Një adoleshente, e cila ka një alergji vdekjeprurëse ndaj çdo gjëje të mundshme që e rrethon, ka arritur të mbijetojë falë qenushes të saj të stërvitur, Makki.
17-vjeçarja, McKenze Messman, nga Lincoln, Nebraska, është e detyruar që ta kalojë pjesën më të madhe të jetës së saj e mbyllur në shtëpi ose në spitale. Ajo gjithashtu fle shpesh deri 15 orë në ditë.
Tre vjet më parë ajo u dia.gnostikua me sindromën Mast Cell Activation, e cila e bën sistemin autoimun të vajzës që të reagojë ke.q nga gjithçka që e rrethon, që nga dielli deri tek parfumet dhe ushqimi.
Për t’i ardhur në ndihmë McKenze-it, familja mori një qenushe në vitin 2016 e cila u stërvit për ta paralajmëruar vajzën 20 minuta para se të ndodhë ndonjë reaksion në trupin e saj.
Makki është e stërvitur për të kuptuar se kur vajzës i rriten nivelet e histaminës, kur i rriten rrahjet e zemrës dhe e paralajmëron atë përpara se të kalojë në krizë.
Kjo i lejon asaj të marrë medikamente për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave të saj ose për të sistemuar veten në kohë në një vend të rehatshëm përpara krizës ose reaksionit.
McKenze tregon:
Kur jam gati të kaloj reaksion alergjik, ajo më lëpin dorën, kur më rriten rrahjet e zemrës ajo më shtyn lehtë këmbën, kur do të më nisë migrena më prek me putra këmbën.”