Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

POEZI

Diell dhe hënë bashkë

Pashë diellin dhe hënën sot

Përqafuar, puthur

Advertisement

Si kurrë ndonjëherë

Mirëmëngjes dritë e diellit

Paske dalë herët sot

E ndjeva ndriçimin tënd

Herët ti e herët unë

U puthëm në rrugë.

Fjalë nuk thamë

Shpirtin njëri tjetrit

Dhamë.

  Bardha Mançe

Mëndjet e zgjuara, shpërfillen.

Nga xhepa të mbushur me para plot.

Në turmën e revolucionit mendimtar.

Shpesh herë në krye ndodhet një idiot.

Portofole që mund të blejnë bibliotekat,

Por as dy libra si lexuan kurrë.

Gëzojnë statusin e njerëzve në karrierë.

E jo fatkeqësisht atë të qënit burrë.

Ndërkohë që gjithë kursimet tona.

Vlejnë jo me shumë se një varr.

E bota ziliqare nis e ngre krye.

Atëherë kur së keqes i bëhet dëshmitar.

LIZA BROZI

Je vonuar, sonte të prita

Të më sillje ëndrrën e mbrëmjes

Po ti nuk erdhe ,unë u mërzita. ..

Në dritare rrija dhe flisja me hënen.

Nëse në ëndërr nuk më vjen

Shumë do jem zemëruar

Sì ëngjëll dua të kem pranë

Të rrimë ashtu të përqafuar. ..

Nëse ti vjen në ëndrrën time

Nuk dua të zbardh agimi. ..

Sepse sapo të vij dita

Do ndihet prapë trishtimi.

// Anelja Lako//

Nate e padenje!

Kjo natë s’është e denjë,

e bardha gënjen, s’janë ato ngjyra,

por ca manekyra, prerë si nën shi,

që rrugët e Tiranës i veshin me gri.

Gjithë nata e natës, duket shkretëtirë,

këmbët sa u lodhën, hapa kundërshtuar,

nuk kthehen dot, kur s’kishin për të shkuar.

mendje e shkalluar, bardhësi e pashtruar.

Lart ka vetëm re të hirta, poshte gjoja petrita,

që thonë e përsërisin fraza delikate,

na fundosin hidhur në detin e zhgënjimit,

sa e zeze kjo gotë e bardhë mashtrimi!

IS.KO.

Të desha.

Të desha

pa të parë,

pa të dëgjuar,

pa të prekur,

pa të nuhatur,

natyrisht dhe

pa të shijuar.

Pa të njohur

të desha,

pa të kuptuar,

të desha pa ta ditur

as emrin,

as datëlindjen.

Ç’më duhej pasaporta,

kur gjith’ botën tënde e kisha në brendi,

kriptuar?

Të desha, pa të zbuluar!

Thonë se dashuria lind në eter…

Lediona Braho

I SHFAQUR NË PASQYRË

Ti larg…

Unë në pasqyrën tënde.

U mbylla aty si në folezën tonë.

Shoh veten…flas…qesh…

jetoj aty. Si e çmëndur…

Po,po si të tillë më mbajnë.

Lyej qerpikët…I lyej sërish…disa herë…

Poshtë tyre rrjedh loti yt.

Koha e fshin. Ndjej dorën e saj…

Ti larg…

Unë me ty në të njëjtën pasqyrë.

Koha më krehë flokët, por s’dua të dal.

Eltona Lakuriqi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nga ditari i Edi Rames: 15-22 dhjetor

Next Post

Le të qeshim...

Advertisement