Tregim nga JAKUP B. GJOÇA
Nuk
besoja dashuri në vështrimin e parë. Derisa u takuam sërish pas 30 viteve,
kuptova, pse ishe dashuria e vetme e Imja, që u lind në takimin tonë të
parë.
Kur
u takuam herën e parë, Ti më shtrëngove fort dorën, sa asnjëra tjetër deri atë
çast. Sytë e tu kishin një dritë më të bardhë se dielli i asaj dite maji, sa
askurrë atë dritë të syve të tu të takimit tonë të parë, nuk e kam parë në asnjë
shikim tjetër të grave që kam njohur deri tani. E mban mend, ti ishe e shoqëruar
edhe me shoqen tënde, e cila fizikisht ishte edhe më e bukur, por bukuria fizike
e asaj nuk la asgjë tek sytëe mi.
Edhe
kur u ndamë nga ai takimi ynë i parë, ti diçka le tek unë. Nuk e besoja
dashuri… Ngaqë nuk besoja dashuri me shikimin e parë…
Folëm
fjalë të kota, porse Unë nuk i harrova, edhe pse kujtesën time e gërryen
përrenjtë e disa dekada vitesh…
Por
ai çasti i parë i takimit tonë ndezi tek unë një dëshirë. Që në ditët që vinin,
Unë të të kërkoja të të shikoja. Kisha një etje. Doja të të dëgjoja, që të
shuaja një zjarr që më digjte përbrenda, sa më trazonte gjumin…
E
prapë nuk besoja dashuri në vështrimin e parë.
Por
besova atë çast, kur u pamë për herë të parë. Në atë çast pashë të vërtetën
brenda vetvetes time. Dhe e tradhëtova, ngaqë lejova edhe Ty ta lexoje, sa të
shikoje veten tënde brenda të vërtetës time. Derisa edhe Ty, në ditët që na
erdhën më kërkoje.
Gënjenim
vetveten tonë që gjoja mendonim se fare rastësisht çdo ditë rrugët tona
bashkoheshin, kur takoheshin fare rastësisht, në rrugicat e Universitetit. Siç
kujtonim se fare rastësisht ndodhte që edhe orët e studimit tonë në bibliotekë
ishin në të njëjtat orë të çdo dite.
Fare
rastësisht, takoheshim çdo mbasdite të shtunave edhe në të njëjtin urban që na
çonte në kryeqytet dhe kishim fare rastësisht çuditërisht të njëjtën dëshirë të
shikonim bashkarisht të njëjtën shfaqje Teatri. Rastësi ishte që edhe shijet
letrare i kishim të njëjta.
Siç
ndodhi fare rastësisht që ti më dhe një ditë të rastësishme edhe një copë letre
dhe më the është poezia jote e parë. Unë rastësisht u entuziazmova sa e lexova
sa e botova në Gazetën tonë STUDENTI. Fare rastësisht ndodhi që edhe titulli i
poezisë tënde të parë Ishte ” Dashuria lind me shikimin e parë”.
Rastësisht,
ndjeva edhe Unë muzën time, sa ta dhashë gazeten STUDENTI atë kopje të parë të
shtypshkronjës, ku sapo u shtyp për herë të parë poezia jote, dhe shkruajta me
një frymë tregimin tim ” INA”.
Kur
akoma nuk të kisha pohuar fjalët ” TË DUA” shkruajta në tregim imagjinatën time,
atë çastin e parë të ardhjes tënde në shtëpinë time, kur i them mamasë: Ina
është, dashuria ime”.
Dhe
Ty fare rastësisht më pyete, sa e lexove tregimin tek gazeta STUDENTI ” Cila
është kjo INA?” Unë rastësisht gjeta fjalët ” Imagjinata ime”, Sepse akoma nuk
besoja në dashurinë e shikimit të parë që t’i përgjigjesha pyetjes tënde me të
vërtetën time: Ina e tregimit tim je Ti!
