Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Juliana apo Marina? Cila ka frymëzuar kë?
Kujtimet e nje oficeri policie: Ndriçim Mesiti: Ai nuk ishte vrasës!
Djemtë kërkojnë vajza

Kujtimet e nje oficeri policie: Ndriçim Mesiti: Ai nuk ishte vrasës!

Nëse nje arqitekt në një zonë të caktuar banimi projekton, rrugë, kopshte,apo pallate për banorët, apo një biznesmen ngren rrjetin e tij tregtar t’i shërbejë qytetarit , po ashtu dhe një specialist i policisë kriminale nderton infrastrukturën e informacionit që t’i shërbejë me përkushtim rendit dhe qetesisë kundër kriminalitetit, i cili mund të shfaqet në zonën ku operon ai. 
Nuk më kanë hutuar dhe coroditur asnjëherë ngjarjet e rënda. Kështu ndodhi dhe atëhere kur sapo u ktheva nga leja e zakonshme,të cilën e kisha bërë në 15 ditëshin e dyte të vitit 1992. Në takimin e mengjesit me shefin tim, Dullen si u pershendetëm,ai hyri direkt në temë:
– Cimi parmbrëmë rreth orës 19.00′, në afërsi të Selvisë, por jo në zonën tënde ka ndodhur një vrasje.- dhe si nxorri disa fletë formati te shtypura në makinë shkrimi, shtoi – Këtu janë disa deklarime, qe tregojnë rrethanat si ka ndodhur vrasja e Erold Ezmerit nga Petrit Shajaku. Në deklarime del qartë natyra e vrasjes.Duhet patjetër të kapim autorin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur.
– Domethënë shef paskam ardhë me këmbë të mbarë ! – i thashë, duke marrë në dorë deklarimet që mi dha shefi.
– Cimi ti do i studiosh vetë materialet, por është e vërtëtuar katërcipërisht që Petriti ka qenë në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.Ti e di që Petriti është banor në zonën tënde.
– Si ! Është tentuar të qëllohet ai ? – pyeta unë.
– Jo krejt ashtu – foli me një zë bindës shefi – kanë debatuar njëri me tjetrin me fjalë në fillim dhe kur ka plasur grushti Eroldi ka nxjerrë pistoletën, por Petriti ka qenë më i fuqishëm dhe më i shkathët,duke i shtërnguar kycin e dorës dhe ia ka kthyer atë bashkë me tytën e pistoletës në drejtim të Eroldit. E ka qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend !Kemi  bërë kontroll në banesë dhe në lidhjet e tij të afërta, por Petriti nuk gjendet.
– Ok shef ! Po përgasis planin,si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për kapjen e tij.- Si u mendova pak i thashë – nga mesdita t’i sjell për miratim.
– Mirë! Dalim pijmë një kafe !
Dhe në bar tek gjerbnim kafen biseda rreth vrasjes nuk na u nda. 
– Ky profesioni ynë është i cuditshëm shef. Dhe në kafe kur jemi dy veta bashke, tavolina këtu kthehet si ambient zyre. Dhe nëse je vetëm, duke ecur në rrugë mëndjen tek puna e kemi.
– Sëmundje profesionale bos – buzëqeshi shef Dulla,i cili kishte qejf të në thërriste kështu dhe ia bëri.- Hajde cohemi se kemi një mal me punë!
Shkuam secili në zyrë të tij. Me vëmëndje shihja materialet në ngarkim të Petritit. Djalë i vetëm, i sapo martuar, me origjinë nga Tirana. Nuk ishte më parë njeri, që kishte sjellë shqetësime, por dihej një fakt ai ishte lidhje e ngushtë e personave me tendenca të theksuara kriminale. Për një tabllo më të qartë të personalitetit të tij thirra puntorin e policisë së zonës, i cili e njihte mirë atë.
– Ylli si e njeh Petritin, sepse unë nja dy herë e kam takuar kur i kanë marrë patentën e motorrit të vet, ngaqë i jepte me shpejtësi në lagje.- kërkova sqarime nga Ylli, puntori policise, një djalë i zgjuar,i shmathët dhe i përpiktë në njohjen e situatës në zonë përsa i përket kriminalitetit.
– Shiko, o bos! Petriti është nga këta cunat e fortë të lagjes, por nuk merret as me grabitje, as me vjedhje. Është lidhje shoqërore e personave, që janë autorë vrasje.
– Ke ndonjë informacion ku rri?- ndërhyra unë.
– Ai ka një motër të martuar, por nuk shkon atje. Gjithashtu dhe prindërit e gruas së tij këtu afër i ka. Ne i kemi kontrolluar këto dy banesa që atë natë që ndodhi vrasja.
– Për gjithcka rreth këtij personi merr informacion ! Nuk ka orë, dite apo natë të takohemi bashkë nësë kemi ndonjë gjë të rëndësishme.
