Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë  është psikoterapia?

E dashur psikologe, do doja të më tregonit pak më gjatë se çfarë është psikoterapia. A i shëron vërtet njerëzit që kanë probleme psikologjike apo është vetëm terapi që të ndihmon? Do doja një përgjigje më të detajuar. Faleminderit

Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com: Përshëndetje dhe faleminderit për pyetjen që keni drejtuar. Terapia, e quajtur gjithashtu edhe psikoterapi apo këshillim, është procesi i takimit me një terapist për të zgjidhur sjelljet problematike, besimet, ndjenjat, marrëdhëniet ndërpersonale apo përgjigjet somatike në trup. Çdo rrugë e psikoterapisë individuale ka për qëllim zgjidhjen e problemeve që lidhen me profilin klinik, apo personit i cili bën kërkesën, rrugës t’i shihet nëse ka nevojë për terapist apo psikoterapist. Sipas një studimi të bërë në vendin tonë, 75% e popullsisë është në depresion, çka do të thotë që ne kemi nevojë reale për psikoterapistë apo terapistë. P.sh. bulizmi nëpër shkolla – ky është një fenomen që prek gjithë shoqërinë tonë, dashur apo pa dashur. Diskriminimi që ndodh rëndom, racizmi në shkolla.

Sa fëmijë prek?

Advertisement

Si e luftojnë fëmijët?

Si ndikon në personalitetin e fëmijëve në të ardhmen etj.

Depresioni në punë apo stresi i çdo lloj pune që ne bëjmë ka stres. Si i pasuri dhe i varfri kanë probleme të ndryshme, duke qenë se dy njerëz s’i gjen njësoj. Ne kemi aftësinë që të logjikojmë. Kemi aftësinë e përshtatjes. Por hyn xhelozia dhe zilia. Që këtu hyn stresi, prishja e punës së tjetrit vetëm se ai apo ajo është më i/e aftë. Ose bukuria e femrave të tjera. Lidhjet e dashurisë si jo më pak të rëndësishme! Shumica e njerëzve dashurojnë njerëz që s’iu përgjigjen ndjenjave të tyre. Kjo është dashuri e njëanshme. Ose ka të tjerë që bien në dashuri me personin e gabuar. Kjo është si të thuash “thikë me dy presa”. Këta humbin besimin në dashuri, mbyllen në vetvete dhe humbin sensin e kohës.

Dhuna sistematike në familje – ky është një fenomen që është përhapur shumë vitet e fundit, aq sa përfundon në vrasjen e femrave. Më e çuditshmja është që s’ka të burgosur. Dhuna në familje ndodh për arsye të ndryshme si shkollimi. Për sa u përket femrave, ato nuk janë të pavarura. Jo se nuk janë të afta! Janë shumë, por shtypen nga të gjithë pjesëtarët e familjes dhe nuk kanë pavarësi ekonomike. Duke qenë të shtypura, kjo i pengon ato që të luftojnë, e madje kjo zgjat me vite të tëra, pasi ushtrohet dhunë fizike e psikologjike njëkohësisht, duke ndëshkuar gabimin. Kjo ndikon negativisht, pasi rritet një brez i dhunshëm. Madje fëmijët që rriten me atë frymë, kanë predispozicion që të rriten shumë agresivë në të ardhmen. Ata kërkojnë partnerë të ngjashëm me prindërit e tyre. Por duke u nisur nga fakti që 75% e popullsisë vuan nga depresioni, traumat që përjetojnë ndikojnë edhe më vonë. Psikoterapia është ajo që merret me të pavetëdijshmen e individit, sjelljet apo mendimet e tij. Kjo lejon për të marrë vendime të ndryshme, të qëndrueshme në jetën e personit që shfaq simptomat, të cilat shpesh përfaqësohen nga shprehja më e dukshme e shprehur me një fjalë të vetme, tek e cila vetë psikoterapisti ka për qëllim të drejtojë një gamë të gjerë të rasteve studimore. Gjithashtu është terapisti ai që ndihmon njerëzit që duan arritje në jetë ose të fokusohen në pasionet e tyre në jetë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime/Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Mjekësi/Ka sytë me ngjyra të ndryshme

Advertisement