Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ambasadori Bujar Luca dhe Ambasada jonë në Paris

Një fakt na bën përshtypje.

Ambasadori Bujar Luca dhe Ambasada jonë në Paris

Nga Artan KRISTO

Advertisement

Bujar Luca nuk është ambasador. Ja vumë këtë titull këtij shkrimi për një arësye tjetër. Bujari hapi të enjten, një ekspozitë të shkëlqyer pikture në qendër të Parisit, në një ambjent shumë prestigjioz. Ishin atje dhjetra e dhjetra dashamirës te artit e miq të tij, shqiptarë e franceze. Ajo që na bëri përshtypje ishte se në ceremoninë e hapjes së saj nuk erdhi asnjeri nga ambasada jonë në Paris apo nga përfaqësia jonë në UNESCO, edhe pse, ambasada ishte lajmëruar për këtë.

Vizitorët ndërkohë u mahnitën me veprat e Bujarit.  Katër piktura u blenë që përpara hapjes me çmime prej disa mijëra eurosh. Na bëri përshtypje se shumë prej atyre që ishin ne ekspozitë nuk e njihnin autorin dhe pyesnin se nga është ky “Byzhar”, siç e shqiptojnë francezët emrin Bujar. Dhe habiteshin kur merrnin vesh se është shqiptar. Pra, detyrën e tij si ambasador i artit shqiptar Bujari e bëri shumë mirë. Po Ambasada e bëri detyren e saj ndaj Bujarit, ndaj artit shqiptar dhe shqiptarëve të Francës? 

Nuk do ta bënim këtë shkrim sikur ky të ishte një rast i veçantë, një harrese e rastësishme. Jo. Ambasada jonë në Paris i ka harruar me kohë shqiptaret e Francës. Nuk ka pothuajse asnjë aktivitet të organiuar nga ajo për të bërë bashkë shqiptaret e Parisit, apo më gjerë. Edhe kur kujtohen një herë në vit për të festuar Vitin e Ri, shumica e listës së të ftuarve janë franceze.  Shqiptarët, si te skeçi i i Lipe Shtogut, janë gjithnjë « prapa liste ». Thuhet se ata justifikohen me mungesë fondesh për aktivitet etj etj, por harrojnë se disa aktivitete bëhen edhe pa fonde. Mjafton vullneti e dëshira e mirë për të mbedhur bashkë shqiptarët.  Ashtu siç bëri Bujar Luca këtë javë….

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A jam normale në marrëdhëniet seksuale?

Next Post

‘Çorodia’ sipas Dorina Hoxhës

Advertisement