Edita Sopjani mbetet një nga këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera për publikun. Ajo ka publikuar një klip të ri me titull “Nuk i harrova” i cili ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri, po pëlqehet shumë. Lidhja e saj me muzikën daton që në moshë të vogël ku së bashku me kushërirën e saj, këngëtaren e njohur Adelina Berishën, ato kënduan dhe fituan çmimin e parë. “Pse jo, në të ardhmen mund të përsëritet një bashkëpunim mes nesh”, thotë Edita, ndërkohë që në këtë intervistë ajo flet gjerësisht rreth muzikës dhe jetës së saj..! Edita është moderatore e emisionit të mëngjesit në RTK1 dhe ndihet aq mirë që e ndan kohën mes muzikës dhe televizionit.
Fabjola Kuburi:- Edita, aktualisht jemi duke komunikuar virtualisht, ku je, çfarë po bën?
Edita Sopjani:- Po e vërtetë, unë momentalisht ndodhem në Kanada pranë motrës dhe nipave të mi Mat-i & Mars-i.
-Klipi yt më i ri titullohet “Nuk i harrova”, çfarë nuk harron ti?
-Po, projekti i fundit të cilin e kam punuar është kënga “Nuk i harrova” e cila u prit jashtëzakonisht mirë! Përsa i përket asaj se çfarë nuk harroj them se gjërat dhe momentet e mira vështirë harrohen.
-Ka momente që harron ndonjë gjë vërtet?
-Po natyrisht janë disa momente që e bëjn çdo njeri të harroj disa gjëra, por nuk e di të them fatmirësisht apo fatkeqësisht, ato janë veç momentale!
-Ka ndonjë gjë në “furrë” që po bëhet gati të dalë tani së fundmi, meqë kemi edhe sezonin e verës para?
-Ka diçka, por flasim më vonë.(Buzëqesh)
-Ti je kushërirë me Adelina Berishën një tjetër këngëtare e njohur, pse nuk ka ende një duet të mirëfilltë mes jush, duke qenë se të dyja jeni të suksesshme në muzikë?
-Dueti i parë me Adelinën ka qenë kur kemi qenë fëmijë me këngën ‘Gjuha e kafshevë’ ku kemi fituar edhe çmimin e parë. Shpeshhere kemi biseduar kemi menduar, por që ende nuk është realizuar, besoj që kur të na përshtatet diçka e mirë pse jo!
-Xhelozia mes këngëtareve është e pashmangshme. Mendon se kjo është më e theksuar te këngëtarët në Shqipëri apo në Kosovë?
-Mendoj që është diçka e cila vërehet tek të dyja vendet (fatkeqësisht), po është diçka që ndodh kudo në botë.
-Edita, ti ke edhe një emision tëndin në RTK1, një format mëngjesi, më fol pak për punën tënde në këtë emision…!
– Unë kam përfunduar studimet për Komunikim Masiv dhe Gazetari, pastaj master për Menaxhim të kulturës! Pas studimeve vendosa që pas muzikës të kem edhe një profesion tjetër në atë që kisha studiuar dhe për fat të mirë unë tani e dy vite jam pjesë e programit të mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në RTK1 si një ndër prezantueset e këtij programi….!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!