Gjatë qëndrimit të fundit në shtetet arabe, biznesmenit të njohur kosovar Skender Pagarusha sot policia në aeroport i ka konfiskuar 6 kilogram ari. Ndonëse nuk është hera e parë që biznesmenit të njohur i konfiskohet ari, ku muaj më parë e njejta gjë i ndodhi edhe në Kroaci por pas argumentimit të dokumentacionit atij i’u kthye mbrapa ari i konfiskuar. Ne kemi siguruar fotot nga rrjetet sociale ku shihet biznesmeni Pagarusha në aeroport bashkë me arin e konfiskuar, nuk dihet nëse policia atje i ka kthyer atij perseri konfiskimin e mallit. Megjithatë, krahas udhëtimeve dhe bizneseve që ai po bën në disa vende të botës, Pagarusha njihet edhe si një nga humanistët më të mëdhej në Kosovë.