Mbrëmjen e djeshme janë hedhur akuza të forta për tre këngëtarët e njohur shqiptarë, Genta Ismajli, Blero dhe Sinan Hoxha, për vjedhje të hapur të disa prej këngëve të tyre.
Ka qenë Kastro Zizo ai i cili e ka nisur emisionin tij më të ri, “Late night show”, duke thënë se kopjaci më i madh është vëtë ai, por më pas ka shtuar edhe emrat e kolegëve.
Duke marrë shkas nga emri i emisionit dhe akuzat për kopjim ose plagjiaturë, Kastro e nisi menjëherë me një sulm ndaj këtij fenomeni të përhapur në vendin tonë, sidomos në muzikë.
“Kemi muzikën tallava që jo vetëm është kopjuar këtu tek ne, por është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë siç duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi, sa e dëlirë”.
Kështu ka thënë Kastro, pasuar menjëherë me një insert të shkurtër këngësh ku ballafaqon Gentën me këngëtaren Viki Narkuvice. Këngët e tyre duket dukshëm që janë identike.
Nuk ka mbaruar me kaq. Kastro ka vënë nën shënjestër edhe këngëtarë të tjerë si Sinan Hoxhën dhe Bleron, për të cilët shprehet se nuk dihet se kush ka kopjuar kë.