Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Këshilla dhe risi nga Anila Kalleshi!


Fjoralba Zeqiraj: – Anila sjell gjithmonë risi në biznesin e saj, diçka të re që do të ofroni për klientet tuaja përgjatë këtij viti?
MSC Anila Kalleshi, Dietologe klinike, “Anila Kalleshi Center”:- Fokusi im kryesor është të sjell gjithmonë më të mirën në tregun shqiptar. Profesionalizmi është ajo çfarë të diferencon në treg dhe që sjell besueshmëri te klientët. Risia përgjatë këtij viti do të jetë bashkëpunimi me doktoreshën italiane Grazia Mazza në fushën e dermo-estetikës, trajtimet e fytyrës dhe trajtimet anti-age. Përsa i përket “Albanian Lifestyle Medicine” në prill, në Lituani do i nënshtrohem një testimi dhe më pas në tetor, në Florida kam provimin e çertifikimit si trajnere e “Lifestyle Medicine”, ku më pas do kem të drejtën për të çertifikuar të gjithë mjekët shqiptarë.
Pas festave gjithmonë njerëzit kërkojnë një dietë të ekuilibruar, çfarë sugjeroni që të konsumojmë për një detox organizmi?
Një dietë detox ka në thelb zakone të shëndetshme ushqimore për një shëndet më të mirë. Sigurohuni që të pini ujë të ngrohtë në mëngjes. Shtoni lëng limoni të saposhtrydhur për t’u siguruar që trupi juaj të marrë vitaminë C. Krahas konsumimit të lëngjeve të freskëta, si mollë, portokall, ananas, sigurohuni që të pini të paktën 8 gota ujë përgjatë ditës. Konsumoni ushqime që janë të pasura në fibra. Gjithashtu sigurohuni që të konsumoni 3 porcione frutash të freskëta dhe perimeve me gjethe jeshile. Ushtrimet e përditshme janë të nevojshme, mund të jetë në formën e jogës, ecjes apo aerobikës. Gjumi është i nevojshmëm, kështu sigurohuni që të flini 8 orë gjatë natës.
Ku është ndryshimi i një detox-i dhe një diete për të humbur peshë?
Shumë njerëz shpesh e ngatërrojnë një dietë detox me një dietë humbje të peshës. Në fakt ka një ndryshim të madh ndërmjet tyre. Ato ndryshojnë nga impakti që kanë në trup si dhe nga motivimi psikologjik që kemi ndërkohë që i ndjekim. Dieta për humbje peshe ka vetëm një fokus-humbjen e kileve të tepërta. Truri është i përqëndruar vetëm në numrin e kileve.Nga ana tjetër dieta detoks ka si qëllim eliminimin e toksinave të akumuluara në trup, eventualisht më pas shëndeti dhe sistemi ynë imunitar përmirësohet. Motivimi që kemi për të ndjekur dietën detox është përmirësimi i shëndetit tonë, energjisë dhe aftësisë për t’u përqëndruar. Sigurisht me dietën detox kemi një lehtesim te organit tê mëlçisë. Për të mbrojtur organet e brendshme nga toksinat, trupi ynë shpesh i rrethon toksinat me një shtresë yndyre. Kur ne eliminojmë toksinat, trupi ynë nuk ka nevojë me për këtë lloj shtrese. Kjo është një nga anët e shumta pozitive.
Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në përshpejtimin e rënies në peshë?
Të konsumoni një dietë të balancuar me ushqime të freskëta dhe organike është strategjia më e mirë shëndetësore që cdokush duhet të implementojë. Duhet të konsumoni sa më shumë fruta organike, perime, drithëra të plota , oriz kaf , salmon , sojë , arra dhe fara në sasi të vogla , ujë të filtruar dhe lëngje frutash dhe perimesh të freskëta. Mund të përmend: Qitro është një frut mjaft i mirë. Në qoftë se një person do të konsumojë 1 kokërr qitro në çdo vakt (pa shtese sheqeri) , do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Tërshëra ul kolesterolin dhe të mbush me energji duke ndihmuar në rënien në peshë. E shumë të tjera…
Çfarë përfshin një mëngjes i mirë dhe i shëndetshëm?
Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm që kurrsesi nuk duhet anashkaluar. Vezë omëlet me spinaq,domate të grirë në rende dhe avokado, luleshtrydhe e banane. Një super mëngjes!

