Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dua të blej shtëpi vetëm në emrin tim


– Jam një bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve. Aktualisht, jetoj në një shtëpi me prindërit e tim shoqi. Do të doja të dija, nëse unë i kam mundësitë ekonomike për të blerë një shtëpi dhe dua që ajo të jetë vetëm në emrin tim, në mënyrë që nëse nesër pasnesër ndahemi, ajo të mos llogaritet si pasuri e përbashkët, por të jetë vetëm imja, si duhet të veproj? Faleminderit.

Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:- Ç’do pasuri që nuk është vetjake, konsiderohet e përbashket mes dy bashkëshortëve. Ju nuk mund të blini një pasuri të re gjatë regjimit martesor të fituar nga të ardhurat e fituara nga bashëksia dhe më pas të konsideroni dhe ta identifikoni si vetjake. Nëse burimi i të ardhurave vjen nga bashkësia ç’do send i blerë qoftë edhe në mënyrë të njënashme nga njëri prej bashkëshortëve do të konsiderohet i përbashkët. I përbashkët është ky send edhe nëse ai regjistrohet vetëm në eëmr të njërit prej bashkëshortëve në regjistrat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Nëse ju vërtetoni se keni pasuri vetjake sikundërse mund të ishte një pasuri  e cila egzistonte e juaja para lidhjes së martesës, ose fitoni një pasuri gjatë regjimit martesor me anë të dhurimit, të trashëgimisë ose legut, ose pasuri që e fitoni si pasojë e një shpërblimi dëmi vetjak, ose pasuria e fituar nga tjetërsimi i pasurive vetjake të sipërpërmendura; atëherë mund të blini një shtëpi e cila konsiderohet një pasuri personale. Zakonisht njërëzit mendojnë si të jenë bashkë deri në fund të jetës së tyre duke kujtuar besimin e tyre martesor. Duhet të bëni përpjekje që t’i riktheheni planeve të përbashkëta me bashkëshortin tuaj, për të gëzuar frytet e një martese solide dhe bekimet e saj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund të zhduket vetë kanceri?

Next Post

Afërdita Ferracaku: Rruga ime drejt suksesit!

Advertisement