Ilir Sinani, Urim Hoxha dhe Halil Kastrati mbledhin qindra bashkëkombas në tribunën e mbajtur në Karlsruhe të Gjermanisë Një tribunë e madhe mbrëmë është mbajtur në qytetin Karlsruhe të Gjermanisë nën organizim të Urim Hoxhës enkas për shoqatën bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ ku pjesëmarës kanë qenë mbi 900 persona të cilët kishin udhëtuar nga qytetet për rreth në Gjermani si dhe kishin udhëtuar edhe nga 500 kilometra prej qyteteve zvicerane dhe madje 700 kilometra prej qyetteve franceze. E rëndësishme është që në këtë tribunë mernin pjesë edhe shumë hoxhallarë dhe persona me shumë rëndësi për të bërë tribunën edhe më madhështore lëvdatat i shkojnë Urim Hoxhës dhe hoxhës Halil Kastrati që kishte vendosur më qenë prezent në këtë tribunë, ndërkohë që për gjithë organizimin e kësaj tribune dhe pjesëmarjen sa më masovike meritat i shkojnë përfaqësuesit të shoqatës për shtetin gjerman bashkëkombasit Ilir Sinani i cili njihet si një nga personat e pandalshëm për kontributin e tij për të ndihmuar familjet shqiptare në nevojë dhe skamnorët.’