Për një gjumë të rehatshëm në mbrëmje cfarë keshilloni të konsumojme?
Qumështi dhe disa nga nënproduktet e tij janë një burim i mirë i një gjumi të rehatshëm. Këto elemente ushqimorë shërbejnë për të qetësuar nervat para gjumit, pasi përmbajtja e kalciumit në to vepron si një efekt reduktues i fibrave nervore.
Sa efektivë mendoni se jane cajërat e dobësimit?
Sipas mendimit tim, çajërat e dobësimit nuk janë një faktor kontribues parësor në humbjen e peshës . Le të marrim rastin e çajit jeshil. Eshtë e rëndësishme të theksojmë që çdo benefit i çajit jeshil për humbjen e peshës me shumë gjasa është shumë i vogël. Impakti i çajit jeshil nuk është aq beneficial sa metodat e tjera për humbjen e peshës, si ushtrimet fizike. Ushtrimet e rregullta dhe konsumimi i një diete të shëndetshme me shumë perime dhe fruta, janë strategji efektive për humbje peshe. Caji jeshil i përdorur krahas këtyre metodave, mund të rrisë rezultatet pozitive.
😎 Do mundesh te zbulosh nje recete sekrete te nje supe te mire dimerore por gjithashtu edhe te ushqyeshme?
Supë velvet me karrotë e koriandër, një nga recetat e mia të preferuara. E thjeshtë dhe me pak kosto, si dhe me një shije magjike.
Përbërësit:
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-1 tufë me koriandër duke përfshirë dhe rrënjët të prera hollë
-1 qepë mesatare e copëtuar
-5 karrota të prera
-3 thelpinj hudhra të shtypur
-3 ½ e kupës me lëng perimesh ose pule
Sipër i hidhet: 4 lugë gjelle krem të athët
-Ekstra: gjethe koriandër
=Udhëzime:
Përgatisni përbërësit. Prisni

Advertisement

Përgatisni përbërësit. Prisni karrotat, qepët, shtypni hudhrat dhe prisni rrënjët dhe gjethet e tufës së koriandrës.
-Ngrohni vajin e ulliri në nxehtësi mbi-mesatare në një tigan të madh.
-Gatuani qepët, hudhrën dhe gjethet e koriandrës në një tigan të madh.
-Shtoni karrota dhe lëreni të gatuhen për disa minuta. Lërini derisa karrotat të marrin një ngjyrë kafe.
-Spërkatini me pak kripë dhe piper.
-Hidhni në tigan pak lëng perimesh/pule.
-Shtoni mjaftueshëm lëng (rreth 3 kupa) për të mbuluar përbërësit në një tigan dhe gatuajini derisa karrotat të jenë zbutur-për rreth 15 minuta.
-Në momentin që karrotat janë të buta, hidhini në blender që të marrin trajtën e puresë. Shtoni më shumë lëng nëse duhet për të marrë trajtën e duhur.
-Hidhini një sy dhe për sasinë e kripës dhe piperit.
-Ekstra, në momentin që e hidhni në tasa, sipër vendosini pak krem të athët ose koriandër të freskët.
=Shënime recete:
Mund ta zvëndësoni lëngun e perimeve me lëng pule-është po aq e mirë, por jo një metodë vegjetariane.
Smoothie-t sa te shëndetshëm janë për organizmin? Dhe një kombinim i mirë për një smoothie te shijshëm…
Smoothie-t përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, kështu që ju mund t’i plotësoni nevojat ditore me shumë pak përpjekje. Kjo varet dhe nga kombinimet ushqimore që zgjidhni por megjithatë mbeten një alternativë e shëndetshme dhe mjaft e thjeshtë.
Smoothie me spinaq
Një smoothie e shëndetshëm për mëngjes.
Përbërësit:
1 filxhan spinaq
½ filxhan kastravec
1 kërcell selino
1/2 banane
½ filxhani copa ananas
Një gotë kos
Përgatitja:
Hidh spinaqin, kastravecin, selinonë dhe 1/2 filxhan ujë në mikserin elektrik.
Shto bananen, ananasin dhe kosin. Përzieji sa të krijohet një masë kremoze dhe konsumojeni direkt.
Farat e ndryshme ,cfarë benefitesh kanë në organizmin tone?
Farat sjellin benefite të mrekullueshme në shëndetin tonë. Konsumimi i nje porcioni prej 30 gr fara çdo ditë mund të rrisë shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht shëndetin kardiovaskular. Përfitimet shëndetësore të farës së lulediellit mund të jenë të mjaftueshme për të merituar një vend në sirtarin tuaj të kuzhinës.Farat e lulediellit nuk kanë vetëm shumë proteina, por janë të mbushura me vitaminë E, me magnez dhe plot me yndyrna te shendetshme. Farat e kungullit përmbajnë sasi të madhe të hekurit që e mbajnë nivelin e energjisë në trup në mënyrë stabël (të qëndrueshëm). Farat chia ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në tretje ndërsa farat e lirit luftojnë inflamacionin.
Kush jane moshat qe frekuentojne me shume, qendren Anila Kalleshi Center?
Kryesisht moshat e reja, grupmosha 18-30 vjeç.

Kush mendoni që janë shkaqet e mbipeshës në moshat e reja?
Një ndër shkaqet kryesore të mbipeshës mbetet mënyra e jetesës. Zakonisht mbipesha shkaktohet nga marrja e më shumë kalorive sesa trupi harxhon. Genet mund të krijojnë terrenin për mbipeshë ose dhjamosje, por në fund të fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga lëvizjet që kryen gjatë gjithë kohës individi, kur për një kohë të gjatë merren kalori te tepërta, bëhet një jetë sedentare ose kombinohen të dyja bashkë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fazilet’ është e re, po nuk do ta besoni sa të moshuar e ka burrin...!

Next Post

Hëna që do ta zgjedhësh tregon shumë për ju...!

Advertisement