Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Drogova prindërit për të qenë e lirë


Jam Elisa nga Durrësi. Jam shumë e mërzitur, kam katër vjet që jam në një gjendje ankthi për shkak të një mëkati që kam bërë, prandaj mendova që këtë trishtim që më ka zënë, ta ndaj me ju. Jam shumë e penduar për atë që kam bërë dhe, kur e mendoj tani, dua të vras veten, sepse vetëm kjo më shpëton nga mëkati që kam bërë. Jam 20 vjeçe, vajzë e vetme sepse një motër më ka vdekur kur ishte tre vjeçe. Para katër vjetësh kam bërë atë që nuk do ta kishte bërë as nuk do ta bëjë askush nga ju, por adoleshenca bëka çudira. Kur isha 16 vjeçe, kisha një familje shumë të bukur dhe të lidhur, por më mungonte liria, ajo liri që sot po më kushton shumë shtrenjtë. Kisha shumë dëshirë që të dilja me shoqet, por mami me babin nuk më linin që të dilja shumë shpesh sepse thonin që komshinjtë do të bënin thashetheme. “Nuk kemi nerva të merremi me fjalët e tyre, prandaj është më mirë që të mos u japim shkak që të flasin”, më thoshte mami shpesh. Mua më vinte inat që shoqet e mia, gjimnaziste të gjitha (përveç njërës që atëherë ishte 20 vjeçe), dilnin shumë shpesh dhe nuk donin t’ia dinin se u bërtisnin apo nuk u bërtisnin prindërit; ato thjesht bënin qejfin e tyre. Dilnin në mes të natës, kur të gjithë flinin, madje dy nga shoqet e mia i vinin prindërit në gjumë me valiume dhe rrinin gjithë natën jashtë. Kur zgjoheshin prindërit, ato ishin në krevat dhe askush nuk merrte vesh asgjë. Mëkati im i parë nisi kur edhe unë fillova t’u hidhja valium prindërve në çaj apo në kafe dhe, ata të shkretët, flinin shumë… Kur e kujtoj sot, mallkoj veten që e bëja këtë vetëm për të dalë me shoqet. Unë nuk kisha të dashur dhe as nuk doja që të kisha; thjesht doja të kërceja dhe të argëtohesha. Nuk e dija që kjo shoqja jonë më e madhe kishte në mendje të tjera plane për ne. Dilnim dhe kërcenim, por edhe shihja që na vardiseshin shumë djem dhe dy nga shoqet e mia nganjëherë dilnin nga diskoja ku shkonim gjithmonë dhe ktheheshin pas një ore ose pak më shpejt. I pyesja se ku shkonin, por Flavia (kështu quhej kjo shoqja jonë më e madhe) më thoshte se një ditë do ta merrja vesh edhe unë se ku shkonin. Isha shumë e re dhe shumë e paditur; dëshira ime ishte thjesht të kërceja. Në shkollë fillova të bija nga mësimet, isha vetëm në vit të dytë në gjimnaz dhe një vit më parë, shpresoja të shkoja në shkollë të lartë, ndërsa tani nuk mësoja fare sepse nuk ngopesha më as me gjumë. Në fillim, ato që pinim, na i paguante Flavia, pastaj nuk na i paguante më dhe unë fillova të merrja lekë fshehurazi në shtëpi, sepse tashmë isha e varur nga diskoteka dhe nuk e kuptoja që dikush aty po tallej me ne dhe po na drogonte.

Mami dhe babi filluan të sëmureshin për shkak të qetësuesve të shumtë që po u jepja, por unë nuk shqetësohesha për këtë. Më shqetësonte vetëm fakti që valiumi nuk u bënte më efekt. Ata zgjoheshin dhe nuk flinin aq sa duhej, që unë të kthehesha në shtëpi. Në shkollë fillova të mungoja, sepse Flavia vinte, na nxirrte nga orët e mësimit dhe na merrte për kafe. Ajo bënte shpesh shaka me djemtë që vinin te shkolla, madje disa i shante dhe ata nuk i kundërviheshin. Edhe unë doja të isha si ajo, e guximshme dhe të mos kisha frikë nga askush. Një natë, mami ishte zgjuar në mes të natës dhe pasi nuk më kishte gjetur në krevat, kishte lajmëruar policinë. Policia erdhi dhe më gjeti në diskotekën më të njohur në atë kohë, në Durrës. Më morën prej aty dhe më çuan në shtëpi.

