Një këngë mjaft e bukur dhe verore me një fabul shumë interesante që flet për realitetin shqiptarë është sjellë vetëm para pak ditës nga këngëtari i njohur i muzikës së pastër shqipe Haki Godanci.
Këngëtari Godanci deri më tani për disa këngë ka punuar me tekstshkruesin Milaim Islami ndërkohë që me disa të tjera me Milaim Mezinin e Agim Gashin ndërsa këngën e fundit të titulluar ‘Thash e theme’ ka punuar me Hamit Kastratin, derisa muzikën e këngëve të tij deri më tani i ka realizuar Kol Susaj, Sami Hoxha, Burim Krasniqi e disa të tjerë.
Kënga e fundit ka zgjuar mjaft kureshtje tek publiku shqiptarë pasiqë flet mbi një realitet tek shqiptarët e deri më tani është klikuar mjaft mirë, derisa edhe videoklipi është realizuar mbi bazën e fabulës së këngës.
Këngëtari i njohur Godanci muzikën e ka vetëm hobi dhe e bën për qejfin e tij edhe pse ka shumë oferta për të kënduar këngën e pastër shqipe gjithandej nga jetojnë shqiptarët mirëpo për shkak të angazhimeve të tjera rreth punës dhe familjes ai nuk paraqitet në to ndërsa muzikën e pastër shqipe vazhdon të kultivojë në ambientet familjare duke e shfaqur kështu edhe në projekte që kurorëzojnë karierën e tij artistike e që e ka traditë familjare që nga gjyshi i tij Ilaz Trnava dhe babai Bislim Trnava.