Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Etapat e një takimi dashuror


Sitet e takimeve janë bërë tashmë një prototip i pashmangshëm i jetës sonë dashurore. Aplikimi Happn ka zbuluar kohët e fundit një studim mbi etapat e një lidhjeje dashurore. Atëherë, pro apo kundër puthjes që në takimin e parë?

Happn është një aplikim për të gjetur dikë që keni parë në rrugë, autobus, në bar, ose në supermarketin afër shtëpisë. Kështu, është bërë një studim mbi etapat e mëdha që përbëjnë një lidhje dashurore: Nga kontakti i parë, nëpërmjet aplikimit, deri tek martesa, duke kaluar nëpërmjet fjalëve të para të dashurisë, ose momenti kyç i bashkëjetesës…Kështu janë marrë në pyetje 1000 persona (burra dhe gra) që përdornin Happn dhe rezultatet kanë qenë befasuese.

Meshkujt duken më guximtarë se gratë. 75% prej tyre u duhet vetëm një minutë për t’i bërë “like” një profili femre, kundrejt 55% të grave. Sipas Happn, 57% e meshkujve e dërgojnë mesazhin e parë brenda orës nga takimi i parë. Pothuajse gjysma e grave (47%), presin mesazhin e pretendentit të tyre.

Advertisement

Sa kohë kalon para se të bëhet takimi i parë real? Burrat dhe gratë janë dakort në këtë pikë: Gjysma e përdoruesve të aplikimit, diskutojnë disa ditë para se të takohen. Dhe nuk ia vlen të tregoheni të ndrojtur…ky studim tregon se shumica e takimeve përfundojnë me puthje. Kur thuhet për herë të parë “të dua”? 27% e burrave e bëjnë këtë pas 2-3 muajsh, ndërsa gratë, më pak guximtare, presin 6 muaj ose më shumë për të deklaruar dashurinë e tyre.

Etapa në vazhdim: Bashkëjetesa. Cili seks vendos më shpejt për këtë? Sipas sondazhit, më shumë se gjysma e tyre mendojnë se është e arësyeshme të bashkëjetosh pas 6 muajsh lidhje, kundrejt 37% të vajzave. Vazhdimi logjik e do që princesha të thotë “po” e veshur me fustan të bardhë, në krah të princit të saj. Jo kaq shpejt. Vetëm 22% e djemve dhe 24% e vajzave mendojnë se duhet pritur 4 vjet minimumi para se të kesh dëshirë të martohesh. Për 19% të të anketuarve, martesa nuk është diçka aktuale dhe fëmijët, lihen për më vonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kastro Zizo zbulon "vjedhjen" e tre këngëtarëve shqiptarë

Next Post

Miu futet në bankomat, ha 18.000 euro

Advertisement