Doktor pershendetje! Para 4 muajve kam pësuar një atak kardiak. Jam 60 vjeç dhe nuk kam pasur probleme përpara këtij ataku. Kam dëgjuar që vaji i peshkut e mban shëndetshëm zemrën. Është e vërtetë? Nëse po si duhet t’a marr, si suplement? FaleminderitDr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Përshëndetje! Kujdesi pas një infarkti miokardi është shumë i detajuar. Patjetër që thjesht një vaj peshku nuk është shpëtimi për zemrën. Një ndjekje shumë e rregullt me kardiologun dhe një mjekim shumë rigoroz janë zgjidhja e duhur. Megjithatë vaji i peshkut si omega 3 është antioksidant shumë i mirë i cili ka dhe një rol pozitiv si hipolipemiant pra, si ulës i yndyrnave në gjak. Mënyra më e zakonshme e marrjes është me kapsula të parapërgatitura që i gjen në çdo farmaci. Doza e rekomanduar është 0.2-0.5 g në ditë. Zakonisht preferohet të merret në darkë pas buke ku efekti metabolik është maksimal. Të shkuara

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here