Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të lidhem me motrën e ish-të dashurës?

Përshëndetje jam një djalë 26 vjeç, verën e kaluar në plazh u njoha me një femër ku dukej qartë që ne e pëlqenim shumë njëri-tjetrin. Në fillim shkëmbenim veç shikime dhe më pas shkëmbyem edhe numrat e telefonit. Dilnim, flisnim e kalonim kohë me njëri-tjetrit. Papritur fillova të ndjej për atë vajzë dhe të dy i dhamë një mundësi njohjeje njëri-tjetrit. Por pas një kohe që unë kisha filluar të bija në dashuri me të mora vesh që ajo kishte një të dashur tjetër dhe se gjatë kohës që kishte qëndruar me mua më kishte shfrytëzuar për të bërë xheloz të dashurin e saj sepse kishin një keqkuptim mes tyre dhe tani ajo është në prag të fejesës. Gjatë kësaj kohë që u lëndova nga lajmi që mora vesh mua mu afrua afër motra e saj gjasme për të më ngushëlluar dhe një dit donte të më puthte po unë nuk e lashë, ndihem shumë i lënduar dhe shumë keq. Ndonjëherë mendoj që të lidhem me motrën e ish të dashurës që dhe po më ngacmon por jam në dilemë. Ju lutem mund të më jepni një mendim se çfarë të bëj?

-E mira e vetme që ti mund të bësh është të largohesh dhe mos ti flasësh fare asnjërës dhe të shikosh veten tënde ku mund ti japësh vetes një mundësi tjetër me një vajzë të re sepse vetëm sot nuk mungojnë femrat e ske pse i shkon atyre mbrapa. Jonida

-Mos i fol më as motrës së saj sepse edhe ajo do të hapi probleme më shumë. Renata

Advertisement

-Hapi sytë herë tjetër dhe mos i beso femrave më shumë seç duhet. Kot nuk është edhe ajo shprehja: “Beso, kontrollo”. Xhorxhia

-Duket shumë mirë se çfarë femrash janë ndaj e mira që mund të bësh është të ndërpresësh çdo kontakt me to. Migena

-Ajo ndoshta të do për ndonjë interes se motra nuk mund të shkoj me një të dashur që e ka patur edhe motra e saj më parë. Dritan

-Femra sot ke sa të duash. Lëri ato përderisa nuk të respektuan më mirë mos i fol më se humb kohën tënde dhe respektin për veten. Donald

-Nuk ja vlen fare të merresh me asnjërën prej tyre nëse i do të mirën vetes tënde. Eva

-Pse mbaruan femrat? Që do të lidhesh me motrën e ish të dashurës. Gerti

Lidhu dhe do e pësosh se motra nga motra nuk ka ndonjë ndryshim të madh dhe do e pësosh edhe nga kjo tjetra. Më mirë bllokoja numrat fare e ik gjej një gocë të mirë se këto shkojnë sa ke njëri tek tjetri kujt ti ngecin në derë. Këtë nivel kanë disa femra dhe pse është shumë për të ardhur keq me këtë nivel dhe degjenerim që po arrijmë. Flavja

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon...!

Next Post

Lojtari budist i pokerit dhuron 600.000 dollarë për bamirësi

Advertisement