Në historinë e njerëzimit, krahas burrave të shquar, përmenden edhe emrat e shumë grave, të dëgjuara gjithashtu për akte guximi e trimërie, për zgjuarsi, punë këmbëngulëse dhe trimëri, por mes tyre ka edhe shumë të tjera që përmenden vetëm dhe thjesht si femra të bukura e tërheqëse, si lajkatare dhe kurtizane, që kanë sfiduar “parimet morale” të kohës së tyre. Shumëkush prej tyre nuk është kuptuar nga rrethi fisnor e shoqëror, madje edhe janë dënuar egër e barbarisht, por kjo në rastin konkret nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. “Gratë, ka thënë i madhi Oskar Uajlld, i ka krijuar natyra për t’i dashuruar dhe jo për t’i kuptuar”… Ja, pikërisht emrat e disa prej këtyre femrave, që ruhen në histori krahas atyre të imperatorëve dhe heronjve të luftërave sepse janë dashuruar prej tyre, duam të përmendim… Ato janë heroina të dashurisë së lirë, ose më mirë të themi, viktima të kësaj dashurie… Edhe pse para saj ka të tjera, më të lashta, po e fillojmë me emrin e bukuroshes romake…
Valeria Mesalia, gruaja që u vra nga Perandori!
Valeria Mesalina, ka hyrë në histori si dashnore e apasionuar, edhe duke qenë e shoqja e një perandori. Ajo ka jetuar në shekullin e parë të erës sonë dhe ka vdekur në moshën 23 vjeçare. E ka vrarë i shoqi, perandori, me duart e tij, sepse donte të vendoste në fronin perandorak dashnorin e saj të ri, Gaj Silius. Sipas historianëve, vrasja e shpëtoi atë jo vetëm nga turpi, por edhe nga vuajtjet e tmerrshme fizike sepse ajo ishte sifilitike. Bashkëkohësit e saj pohojnë se ajo ka qenë ku e ku më e “përdalë” sesa vetë Imperatori Neron, i cili është i dëgjuar për orgjitë e tij “të egra”, duke e shndërruar pallatin perandorak në një bordello të vërtetë, madje plot me hareme për minorene dhe fëmijë…
Kleopatra, dashnorja mizore!
Një nga kurtizanet më të mençura në histori ka qenë Mbretëresha Kleopatra e Egjiptit. Ajo nuk ishte fort e bukur, por që të tërhiqte meshkujt, i vinte ata në garë “për të fituar fronin e mbretërisë egjiptiane”. I ftonte meshkujt që i pëlqenin për ta kaluar natën së bashku me kushtin që po ta kënaqnin, të nesërmen do të uleshin në fronin mbretëror. Mirëpo një natë dashuri me Kleopatrën, në garën për t’u bërë mbret, u merrte dashnorëve gjithë jetën. Në mëngjes, ajo gjente një mijë mënyra për t’i zhdukur dhe, asnjë nga dashnorët e saj, pas natës fatale, nuk mbetej në jetë. Specialistët egjiptologë mendojnë se Kleopatra nuk ka qenë vetëm një “partizane e flaktë e dashurisë së lirë”, por edhe një mjeshtre e stërvitur e seksit oral. Ndoshta pikërisht për këtë arsye grekët e vjetër i dhanë asaj nofkën “Fhellatrike”… (Fello (lat.)-me thith). Atë e thërrisnin gjithashtu edhe Hejllon, domethënë “buzëtrashë”. Cezari e ka quajtur atë “një grua të mençur dhe modeste”, ndërsa Mark Antoni e ka gjuajtur “gjahtare të qejfeve fizike”.