Advertisement

Pasi ikën policët, mendova se mami dhe babi do të më vrisnin. Në fakt, ata nuk thanë asgjë, por shikimi i tyre thoshte shumë, edhe pse në atë kohë asgjë nuk më bënte përshtypje, ndërsa sot, më vret. Unë mendova se ata ishin budallenj që nuk më bërtitën dhe po vrisja mendjen se si të dilja natën tjetër që të shkoja përsëri të kërceja te diskoteka. Mami dhe babi sa vinin e po sëmureshin edhe më shumë. Në fillim nisi të më vinte keq për ata, por pastaj, kur mendoja që ata nuk më linin të dilja, nuk e vrisja më mendjen. Tani, kur e kujtoj, dua vetëm të vras veten dhe, më besoni, kam tentuar disa herë ta bëj këtë.

Në atë kohë isha ende e virgjër dhe doja që virgjërinë time t’ia jepja të dashurit të zemrës, që duhet të ishte i veçantë, ta doja dhe të më donte. Në shkollën time ishte një djalë që më pëlqente. Edhe ai, me sa duket, më kishte qejf, por akoma nuk kishim mundur të flisnim dhe të njiheshim më mirë. Landi ishte në vit të katërt, ndërkohë qe unë isha në vit të dytë. Nuk e dija se si do t’ia bëja, por e kuptoja që sa vinte dhe e doja më shumë. Një ditë, një shoqja jonë na prezantoi. Ai më kërkoi që të takoheshim ditë tjetër dhe unë i thashë se mund të takoheshim tw neswrmen, se do merrja edhe një shoqe me vete… Kur i thashë që kjo shoqe ishte Flavia, ai u step dhe më tha se ndoshta do të ishte mw mirë që të mos takoheshim. “Tani u kujtova qw neswr kam njw punw”, mw tha. Nuk insistova, edhe pse m’u duk vërtet çudi qw ai ndryshoi ashtu, menjwherw, megjithwse nw fillim ishte shumë i ekzaltuar që pranova të pinim kafe ditën e nesërme. Nga ana tjetër, Flavia donte që të dilja në darkë me çdo kusht dhe unë isha e detyruar të dilja, sepse ajo më kërcënonte se do të shkonte te prindërit e mi dhe do t’u tregonte për të gjitha herët që unë kisha dalë fshehurazi nga shtëpia.

I thashw Flavias se prindwrve tw mi valiumi s’po u bwnte mw efekt dhe ajo mw tha se kwtw punw do ta rregullonte ajo. Po atw ditw, ajo më dha nw një qese diçka që unë atëhere nuk e dija se çfarë ishte, por ajo më këshilloi që t’ua hidhja në ushqim. Ashtu bëra. Kur vajta në shtëpi, ia hodha mamit dhe babit në ushqim. Kur ata më thanë të haja darkë, u thashë që më dhimbte koka dhe nuk më hahej bukë. Kështu, ika në dhomën time dhe po prisja që ajo “diçkaja” të bënte efektin. Nuk kaloi shumë dhe dëgjova mamin e babin të qeshnin me të madhe. Zbrita të shihja, por çfarë të shihja?! Prindërit e mi i kishte kapur dalldia; ata qeshin dhe flisnin, flisnin dhe qeshnin pa pushim. I pyeta se çfarë kishin dhe ata m’u përgjigjën me të qeshur se ishin të gëzuar, nuk e dinin pse, por vetëm që ndiheshin mirë. E pashë që ata nuk e kishin mendjen fare tek unë dhe vajta në dhomën time e u vesha. Kur po dilja, mendova se mami me babin do bënin namin, por ata vazhdonin të qeshnin, ndërsa mami më tha që, kur të kthehesha, të blija një pako makarona, sepse ato që kishin ngrënë, kishin qenë shumë të mira. U habita nga ajo që dëgjova, por në atë ngazëllim që isha unë sepse po dilja, nuk ua vura shumë veshin. Me sa kuptova, ajo që kishte qenë në qese, e kishte bërë efektin e saj.

