTA

Advertisement