Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Nënë e bijë

Përshëndetje! Më duhet ndihma  e astrologes.  Kam parë një ëndërr  të çuditshme , ishte një  grua me një vajzë diku 7-8 vjece me tipare shumë bjonde, dukeshin si nënë e bijë! Erdhën në banesën time  dhe më tha të kujdesesha për vajzën e saj ndërsa ajo po punonte në kopshtin e baçes time, dukej e lodhur dhe e zbehtë, dhe vajza ishte e zbehtë. Në disa momente më dukej sikur ishte mami  im në të tjera ishte e panjohur. Kisha frikë pasi nuk kishte askush dhe vajza kishte një shikim të trembur. Nuk më kujtohet saktë por në  një moment më tha nëse ti më sheh atëherë unë nuk kam vdekur. Çfarë kuptimi ka?

E dashur përshëndetje, fakti që keni parë nënë e bijë ka të bëjë me marrëdhënien që keni ju me nënën tuaj ose me vajzën nëse keni fëmijë. Zbehtësia në ëndrra shpjegohet me lodhjen tuaj ndaj përditshmërisë dhe se keni nevojë për pushim shpirtëror. Duhet të rivlerësoni afrimitetin me të afërm tuaj dhe të jeni më të lidhur. Është dikush që ju mungon në jetën tuaj dhe kjo ju bën pasivë dhe i humb shijen jetës. Vajza ju ka thënë nëse më shikoni atëherë nuk kam vdekur” pra ju keni mundësi të rivendosni marrdhëniet me njerëz që i  keni harruar prej kohësh dhe të kuptoni se jeta vazhdon. Gjithë të mirat.

Advertisement

Mace

– Shoh shpesh në ëndërr macen time, sikur e marr me vete në shkollë dhe e fus te çanta, por të gjithë e shikojnë dhe nuk thonë asgjë, as mësuesja. Të gjithë e fajësonin macen time sikur ajo bënte diçka të keqe, por në fakt, gabimin e bënte një nxënëse tjetër. Ju lutem, më ktheni një përgjigje…

E dashur lexuese, një ëndërr e tillë tregon që duhet të keni kujdes, pasi ju, edhe pse e keni vënë re, nuk doni ta pranoni që diçka fallco sillet rreth jush. Do të keni të reja interesante ose nga persona që ju njohin e i keni shumë të afërt, ose nga të tjerë jashtë rrethit tuaj të ngushtë, por është mirë që të mos u besoni plotësisht. Qëndroni vigjilente dhe mos u bëni naive të besoni gjithçka të bukur që ju thonë. Gjithë të mirat!

Ish gruaja..

Përshëndetje! Jam 36 vjeç, i divorcuar dhe kam parë në ëndërr ish-gruan time me kunatën e motrës së saj. Po ecnim bashkë për krahësh, por kunata ishte në mes. Më thanë mua: “S’po na qeras?”. “Në rregull, u thashë, po ju jap nga një ëmbëlsirë te kjo pastiçeria e re”. Duke ecur, kunata e motrës së ish-gruas më tha: “Mos u nxeh me ndjenja se pastaj thoni që u ftohët”. Unë i thashë ish-gruas te veshi: “Të dua”. Në fakt, te pastiçeria nuk kisha qejf me shku se me njifnin, se kisha qenë më parë me gruan dhe ajo kishte folur keq për mua, por duke ecur, ajo thotë: “Kthehemi se u kemi borxh 140 mijë lek”. Unë nxora portofolin, pashë se kisha 80 mijë lek dhe i thashë: “Dakord, kthehemi”. U kthyem të gëzuar. Kemi 2 fëmijë që aktualisht, jetojnë me mua. Faleminderit. Tani.

– I nderuar Tani, ëndrra juaj tregon marrëdhënie të marra fund tashmë, siç edhe jeni shprehur ju. Ju jetoni akoma lidhur me të kaluarën dhe herë pas here ktheheni pas në kohë duke u përpjekur të gjeni ku qëndronte gabimi. Thellë në zemër, ju do të donit të ishit përsëri një familje e bashkuar, por në fakt është e pamundur dhe ëndrra e shpreh qartë këtë, sado që në fund dukeni i gëzuar. Ju duhet të përpiqeni të vendosni marrëdhënie miqësore me ish-gruan apo të njohurit e përbashkët, për hir të fëmijëve të cilët e ndjejnë herë pas here mungesën e mamasë së tyre. Pra, në thelb, ëndrra tregon që ju nuk mund të bëheni më bashkë, për aq kohë sa parashikon ëndrra.

Telefonatë

– E nderuar astrologe, në ëndërr kam parë sikur më vjen një telefonatë nga larg dhe dikush më thotë: “Të kanë dalë dokumentet. Për më tutje, të udhëzojmë ne”. Në ëndërr telefonata ishte e papritur, e përjetova si një surprizë të bukur, sikur ishte reale.

– Kjo që keni parë tregon që do të merrni lajme të reja të cilat duken shumë pozitive, ashtu siç e keni përjetuar në ëndërr. Nëse jeni në pritje të diçkaje, çfarëdoqoftë ajo, do të merrni vërtet një përgjigje pozitive.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sildi Derveni: Për buzë të bukura gjithmonë...!

Next Post

Si të kesh lëkurë të përkryer në çdo moshë?

Advertisement