Atë
çast të parë që të pashë për herë të parë, kuptova më vonë, që nuk i përkasja më
vetvetes time jo tërësisht.
Një
pjesë të vetvetes time ma rrëmbeve ty…
Dhunshëm.
Sa
pastaj ndihesha kaq i zbrazur, sa vuaja nëse një ditë të mos shikoja Sytë e
tu.
A
mund të jetoj një ditë pa diell?
Vuaja
nëse nuk dëgjoja zërin tënd edhe një ditë të vetme.
A
mund të jetoj dot njeriu, nëse nuk dëgjon një ditë të rrahurat e
zemrës?
Fare
rastësisht ndodhi edhe ai çast, kur në errësirën e teatrit kokat tona u
mbështetën tek njëra- tjetra, sa lindi tek unë krejt rastësisht një dëshirë e
marrë, sa as kohë nuk munda të vidhja që të të pyesja i mirësjellshëm.
Rastësisht,
pa kontrollin e vetëdijes, buzët e mia prekën buzët e tua…
Po
buzët e tua u ngrinë, sa thua se buzët e mia prekën një Tokë të
akullt.
Po
buzët e mia, NUK ngrinë nga e akullta e buzëve të mia.
Rastësisht
gërmuan thellë atij akulli, porse me shpresë se thellë – thellë buzëve të tua do
të gjenin zjarrin që kërkonin…
Kur
e gjetën atë zjarr, buzët e mia u dogjën, sepse zjarri i buzëve të tua u ndez
mbi buzët e mia fare rastësisht, sa dogji çdo mbrojtje të buzëve të
mia…
Nuk
mundëm të jetonim Një Jetë bashkë.
Por
edhe pse larg, vetminë tënde nuk e ndjeva në dhjetëra vite që jetova pa
Ty.
Sa
herë të kërkoja në vetminë time, jetoja atë çastin tonë të parë.
Ti
nga Unë, Unë nga Ti në boshllëkun tonë të dhjetëra viteve nuk munda ta marr
vetveten time nga Ty.
Sado
që bindja vetveten që Unë nuk do të të takoj më. Sado që Vetmia ime më bindëte
që kurrë më as do të të shikoj.
Dhe
këtë çast doja ta vrisja vetminë time, duke kujtuar atë çastin tonë, kur fare
rastësisht të thashë për herë të parë:
–
Të DUA!
–
Sa më dashuron? – më pyete, që të më besoje.
–
NJË Jetë! – t’u betova.
–
Koha do ta provojë! – më the prapë e dyzuar.
Nuk
munda të të harroj, edhe pse u mundova të bindja vetveten që të humba
përgjithmonë. Edhe pse vitet larg teje më bindën që asnjë çast tjetër nuk do të
jesh më e Imja!
Vazhdova
jo tashmë rastësisht që të të dashuroja, edhe pse nuk të shikoja, edhe pse nuk
të prekja më…
Derisa
u takuam atë natë…
Që
jetuam Erotën tonë…
Nuk
ka rëndësi, që Erotën e jetuam një natë të vetme. Nuk ka më rëndësi që tani jemi
prapë larg njëri – tjetrit. Por nuk jemi më të huaj për njëri tjetrin. EROTA E
madhe njëherë jetohet. EROTA Nuk është e përjetshme. Edhe larg fizikisht njëri
-tjetrit, sado që flemë në përqafime të tjera, Unë dhe Ti e dimë që mund të
prekim trupa të tjerë në krevat, por ndjenjat tona bëjnë Erota bashkë!
Unë
e Ti e dimë që dashuria jonë që lindi atë çastin e takimit tonë të parë është
Ekzistenca jonë.
Ai
çast i parë i yni na lindi tek njëri – tjetri atë dashuri, që i ngjan
Yjeve.
Që
lindin të ndriçojnë edhe një natë të vetme. Pastaj shuhen në Agimin që
vjen….