Frina, “prostituta” që e shpëtoi populli…
Një femër tjetër e shquar, e dhënë pas seksit, ka qenë grekja e lashtë Frina. Ajo punonte si modele natyrale pranë piktorëve dhe skulptorëve më të shquar të kohës së vet. Bazuar në bukurinë e saj, piktorët dhe skulptorët e lashtësisë kanë krijuar figurën e Afërditës. Mirëpo ajo ishte “e pangopur” në dashuri dhe u dha aq shumë pas qejfeve, sa një ditë të bukur e dënuan me vdekje për prostitucion dhe shkelje të normave morale… Akuza ishte se “prishi moralisht figurat më të shquara të Athinës”. Gjyqi përfundoi e dënimi u dha, por nuk u ekzekutua. Kjo ndodhi sepse kur i shqyen rrobat dhe populli pa trupin e saj të përkryer, të gjithë mbetën të mahnitur nga përsosmëria e formave të saj dhe u kthyen kundër vendimit: “Jo, s’ka mundësi që në një trup kaq të bukur të fshihet djalli i degjenirimit moral! S’mund të ketë në një trup të tillë një shpirt të degjeneruar!”. Me këmbënguljen e popullit, Frina u la e lirë…
Taisa, bukuroshja që joshi Aleksandrin e Madh
Një vend i rëndësishëm në historinë e “dashnoreve të flakta” i jepet edhe grekes së lashtë Taisa nga Athina, e cila, edhe pse ishte një nga vajzat më të përdala të qytetit, e mbante veten si të paprekshme. Asnjë njeri, me asnjë pasuri e me asnjë dhuratë nuk e bënte dot për vete. Ama, ajo i jepej sakaq çdo djali që i fitonte zemrën… Historianët tregojnë se për të shtënë atë në dorë është përpjekur edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, mirëpo ajo, krenare dhe e paepur, i tha: “Futu në zemren time dhe ke për të më fituar jo vetëm mua, por të gjithë botën!”.
Imperatorja e Kinës dhe e… seksit oral!
Përmendet në histori si “pasionante seksuale” edhe imperatorja kineze Y Hu, e dinastisë Tan. Ajo futi në etikën e oborrit imperial ritin “puthje e llotusit”, një gjest ky që simbolizonte pushtetin e gruas në kohën e matriarkatit. Y Tu kërkonte që të gjithë oborrtarët, ofiqarët e lartë, madje edhe mysafirët e perandorisë, të shprehnin respektin dhe dashurinë e tyre ndaj saj nëpërmjet ceremonisë së kunilingusit… Ç’është kjo ceremoni? Një dëshmi e pakundërshtueshme e këtij riti është një tablo e vjetër, që nga koha e saj, në të cilën ajo, imperatorja, paraqitet duke ngritur me të dy duart fustanin e saj, ndërsa ofiqari, ulur në gjunjë para saj, i puth organin gjenital…
Batori, muza gjakatare!
Alxhbeta Batori, “muza” e piktorit të dëgjuar Karavaxhio, sipas dëshmitarëve të kohës, kishte një bukuri jashtëtokësore dhe për këtë, e mbanin si perëndi. Mbi fytyrën e saj njomëzake si të një vajze te re, nuk u shfaqën kurrë rrudha, as kur u plak, as kur vdiq. Sipas legjendave, kjo gjë ndodhi sepse ajo lahej çdo mëngjes me gjakun e vajzave të reja. Asaj në rrethet e ngushta i është dhënë edhe nofka gjakatare, sepse merrte vajza njomëzake dhe i fuste në një magje speciale me maja të holla gozhdësh, të cilat shkaktonin gjakderdhje pa hyrë thellë në trup. Gjatë këtij procesi, viktima vdes ngadalë nga humbja e gjakut. Thuhet se ajo është larë gjatë jetës me gjakun e mijëra vajzave të këtilla. Në vitin 1611, në moshën 50-vjeçare, konteshën Alxhbeta Batorin e dënuan dhe ia lanë në dorë popullit. Turmat e xhindosura e shqepën në dru dhe pastaj e murosën në murrin e pallatit të saj…
Markiza që qëndroi përkrah mbretit të Francës
Markiza “e ëmbël” De Pompadur ka qenë favorite e mbretit francez Ludoviku XV. Ajo mbahet si një nga kurtizanet më të palodhura dhe pasionante. Sekreti i pasioneve të saj, thuhet ka qenë selinoja, të cilën ajo e përdorte shumë. Në menunë e saj ditore nuk mungonin kurrë dy ushqime afrodiziake; çokollata dhe rrënjët e selinosë. Dama mondane, që në mëngjes, merrte një filxhan kakao me pluhur nga rrënjet e selinosë, ndërsa në drekë mjaftohej vetëm me një sallatë nga degët e selinosë, një ose dy kokrra mollë dhe thelpinj arrash. Ato, thuhet, i ndiznin pasionet dhe kërkonte orgazëm 5-10 herë në ditë… Është interesante, por fallxhoret e kohës e kishin paralajmëruar qëkur ishte nëntë vjeç se ajo “do ta çmendtte” mbretin e Francës. Dhe vertet, që nga momenti që e takoi në një ballo maskaradë, mbreti la mendjen pas saj. Me zgjuarsinë dhe pasionin e saj ajo arriti të bëhej favoritja kryesore e mbretit. Markiza Pompadur mbeti deri në fund të jetës jo vetëm një dashnore apasionante, gjithmonë e freskët dhe origjinale, por edhe një këshilltare e mikeshë e zgjuar dhe e mençur e tij, gjë që ka ndodhur shumë rrallë në kësi rastesh…
