Ai është një përsonazh i njohur, por edhe shoqëria kombëtare Illyrian Eagles nga Gjermania ku ai drejton është mjaft e njohur dhe si grup mjaft të veçantë. Po flasim për Sabi Kaçanollin, i cili megjithëse ai është nga Shala e Bajgorës dhe mburret me këtë, ka respektuar duke befasuar për mirë ku për pak orë është ndjerë si një burrë nga Rugova e Pejës me veshjen e tij, foto të cilat janë pëlqyer shumë. Ai shkruan kështu në rrjetin e tij social mjaft të ndjekur : “Unë si Shaljan i Bajgores pata nerin të ndjehem për pak orë si Rugovan i Pejës. Mund të na ndryshon nji dallim i vogël nga veshja në regjione po në zemër jemi Shqiptarë. Te Fadil Ibraj në Haxhaj të Rugovës”. Sabi ka lënë për pak ditë Gjermaninë dhe është në Kosovë, ku shpesh herë viziton vende historike dhe kurrë nuk i mungon kënga e bukur shqipe qoftë edhe me ndonjë video që poston teksa këndon bashkë me miqtë e tij këmbëkryq me një çifteli dhe sharki.
Advertisement