Shkova te diskoteka dhe aty gjeta Flavian e katër shoqe të tjera që kishin pirë, kishin ardhur në qejf dhe po kërcenin aq shumë sa vetëm ato binin në sy aty brenda. Unë qesha dhe u ula në tavolinë. Nuk e dija që ajo natë do të ishte fatale për mua. Fillova të pija dhe të kërceja sepse kërcimi ishte pika ime e dobët. Flavia këtë e dinte mirë dhe e shfrytëzonte sipas qejfit të saj, jo vetëm me mua, por edhe me shoqet e tjera. Ajo njihte shumë djem dhe sa herë që shkonim në diskotekë, ata na qerasnin. Siç ju thashë më sipër, e pyesja Flavian se ku shkonin shoqet e mia herë pas here, por ajo gjithmonë më thoshte që do ta merrja vesh shumë shpejt. Njëherë, Flavia më pyeti nëse isha e virgjër dhe unw iu përgjigja që nuk isha. Më vinte turp të tregoja të vërtetën, pasi të gjitha shoqet e mia e kishin humbur virgjërinë, vetëm unë jo. Atë natë, vija re Falvian që po më shihte ndryshe dhe nuk po e kuptoja se ku donte të dilte. E pyeta disa herë nëse ishte e mërzitur me mua për ndonjë gjë, por ajo vetëm qeshte dhe nuk më përgjigjej. Në një moment Flavia më pyeti nëse isha e virgjër dhe unë iu përgjigja që nuk isha. Më vinte turp të tregoja të vërtetën, pasi të gjitha shoqet e mia e kishin humbur virgjërinë, vetëm unë jo. Atë natë, vija re Flavian që po më shihte ndryshe dhe nuk po e kuptoja se ku donte të dilte. E pyeta disa herë nëse ishte e mërzitur me mua për ndonjë gjë, por ajo vetëm qeshte dhe nuk më përgjigjej. Në një moment, na erdhën disa pije në tavolinë dhe kamarieri na tha që na i kishin dërguar disa djem që ishin në një tavolinë diku përballë nesh. Flavia i pa dhe qeshi, ngriti gotat dhe na tha edhe neve që të vepronim në të njëjtën mënyrë. Ne vepruam ashtu siç na tha ajo. Duhet ta kisha kuptuar që në fillim se ajo po na përdorte, por ajo ishte shumë e zgjuar, kurse ne ishim vetëm 16 vjeçe. Ajo u afrua dhe më tha:

– Eli, ai djali me të bardha të ka shumë qejf dhe do të dilni pak jashtë që të bisedoni. Si thua?

Unë e pashë dhe i thashë që ne mund të bisedonim edhe ditën tjetër sepse nuk ndihesha edhe aq mirë. Ajo këmbënguli dhe unë dola përjashta me këtë djalin, që ishte hera e parë në jetën time që e shihja. Dolëm dhe, që te dera, ai më hodhi dorën në qafë dhe filloi të më përkëdhelte. Unë ia hoqa dorën dhe ecëm pak drejt bregdetit, sepse diskoteka ishte në plazh. U ndalëm afër një makine dhe ai më ftoi që të hynim brenda sepse bënte pak si ftohtë. Mua më merreshin pak mendtë dhe pranova. Me sa duket, Flavia e kishte kurdisur planin shumë mirë dhe unë po bëja atë që donte ajo. U futëm në makinë dhe ai djali filloi të më puthte kudo. Doja ta ndaloja, por nuk kisha fuqi. E shtyja, por forca e tij e kalonte shumë herë timen. Nuk mbaj më mend asgjë. Vetëm kur u zgjova, isha shumë keq dhe ndodhesha në një dhomë të spitalit. Një doktor sipër kokës, më tha se aty më kishte çuar pronari i diskotekës dhe prindërit e mi, që qanin sipër meje sikur të kisha vdekur. Do të ishte shumë më mirë sikur të kisha vdekur!

