Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Një analizë javore nga Xhoi Jakaj


“Ka kohë që për mungesë kohe e kisha braktisur si rubrike javore ne faqen time te fb…”-kështu e nis shkrimin e saj administratorja e përgjithshme e Ora News&Chanel One dhe pedagogia Xhoi Jakaj dhe vazhdon më tej…:

1- Studentët dhe greva, per mendimin tim janë në pikën e hallit, mes humbjes dhe fitores,sepse ne një sistem diktatorial sic po kthehet ky yni fitoret nuk bëhen pa drejtues dhe pa masen e gjerë popullore me vete,të dy këta element protestes i mungojnë, i ka mbetur vetem pak mbeshtetje nga disa televizione dhe protesta nuk ështe e organizuar në asnje detaj, ndjese se jam vete pedagoge e më dhemb humbja tyre, por ca jane në shtepi,ca në leksion ebca te tjere ngujuar në disa klasa dhe nën një presion shumë të madh nga policia private e ut dhe policia e shtetit dhe vetë shteti e partitë që i përçanë, në shqiperi tashmë është instaluar sllogani “perça dhe sundo”

2-Të gjithë u morën me çeshtjen pse një i ri nga kosova duhet të ketë shansin të drejtojë diplomacinë shqiptare e jo një nga shqiperia nuk është e mundur të ketë një portofol ministror në kosove,mbase ndodh një ditë, ne jemi populli që vjellim shumë vrer , shajmë, fyejmë denigrojmë dijen e padijen, pra nuk ka një kufi ndarës mes së mires dhe së ligës këtu te ne,mjafton një sulm në rrjetet sociale për një person dhe e masakrojmë atë me libër shtëpie, ia rreckosim diplomat dhe shkollimet edhe sikur ti këtë të tëra në rregull ne hedhim baltë mbi çdokënd, e të arrestojmë pa pikën e proves jemi popull që marrim njëri- tjetrin me gurë vetem partia mos na preket….

Advertisement

3- E pa llogjikshme lufta midis Presidentit dhe Kryeministrit por do pajtohen mos u lodhni fare, edhe nëse jo , për disa vite të tjera këto koka do e drejtojnë këtë vend dhe ne do bëjmë shkrime në portale e do dëgjojmë analistet në studio televizive duke na treguar e llafosur për politikanët tanë të nderuar cili vlen më shumë e cili më pak, por me hallet e të shkretit popull askush nuk merret…?!

4-Debora e të ftohti ka mbuluar gjithë vendin e dhjetra fshatra në shqipëri i kemi pa bukë, ushqim, medikamente dhe energji elektrike, e perveç dy ministreve që dolën dje në televizor me sfond dëborën e bardhë nuk kemi dëgjuar të merren masa konkrete e të ndihmohen këta banorë nga temperaturat shumë të ulta dhe varfëria e tejskajshme në limitet e jetës

5- Jemi një popull i pa vetëdijshëm për hallet tona dhe se cfarë po na bën politika, e gjithnjë zgjedhim të keqen me të madhe jo atë më të voglen dhe justifikohemi me shprehjen partia ime është më afte dhe e drejtë se ajo e jotja edhe pse partia e asnjërit hallet nuk ua zgjidhi kurre, e të dy bashkë- biseduesit janë në të njejtën varferi ekstreme …
Zoti e shpëtoftë këtë vend nga politika e mbrapshtë dhe ne si popull nga keq përdorimi që po na bën kjo politikē nder shekuj….

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam mbipeshë! A mund të ngelem shtatzënë?

Next Post

Kalova infarkt pas bai-pasit

Advertisement