Inesa Armand, dashnorja proletare
E parandjejmë se shumëkush nga ata që e kanë dëgjuar emrin e revolucionares së flaktë, Inesa Armand, do të habiten. Ajo adhuronte idetë e komunizmit shkencor dhe i kushtoi veprimtarisë revolucionare gjithë jetën e saj, por nga ana tjetër, ushqente një respekt të thellë dhe një dashuri pasionante për përhapësin dhe mbrojtësin kryesor të këtyre ideve në atë kohë në botë, Vladimir Iliç Leninin. Ata u njohën bashkë kur Lenini ishte emigrant jashtë shtetit. Inesa iu dha Leninit, udhëheqësit historik të proletariatit botëror terësisht, shpirtërisht e fizikisht dhe më e bukura është se për të gjitha këto, ishte në dijeni edhe bashkëshortja e tij zyrtare, shoqja e tij e jetës dhe e luftës, Krupskaja, e cila e ka dashur dhe e ka adhuruar Leninin gjithashtu gjithë jetën. Inesa Armandi është njohur me Leninin në Paris dhe i forcoi lidhjet shpirtërore me të, si të thuash, para syve të Krupskajas, e cila i falte Leninit çdo mëkat, me kusht që ai të mos shqetësohej dhe t’i përkushtohej plotësisht kauzës së Revolucionit Proletar, kauzë së cilës i kishin përkushtuar jetën edhe Inesa, edhe ajo vetë. Inesa Armand vdiq në Moskë dhe hiri i saj është varrosur në muret e Kremlinit.
Izadora Dunkan, bohemja e Eseninit
Ajo ishte e martuar zyrtarisht me poetin rus Sergej Esenin, por bënte një jetë të shthurur prej bohemeje dhe nuk e ka kundërshtuar dashurinë e adhuruesve të tjerë. Sipas bashkëkohësve, ajo nuk ka qenë ndonjë bukuroshe e spikatur, por kishte një seksapil të mahnitshëm dhe një thjeshtësi shumë tërheqëse natyrore, që të bënte për vete sakaq… Ishte valltare dhe kërcente zbathur, natyrshëm, si të bënte punët e shtëpisë apo të endej e gëzuar në ndonjë livadh. Në çdo lëvizje të saj spikaste një shkathtësi dhe harmoni marramendëse. Çdo lëvizje e saj tregonte se ajo e donte jetën në të gjitha aspektet dhe shfaqjet e saj… Ajo kishte edhe një talent të spikatur si shkrimtare. Në një nga librat e saj, ajo ka thënë: “Në rast se arti im i vallëzimit është simbolik, atëhere në kërcimin tim mishërohet vetëm një simbol dhe ai është: Gruaja duhet të jetë e lirë dhe e çliruar nga kushtëzimet, të cilat në fakt qëndrojnë në themel të shoqërisë së sotme puritane”. Bashkëkohësit nuk e paragjykonin dhe jo vetëm që nuk e dënonin për “prapësitë” e saj, por e quanin valltare gjeniale që e bëri vallëzimin të fliste me gojë dhe të ishte pjesë e jetës së përditshme”.
Lili Brik dhe sekreti i saj
Lista e admiruesve të saj dhe e atyre që ajo u fali dashuri dhe intimitet është shumë e gjatë. Në të përfshihen njerëz shumë të dëgjuar, duke filluar nga shkrimtarët Lui Aragon, Pavllo Neruda deri te Iv Sen-Lorani dhe Majakovski. Ajo ishte lajkatare dhe kanakare, duke i bërë meshkujt për vete me ledhat e saj e me fjalët e ëmbla që u pëshpëriste… “Është e nevojshme, thoshte ajo, që t’ua mbushësh mendjen meshkujve se ata janë të mrekullueshëm, madje gjenialë, por për fat të keq, të tjerët nuk i kuptojnë… Dhe, kryesorja, t’u lejosh atyre atë që në familje nuk u lejohet, qoftë edhe gjëra të tilla të thjeshta si pirja e duhanit ose endja nga sytë këmbët, pa ndonjë qëllim të caktuar. Të tjerat, lërua në dorë këpucëve të bukura dhe fustaneve të mëndafshta… Ja, kaq duhet! Të tjerat vijnë vetë…”. Nëse Lili Brikut i tekej të lidhej në marrëdhënie intime me dikë, nuk kishte zot ta ndalonte. Legjendat për të s’kanë mbarim. Ajo ishte shumë e këndshme në muhabete dhe biseda, ishte e mençur dhe dinte të nxirrte në pah kur donte cilësitë e saj për ta bërë bashkëbiseduesin për vete. Vishej gjithmonë sipas modës, me shije dhe sqimë të madhe, duke fshehur me zgjuarsi edhe ndonjë të metë të trupit të saj. Lili Brik ishte femra e parë në Moskë që doli jashtë me pantallona.