Kur hapa sytë, mami m’u hodh në qafë dhe më përqafoi aq fort, sa mendova se më mori frymën. Babi ishte mbledhur kruspull dhe mbante në gojë një cigare të pandezur. Kur e pa që u zgjova, erdhi dhe qau edhe ai. Qamë të tre dhe ata kurrë nuk më pyetën se çfarë ndodhi atë natë. Vetëm më pyetën se me kë rrija që isha katandisur në atë gjendje. Ia tregova të gjithë historinë, edhe pse e dija që ata nuk do të donin kurrë të dëgjonin diçka të tillë për vajzën e tyre. U premtova për shpirtin e motrës së vdekur që do t’i përkushtohesha shkollës dhe që kurrë më nuk do të bëja gjëra të tilla.

Pas dy ditësh, shkova në shkollë. Kur dola jashtë, gjeta Flavian te dera e shkollës. Iu afrova dhe i thashë që të mos më kërkonte kurrë më sepse unë nuk do të dilja. Ajo më kishte droguar mua, unë kisha droguar prindërit e mi, njerëzit e mi më të shtrenjtë për të dhe ajo, si ma shpërbleu? Më la të gjakosur rrugëve… I thashë të largohej sepse nuk doja t’ia shihja më fytyrën. Ajo qeshi dhe më tha se që në atë moment ajo do të shkonte te prindërit e mi dhe do t’u tregonte gjithçka, por fytyra iu nxi edhe më shumë kur i thashë që mund të shkonte tek ata kur të donte sepse ata tashmë dinin gjithçka dhe se vazhdonin të më donin ashtu si më përpara. I thashë se asgjë që mund të thoshte apo bënte ajo, nuk më trembte më dhe se, që atë ditë, ajo nuk ekzistonte më për mua. Unë nuk e mallkova edhe pse ajo më bëri të humbja gjënë më të shtrenjtë për mua, atë që doja t’ia dhuroja njeriut që doja.

Tentova disa herë të vrisja veten sepse ndihesha vërtet në ankth, ankth që në pamje të parë duket sikur e kam kaluar, por e vërteta është se unë ende e ndjej peshën e fajit në shpirt. Landin e takova disa ditë më vonë dhe pasi e lamë për kafe, i tregova gjithçka. Ai, në vend që të më bërtiste apo të bënte sikur nuk i interesonte, më përqafoi dhe më tha se më kishte shumë për zemër. Me Landin u lidha atëherë dhe, edhe sot, pas katër vjetësh, e dua shumë, jo vetëm për atë që është, por edhe pse më pranoi ashtu siç isha. Jetën ua dedikoj prindërve të mi dhe Landit sepse pa ata, unë sot do të kisha vdekur. Flavian e kam parë që vjen dhe merr vajza te shkolla… Do të doja shumë që dikush t’i tregonte vendin dhe t’i mësonte që nuk luhet ashtu me jetën e vajzave. Unë bëra mëkatin më të madh në jetën time, drogova prindërit e mi për të qenë e “lirë”, liri që sot nuk e dua! Dua vetëm prindërit e mi dhe Landin, që e kam jetën time. Ju faleminderit dhe uroj që askujt nga ju të mos i ndodhë kjo që më ka ndodhur mua.

Elisa. Dr.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të pathënat e KMC-së

Next Post

Jam gati ta mbuloj me puthje

Advertisement