– Patjetër boso ! – foli Ylli , duke i rënë lehtë me dorën e mbledhur grusht tavolinës,e cila na ndante ne bashkbiseduesit.
– Për hajër na qoftë kjo punë ! Cohemi !
Ditët e javët kalonin. Muajt gjithashtu. Asnjë informacion për vendodhjen e Petritit. 
Vendet e tij të mundësme ku mund të strehohej ishin në darën e punës sonë. Por dhe ai nuk ishte i mefshët, por mjaft i zgjuar.
U transferua shef Dulla dhe pas tij erdhi për pak kohë shef Shkëlqimi e më pas shef Jani,i cili ishte shef me eksperiencë, dhelpër në zanatin tonë.Një ditë prej ditësh më thotë:
– Cimi nuk të heq nga goja Dulla, duke të lavdruar, por Petritin ama nuk po e kap !
– Shef Jani kam organizuar punën në mënyrë të atillë që ai të bindet të dorëzohet vetë.- i thashë,duke i pasqyruar një tabllo mbi informacionet e grumbulluara.
– Dakort more dakort, por asgjë nuk kemi – foli shefi i pakënaqur.
– Shef ! Ti e di që ai nuk rri pa nënën e vet Sanijen ! Nënë e bir e kanë pikë të dobët njëri tjetrin. Këtu do jetë dhe hallka e dobët e tij. Informacionet e fundit janë që ndodhet në Itali dhe së shpejti do kthehet në shtëpi.
– Mirë, ti e di !
U ndava nga shefi dhe menjëherë thërres puntorin e policisë Yllin.
– Ylli tani urgjent të dy do të shkojmë tek shtëpia e Petritit. Ka mundësi ta kapim bashkë.
– O bos unë nuk e kam problem, por shkojmë me grup të gatshëm! 
– Jo Ylli ! Dua ta kap ne befasi.
Si ramë dakort u nisëm të dy! I bie ziles së portës,pasi dera ishte mbyllur me çelës ndonësë ishte ora 10 ! Derën e hapi vetë nënë Sanija.
-Mirëdita, nënë !
– Mirëdita! – dhe me dorën të nderë e të drejtuar nga banesa tha – Urdhëroni brenda !
– Petriti e ke në shtëpi ?
– Jo me të keqen nona! Petriti ka ik ne Itali ! – u përgjigj ajo dhe shtoi- Hajde pini një kafe se nuk rrihet në komë në oborr!
U futëm mbrenda në atë ndërtesë dy dhoma dhe një guzhinë e vogël, e cila ishte mobiluar thjeshte, por bukur! Me nje të parë të binte në sy pastërtia kudo.
– Si bëri kafete nënë Sanija filloi e para:
– Ju siguroj qe Petriti nuk është këtu, ka ikur në Itali. Ti sa herë ke ardhë për kontroll nuk e ke gjetur. I kemi fol të dorëzohet si dajat e vet, pra vëllëznit e mi ashtu dhe haberet që i kam cu unë. Me këputi malli për cunin ! – tha ajo dhe sytë iu mbushën me lot.
– Unë dhe herë të tjera të kam thënë që djali ka rrethana lehtësuese . Ai vetëm se mundohet kot,se një ditë do të kapet . Ai rri pa familjen dhe mbi të gjitha pa ty! 
Nuk desha të zgjatesha më tej dhe u larguam unë bashkë me Yllin.
– Ylli, kemi arritur deri me atë pikë që Petriti do të vijë dhe të dorëzohet tek unë.
– I fortë je për nder ! E ke organizuar punën në një mënyrë të atillë, që ai të bindet të dorëzohet!
– Pa ndihmën tënde shok dhe të miqve tanë që kanë autoritet tek Petriti nuk bëhet kjo pune.
Nuk kaluan as 10 ditë  me shefin e komisariatit , Gjergjin merr takim një shoku i tij i ngushtë dhe në bisedë e super i thotë:
– Ke një specialist të policisë kriminale me emrin Çimi?
– P.o. ! – tha Gjergji.
– Do të dorëzohet Petrit Shajaku, por vetë nuk vjen ! Ka dy ditë që ka ardhur nga Italia dhe me një palë gjyslyke në sy del lirshëm bulevardit. Vetë nuk dorëzohet.
– Mirë! Faleminderit,se e zgjidh unë këtë punë.
Vonë natën dy makina shërbimi të komisariatit, në bashkpunim me forcat RENEA rrethojnë shtëpinë e Petritit dhe nga muri rrethues i banesës hidhen direkt në oborr.
– Hapet dera e oborrit me celes dhe futem unë. Një nga specialët më thotë:
– Ky ësbtë?
-Po! – i them.
– Shef Çimi kujdes nonën!- foli me zë të lartë Petriti, i rrëthuar nga një grup specialësh me maska ! Në koridor ishte nënë Sanija. 
– Mos u shqetëso nënë ! Gjithcka për mirë bëhet !
– Çimi, nuk ka pa shtëpia ime këtë qamet me policë të tillë!-fliste ajo me zë të dridhur.
– Hajde tek dhoma djalit ! – i thashë unë dhe e pyeta. – Ku është nusja e Petritit tek njerëzit e vet ?
-Po !
Në këtë çast shef Jani filloi kontrollin rutinë të banesës. I them:
– Shef! Kontrolli le të jetë tani me letra, por mos kontrollo kot se e gjithë kjo shtëpi është e hedhur në dosje dhe ti e di mirë këtë!

