I dashur gjinekolog unë kam një problem dhe jam bërë shumë merak sepse është hera parë që vërej këtë gjë në pjesën e vaginës që më janë shfaqur disa puçrra dhe janë me ngjyrë të kuqe, më dhembin herë pas here nuk më zhduken. Janë si copëza mishi veçse shumohen. Çfarë mund të jenë doktor? 25 vjecarja!
Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, whatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:- Përshëndetje e nderuara 25 vjeçare. Unë si mjek gjinekolog dyshoj që mundë të jenë lythat gjenitale që në gjuhën mjekësore quhen Condyloma Acuminata.
Lythat janë pasojë e infeksionit me HPV (human papilloma virus), që shkaktojnë kondilomat.
HPV bartet me marrëdhënie seksuale, por edhe përmes kontaktit lëkurë me lëkurë.
Te gratë shfaqen përreth vaginës, në qafën e mitrës, brenda në vaginë, si dhe përreth ose brenda anusit. Te burrat shfaqen në penis, skrotum, brenda në uretër si dhe përreth ose brenda anusit.. Përhapja e tyre bëhet përmes kontakteve seksuale. Pothuaj gjysma e popullatës seksualisht aktive infektohen nga virusi që i shkakton lythet, gjatë jetës së tyre. Prekin zakonisht indet e lagësht të zonave genital. Mund të jenë në formën të ngritjeve mishtore të vogla ose të kenë pamje lulelakre të madhësive të ndryshme. Në shumicën e rasteve sistemi imun i vret HPVs. Duke mos u zhvilluar kështu shenjta të infeksionit.
Faktoret riskant janë marrëdhënie seksuale të pambrojtura me shumë partner
-prania e sëmundjeve seksuale të tjera,
-marrëdhënie seksuale me partner të panjohur,
-marrëdhënie seksuale në moshë të hershme.
Trajtimin e lythave gjenitale e bëjmë varësisht nga pamja klinike e tyre. Trajtimi me krem ose solucione janë më të pranueshme nga pacientet.Podophyllin dhe podofilox (Condylox). Është produkt me bazë bimore që bën shkatërrim të indeve. Në rastet e rezistencës në trajtimin lokal na detyron të përcaktohemi për trajtim kirurgjikal, çka nënkupton trajtimin me elektrokauter, krioterapi dhe laser terapi. Parandalimi bëhet me vaksina Gardasil që të mbron nga lythet genital dhe disa tipeve te cancerogjen, ndersa Kondomi nuk mbron plotësisht nga kondilomat, sepse nuk e mbulon krejt lëkurën e regjionit gjenital, por edhe për shkak se virusi përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë. Sido që të jetë, kondomi është mjeti kontraceptiv më i sigurt ndaj infeksioneve që barten me marrëdhënie seksuale. Pas trajtimit, pacienti obligohet të paraqitet për mbikëqyrje pas 3 dhe 6 muajve pas përfundimit të trajtimit. Rekomandoj që sa më shpejt të bëni një vizitë te gjinekologu sepse lythat gjenitale përhapen dhe rriten shumë shpejt. Ju uroj shërim të shpejt.