Përshëndetje! Unë kam një automjet Toyota Prius të 2012-s. Pasi i bëra një lavazh makinës dhe hapa derën, në ekran u shfaq një dritë dhe zhurma! Pasi i mbylla të gjithë dyert zhurma nuk pushoi. Ju lutem a ka ndonjë mënyrë për ta çaktivizuar këtë alarm pasi jam për rrugë dhe nuk mund të ecë me këtë alarm të ndezur?! I kam kontrolluar të gjitha dyert.
Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Faleminderit për besimin! I dashur klient unë e kuptoj pyetjen tuaj dhe e di se sa e mërzitshme është zhurma. Ekziston një modul nën pult, i cili është përgjegjës për dhënien e këtij alarmi Mund ta shkëputim atë, por kjo do të çaktivizojë të gjitha paralajmërimet e tjera ,përveç kësaj nuk është e rekomandueshme që ta bëni. Më e mira eshte që të shkoni në një servis të afërt dhe ata mund të identifikojnë modulin dhe ta shkëputin atë së paku deri sa të arrini destinacionin tuaj. Unë nuk ju rekomandoj që ta bëni vetë, sepse nëse prekni ose shkëputni një tel të gabuar mund të aktivizoni sistemin imbolizues të automjetit tuaj i cili pengon ndezjen e veturës. Mendoj se më mirë është qe të nesërmen në mëngjes të vizitoni servisin më të afërt për të çaktivizuar modulin i cili nuk do t’ju marrë më shumë se 15 minuta. Gjithë të mirat!