-Shko me të arrestuarin në komisariat,se mbërritëm dhe ne – urdhëroi shefi.

Ora kishte kaluar mesnatën. Të lodhur ishim të gjithë. Shkova në shtëpi me mendjen përsëri tek ku nuk e kisha. Në radhë të parë tek nënë Sanija që ishte e tronditur,më pas tek rrethanat që do deklaronte për qëllimet e hetimit Petrit Shajaku.

Advertisement

Të nesërmen në prani të Ilirit, ndihmësit tim,  Petriti deklaroi rrethanat si e kishte kryer vrasjen, i detyruar nga rrethanat e çastit,pasi ai nuk kishte patur pistoletë,por e kishte vrarë Eroldin me pistoletën e tij. Si plotesova dokumentet e duhura proceduriale, i erdhi radha procesverbalit të kontrollit personal.

-Shef Çimi shkruaj që nuk kam asgjë me vete !- tha Petriti dhe shtoi- Pasaportën amanet çoja nonës, ndersa ty për vete të dhuroj- tha dhe nxorri nga xhepi xhaketës së tij portofolin me 60 mijë lekë. – Këta jane të tuja, gjithashtu urdhero dhe varësën e floririt,orën Seiko5,si dhe unazen e floririt.

Si i la të gjitha sendet mbi tavolinë shtoi:

-Dhe motorri Jamaha që kam në oborr është i joti!

– Mirë dakort ! – i thashë.

E përshëndeta,duke u ndarë miqësisht dhe në këmbë pa makinë mora rrugën për në zonë, e cila ishte shtëpia ime e dytë. I rashë ziles së portës . Doli vetë ajo nënë Sanija. M’u hodh në qafë me lot në sy. U preka,por nuk e dhashë veten.

-Do pi kafen këtu si gjithmonë !- thashë kështu dhe mora rrugën vete në kuzhinë në ato ambiente që sa e sa herë kisha hyrë. U ula në divan dhe i dhashë pasaportën e Petritit dhe më pas shtova: – Shiko me kujdes nënë Sanije! Ky është 60 mijë lekëshi që kishte në xhep, varësja e floririt, unaza e floririt dhe ora Seico5. Dhe motorrin që ke në oborr i takon vetëm Petritit.

Kishin kaluar dy vjet që Petriti vuante dënimin në burgun e Tiranës. Një natë vonë kthehesha në shtëpi. Diku në kryqëzimin e rrugës Brigada e tete me Vaso Pashën shoh një të padëshiruar nga ana ime,Andin veshur me rroba shajaku ngjyrë të zezë,i cili,sapo më sheh më thote :

-Ku je Çim Mesiti!

 -Këtu jam ! Urdhëro !- dhe i hedh një vështrim indifferent,por mjaft i vëmëndëshëm që të reagoja shumë e shumë më shpejt se ai.

– Shef Çimi nuk mërzitem që më ke futur në burg,por i gjithë burgu zien për ty ! Si mor burrë i dheut të fali Petriti gjithë ato gjëra dhe nuk mbajte asnji gjë ! E di si thotë kapo jonë,në burg Abdyli,duke çuar fjalë në zonën ku shërben ti që mos vidhni në zonën ku shërben shef Çimi se të gjitha do ia themi dhe ju piu e zeza.

-Nuk më duhen keto muhabete mua ! More vesh ! – I dhashë dorën për mirësjellje dhe hyra në shtëpi !

Nuk e di por isha shumë i gëzuar me një gjëndje shpirtërore që e shprehja duke i ledhatuar deri në bezdi dy vajzat e mija. Domosdo kjo kënaqësi shpirtërore burimin e kishte ngaqë dija përfekt  një gjuhë, atë të komunikimit korrekt me njerëzit. Ishte vonë teper vonë. Vura kokën rehat në jastëk. Te mblidhja forcat se një ditë e re do shfaqej të nesermen, qeë i ngjan vales së detit duke mos ditur ku do të përplasesha, por kurrë nuk do të fundosesha . 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Juliana apo Marina? Cila ka frymëzuar kë?

Next Post

Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement