-Doktor Abazi Jam 20 vjeç dhe vuaj shumë sepse nuk jam i vetëdijshëm kur veproj dhe i mohoj të gjitha gjërat. Nuk dëshiroj të shkoj te mjeku, sepse me duket sikur e gjithë bota është kundra meje. Më jepni ju lutem ndonjë ilaç ose më thoni, çfarë të bëj?
Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje djalë i dashur, e lexova me vëmendje letrën tënde dhe më bën të mendoj se shqetësimet e tuaj mund të lidhen me një çrregullim të personalitetit. Do të doja të dija me shumë rreth shqetësimeve që ti referon: Këto episode ndodhin vetëm kur je i emocionuar ose i nervozuar apo edhe në qetësi? Sa kohë ke pasur episode të tilla dhe sa zgjatin këto episode?A përdor alkol apo substanca të tjera? Sigurisht që mosha jote e re, impulsiviteti i hormoneve mund të kenë ndikim në këtë gjendje. Gjithsesi një vizitë e rëndësishme dhe një bashkëbisedim më i gjatë rreth pyetjeve të mësipërme do të ishte i nevojshëm. Të mirëpres në klinikën time nëse dëshiron për një bisedë me të gjatë dhe për të saktësuar diagnozën e mjekimin më të përshtatshëm!