– Jam një vajzë 24 vjeçe, jetoj në Tiranë me familjen. Vazhdoj fakultetin dhe ndërkohë, edhe punoj. Problemi im qëndron te familja ime. Kam një familje me tradita të vjetra. Për ata, vajza duhet të vijë në shtëpi maksimumi në 6 të darkës dhe për më tepër, nuk bëj fare jetë. Dua të dal për një pije për darkë me shoqërinë e ata nuk më lënë. Dua të krijoj një lidhje e ata përsëri ndërhyjnë. Me pak fjalë, ndihem tmerrësisht e vetmuar, sepse edhe shoqëria më është larguar. Kam kërkuar që të dal në shtëpi në vete, por familja më paragjykon shumë rëndë, dhe më thotë: “Po dole më vete, fisi do të thonë: U bë ajo! Do të bëjë si i do qejfi natën, prandaj”. Me pak fjalë, është hapur një debat shumë i rëndë në familjen time dhe s’po më lejojnë. Ju, çfarë më thoni, të iki pa i pyetur apo të jetoj me ata gjersa të martohem, siç më thonë ata?
– Je goxha e rritur sa për t’i bindur prindërit që e kanë gabim dhe që ti ke nevojë për pak liri, sepse nuk je më adoleshente. E kanë gabim dhe kjo, shpeshherë i shtyn fëmijët të bëjnë më shumë gabime. Si ai qeni që e mban të lidhur dhe, kur e zgjidh, merr kot. Mendoj se do bësh zgjedhjen e duhur të dalësh në shtëpi në vete. Kështu do të bëhesh me e fortë për veten dhe për familjen. Se dole në vete, nuk do të thotë se i ke kthyer shpinën familjes, përkundrazi, do jesh e zonja e vetvetes dhe do të jesh akoma më e lidhur me familjen, edhe pse në distancë. Flora
– Mos e vër në dyshim kundërshtimin e familjes goce mbase një ditë do të shërbej për mirë, jetesa jashtë familjes nuk është e lehtë,,,kujdes mos u demoralizo. Familja është e shtrejtë, të tjerat janë pallavra. Vera
– Bëj c’të dojë shpirti e të dojë zemra, jeto ato që ke thurur në ëndrra! Klodjani
– Dëgjo familjen, pasi nese do ikësh dhe nga familja nuk do të gjendet pranë askush tjetër do përfundosh vetëm .Ina