Këtë herë ajo “I len krejt” dhe vjen me një klip shumë të bukur. Big Mama vjen në këtë intervistë interesante për të zbuluar disa nga anët e saj më të veçanta, për të cilat ndoshta nuk ka folur kurrë.
Abi Keta:- Big Mama, “I len krejt” këtë ere…si erdhi ky klip?
Big Mama:- Erdhi spontanisht pas një kohe që kisha nevojë të publikoj ndonjë gjë të re sepse jo që nuk kisha realizuar por doja të vij pak më ndryshe dhe besoj që i’a kam arritur këtë gjë.
-I ka lënë njeri krejt gjërat për ty ndonjëherë?
-Eh tani nuk dua të dukem jomodeste se këto gjëra nuk thuhen se sikur t’i kishte lënë dikush krejt gjërat për mua nuk do isha single (qesh).
-Po ti për kë do i lije krejt vërtetë?
-Unë vetëm për familjen, miqtë e mi, mbështetësit e për askënd tjetër.
– E ke kuptuar tashmë se çfarë duhet të ketë një këngëtar të jetë gjithmonë në vëmendjen e publikut?
– Sigurisht, unë kam vite që këndoj dhe tashmë tregun muzikorë e kam mësuar sa hap e mbyll sytë, nuk duhet askush të m’a thotë për atë që duhet.
-Ka ndonjë thashethem që të ka trazuar kohëve të fundit?
-Nuk është se jam marrë ndonjëherë me thashetheme dhe fjalë e mendo kohëve të fundit.(Qesh) Vetëm në raste kur është tejkaluar kufiri por kohëve të fundit jam rehat fare.
-Ia ke marrë dorën tashmë realitetit të shou bizzit në Shqipëri…!
– E thash se tani jam në top formë (qesh), po bëj shaka, të gjithë duhet të gjejmë veten në atë drejtim që punojmë se po nuk e gjete veten humb në një treg i cili nuk është aspak i organizuar e megjithatë duhet të funksionojë e po nuk munde të gjindesh nuk funksionon dot dhe tërhiqesh e tek ne po u tërhoqe nga ndonjë gjë e quajnë dështim.
-Këtë vit kemi Big Brother Vip, të josh ideja edhe për ta provuar?
– Unë dhe më parë kam provuar eksperienca të tilla po nuk e di nuk është se kam në ndonjë plan sepse kam axhendën e stërngarkuar këtë vit.
– Ti vetë, në cilat gjëra po fokusohesh më shumë këtë kohë?
– Kam disa këngë të reja, kam emisionin e ri tash në Tv21 në Shkup, vjen vera kam organizime dhe evente të ndryshme përfshirë dhe gëzimet familjare të cilave nuk ju ikë dot.
– Cilat janë gjërat që i harron më shpesh?
– Të them të drejtën njeriu kur kalon disa vite fillon dhe të harrojë, nuk e di nëse është tek të gjithë kjo gjë apo vetëm tek unë, nuk më kujtohet nëse kam harruar gjë kohëve të fundit dhe më shpesh?!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!