Merlin Monro, bukuroshja enigmatike
Ajo ka hyrë në historinë e kinematografisë botërore si aktorja më enigmatike. Ka patur marrëdhenie shoqërore të ngushta me shumë personalitete, megjithatë, ka qenë shumë e mbyllur dhe me gjallje, nuk ka lejuar të ekspozohet… Kështu, fjala vjen, është folur për miqësinë dhe marrëdhëniet e saj me ish-Presidentin e SHBA-së Xhon Kenedi. Thuhet, madje se ata të dy kanë patur edhe intimitet mes tyre, por kur vjen puna për të sjellë ndonjë fakt konkret, të gjithë ngrenë supet. Një gjë veçse është e qartë; Merlin Manro i ka sjellë dëme të mëdha reputacionit shoqëror dhe politik të Kenedit. Me një vel enigmatik është mbuluar jo vetëm jeta, por edhe vdekja e saj. Që nga dita e vdekjes se “bjondes simpatike të të gjitha kohrave dhe të të gjithë popujve” kanë kaluar 50 vjet, por në kujtesën e njerëzve ruhet ende imazhi i një femre plot seksapil, e cila të bënte për vete që me shikimin e parë… Ajo ka bërë dashuri sa ka dashur, pa lënë asnjë gjurmë dhe për çudi, njerëzit e medias, duke përfolur emrin e saj, vazhdojnë të fitojnë fitojnë çdo vit miliarda dollarë…
Edvina Karri, ministrja hakmarrëse
…Në vitin 1993, disa gazeta britanike shkruan se kryeministri i atëhershëm i Britanisë Madhe, Mejxher kishte marrëdhënie jashtëmartesore me një zonjë të quajtur Kler Latimer. Kryeministri dhe zonja në fjalë i hodhën gazetat në gjyq dhe, sigurisht, e fituan davanë. Gazetarët ishin bazuar në thashetheme dhe opinione, ndërsa gjyqi kërkonte fakte konkrete, të cilat gazetarët nuk i dispononin… Mejxheri në atë kohë doli i pafajshëm. Mirëpo pas dy dekadash, doli qartë se, pavarësisht vendimit të gjyqit, Kryeministri Anglez, Mejxher, e kishte pasur një të dashur, veçse ajo nuk quhej Kler Latimer, por Edvina Karri dhe këtë fakt ajo e pohonte vetë në kujtimet e saja të botuara nga “The Times” në vitin 2002. Edvina nuk ishte artiste, por Ministre e Shëndetësisë, në kabinetin britanik dhe ajo e bëri këtë vetëm për hakmarrje… Sepse pas gjyqit, Kryeministri Mejxher ishte ftohur dhe mbante ndaj saj vetëm një qëndrim të ftohtë zyrtar. E megjithatë, lidhjet e tyre vazhduan “në fshehtësi të madhe” edhe katër vite të tjera, megjithëse në publik Mejxheri tregohej ndaj saj tepër indiferent, madje gjatë zgjedhjeve të vitit 1997, zgjedhje të cilat konservatorët i humbën, kur e njoftuan se Karri nuk kishte fituar në zonën e saj elektorale dhe nuk do të ishte më në parlament, ai ishte gëzuar dhe e kishte pritur lajmin me duartrokitje. Kjo dhe të tjera e patën tërbuar Edvina Karrin dhe ajo nxitoi të botonte kujtimet e saj. Libri i saj u mirëprit, ndërsa Mejxherit iu prish karriera. Edvinën e kërcënuan me jetën, por ndjenja e hakmarrjes dhe sedra e lënduar e femrës doli më e fortë… Për asnjë personalitet tjetër politik britanik nuk i janë dhënë publikut hollësi të atilla intime dhe këto i dha “partnerja e tij”, vetëm e vetëm sepse Mejxheri e la për të ruajtur karrierën politike. Mejxheri e pësoi sepse largoi nga jeta e tij një grua që e deshi fort…
Silvia Kristel, aktorja legale e Presidentit Francez
Aktorja Silvia Kristel që po e shikoni në një fotografi gjatë rolit të saj në filmin erotik “Emanuel”, ishte dashnore e Presidentit elegant Francez Valeri Zhiskar d’Esten. Marrëdhëniet e tyre intime kishin filluar shumë kohë përpara se ai të zgjidhej president i Francës dhe, më e bukura është se ai nuk i ka fshehur kurrë këto marrëdhënie, madje edhe pasi u zgjodh President. Silvia ftohej si mikeshë nderi në të gjitha pritjet dhe ceremonitë zyrtare të Presidentit, ku shpesh luante rolin e “Zonjës së Parë” pa qenë as një ditë e shoqja e Presidentit… Veç kësaj, d’Esteni gjente menyra nga më të ndryshmet për ta marrë atë me vete në udhëtimet jashtë vendit.
