– Përshëndetje doktoresha! Jam një 23 vjeçar në gjendje të mirë fizike, por prej tre vjetësh, kam disa shqetësime në lidhje me bajamet. Në disa raste, bajamet më janë zmadhuar dhe qelbëzuar, por mjeku më ka dhënë Longacef e ilaçe me spray. Kam bërë disa herë analiza dhe kam dalë me streptokokus h. beta. Për momentin, kam bërë asto testin dhe më ka dalë 400. Kur koha është e ftohtë, kam humbje force e dhimbje në pjesën e shpinës. Unë jam alergjik nga penicilina dhe nuk mund ta marr injeksionin e quajtur ekstracilin. Çfarë të bëj, pasi jam në dilemë, t’i heq bajamet apo ta shtyj sa ta shtyj?
Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:- Indikacionet apo arsyet për heqjen e bajameve janë të shumta që nga tonsillitet e shpeshta pra sëmundshmëria nga bajamet 3-4 herë për 3-4 muaj rresht, era e keqe nga goja, eleminimi i tapava me erë të keqe, komplikacionet në distancë si infeksionet kronike të veshkave, infeksionet e deri te prezenca e streptokokut B haemolitik me një ASLO mbi 800 UI, që është një indikacion për rrezikshmerinë e tonsilliteve kronike. Pacienti sigurisht që do të mjekohet me antibiotikoterapi sa herë ka infeksion akut nga bajamet por nëse është sëmurur aq herë sa u përmend më sipër kjo është një arsye për t i hequr. Streptokoku B haemolitik nuk çrrënjoset por mbahet nën kontroll me një ASLO nën 200 UI tek të rriturit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!