Ana Pinzho dhe vajza e Miteranit
Në vitin 1995, një nga dekretet e para të Presidentit Zhak Shirak habiti gjithë opinionin publik francez. Është fjala për dekretin me anë të të cilit urdhërohej “shpërngulja” e Ana Pinzhos dhe e vajzës së saj Mazarina, nga pallati Jelisei. Këngëtarja Ana Pinzho ishte dashnore e paraardhësit së tij, Fransua Miteran dhe Mazarina ishte vajza e tij, e lindur nga këto marrëdhënie ilegale. Fakti që Presidenti Miteran kishte një vajzë jashtë martese ishte i njohur në opinionin publik francez, por ajo që u bë e njohur për herë të parë dhe i habiti francezët ishte fakti se ajo, dashnorja e Miteranit dhe vajza e saj, kishin jetuar për një kohë të gjatë në pallatin presidencial “ilegalisht” dhe se apartamentin e tyre luksoz, vetëm një mur e ndante nga Jelizej… Pas vdekjes së Miteranit, ndodhi edhe një skandal tjetër që zuri për ditë me radhë faqet e para të gazetave franceze: Familja legjitime e Mireanit nuk e lejoi dashnoren dhe vajzën e saj të merrte pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Miteranit. Tani, ish-këngëtarja punon në një nga muzeumet e Parisit, ndërsa e bija, Mazarina, ka fituar me gjyq atësinë legjitime të Miteranit, mban legalisht mbiemrin e tij dhe merret sikurse edhe i ati, me politikë…
Monika Levinski, të fitosh para me dashurinë
Në SHBA, Monika Levinskin nuk e simpatizojnë, madje e quajnë të pabesë dhe intrigante sepse donte t’i shkatërronte karrierën politike dhe jetën personale Presidentit simpatik Bill Klinton, vetëm e vetëm për të fituar një grusht para me rrefimet e saj për marrëdhëniet intime midis tyre… Megjithatë, Monikën gënjeshtare nuk ke se si e quan sepse Klintoni e pranoi se ishte fajtor dhe kërkoi para së shoqes e gjithë amerikanëve ndjesë për “mëkatet” e tij… Megjithëkëtë, amerikanët janë të mahnitur me zgjuarsinë e Monikës, me zotësinë e saj për të fituar zemrën e Klintonit dhe ajo i “vë kapakun” me parashikimin e saj për të ruajtur për historinë, edhe fustanin me të cilin vishej kur bënte dashuri me Billin… Për Klintonin, dashuria me Monikën ishte e mbushur me rreziqe të mëdha dhe për pak e la atë pa familje, pa pushtetin e Presidentit, madje mund ta linte edhe pa liri sepse në vendin e tij, “shpërdorimi i detyrës së Presidentit në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, dënohet me burgim… Monika, pas kësaj, nuk ka lënë vend pa vajtur për të promovuar librin e saj me kujtime, si dhe dokumentarin “Monika në dritën bardhë e zi”, nga të cilët fitoi miliona dollarë. Njerëzit, amerikanët sidomos, janë të habitur: “E ç’e tërhoqi te kjo trashaluqe një nga presidentët më simpatikë të SHBA-së?”.