Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk e di pse u tallën kështu me mua

downloadVendosa ta shkruaja historinë time për të treguar diçka për veten. Jam një vajzë 23 vjeçe dhe quhem Anila. Dua t’ju tregoj se si u tallën me mua dhe më morën për budallaqe kur isha ende adoleshente. Gjithmonë kam menduar se dashuria e vërtetë ekzistonte vetëm nëpër përralla dhe kështu është, edhe pse dikush më bëri të besoja se ekziston edhe në jetën reale. Njoha një djalë, kur isha 17 vjeçe, Tikun, me anë të çatit. Gjithçka më kujtohet sikur të ketë ndodhur dje…

Ai ishte katër vjet më i madh se unë dhe pasi u njohëm në çat e u prezantuam, mësuam që jetonim të dy në të njëjtin qytet. U takuam dhe pak e nga pak ramë në dashuri, si pa e kuptuar. Ndenjëm bashkë tre muaj, por ishte njësoj sikur të kishim ndenjur tre vjet, aq intensive ishte lidhja jonë. Ai nuk rrinte dot pa mua dhe unë nuk rrija dot pa të. Pasi ndenjëm dhe përjetuam mjaltin e historisë, ne u ndamë. Nuk u kuptua se pse u ndamë, por ja që ndodhi. Kalova 6 muaj të tmerrshëm sepse ndihesha shumë keq dhe megjithëse ne nuk jetonim shumë afër, unë e shihja shpesh. Kalova një periudhë ankthi dhe të qarash që nuk mund t’jua shpjegoj dot me fjalë, sepse vetëm Zoti e di se si jam ndjerë atëherë. Isha betuar që nuk do të dashurohesha kurrë, por nuk e kisha kuptuar ende që dashuria vjen pa trokitur dhe nuk të tregon as kur ikën.

Kështu, disa kohë pas ndarjes me të dashurin, po në çat, u njoha me Erbin, një djalë shumë i mirë fizikisht që në fakt më nxori edhe nga situata e keqe e pasndarjes dhe vetëm për këtë unë duhet t’ia di për nder. Fillova të dilja me Erbin, i cili në fillim ishte gjithashtu shumë i këndshëm dhe madje më dukej shumë çudi që ai duronte edhe kur unë qaja për Tikun në krahët e tij. Më bënte çudi se si ai nuk ndihej keq dhe sa herë që unë i tregoja ndonjë gjë që më kishte bërë Tiku, nuk mërzitej, por më dëgjonte dhe nuk më kthehej me të këqija. Të ishte dikush tjetër në vendin e tij dhe një vajzë të qante për një mashkull tjetër, nuk e di se çfarë mund të bëhej. Kështu, takohesha shpesh me Erbin dhe pak e nga pak, kisha filluar ta harroja Tikun, ndërkohë që me të ndihesha mirë sepse kalonim shumë kohë bashkë dhe duke ndenjur me të, harroja. Nuk më zinte gjumi natën dhe ende nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte me mua; kisha një boshllëk në zemër që askush nuk po e mbushte dhe sikur ma ndjente zemra që diçka po ndodhte.

Advertisement

Një ditë, duke ecur rrugëve të qytetit tim (ecja shpesh rrugëve, e vetme, sepse më dukej sikur hiqja pak stresin që më kishte kapluar), pashë në një kafene Erbin bashkë me Tikun, duke biseduar. U hutova dhe nuk dija ç’të bëja… As nuk ecja dot, as nuk rrija dot aty, më iku shikimi dhe shihja vetëm errësirë, kurse zemra filloi të më rrihte fort. Erbit nuk i thashë asgjë aty, por kur e takova ditën tjetër, e pyeta se çfarë donte në të njëjtën tavolinë me Tikun. I kërkova të mos ma mohonte sepse e kisha parë me sytë e mi dhe ai, shumë i qetë, më tha se ishte ai që e kishte kërkuar sepse kishte dashur të bisedonte për mua. Doja shumë t’i besoja, por diçka më thoshte se ai po më gënjente. Nuk isha e qetë, kështu që vendosa ta zbuloja vetë. Bashkë me një shoqen time, blemë një numër telefoni dhe ajo i bëri një sms Tikut… Pas atij sms, ata filluan të shkëmbenin sms dhe filluan të dilnin edhe për kafe. Një ditë, kur kishin qenë të dy në kafe dhe aty kishte kaluar Erbi, Tiku, me qesëndi, i kishte thënë shoqes time:

– E shikon atë çunin aty? Është shoku im. E kam shtyrë unë të lidhej me ish-të dashurën time, se nisi të më bezdiste shumë e doja ta hiqja qafe… Edhe gjashtë muaj pas ndarjes më çonte mesazhe! Unë e lashë se nuk më pëlqente më, kurse ajo budallaqja ra në dashuri. Pse jeni kaq keq ju femrat e sotme? Sa t’ju bëjmë njëçikë komplimente, ju bini direkt në dashuri!

Shoqja ime ishte çuar nga tavolina, erdhi me vrap tek unë e me lot në sy, më tha:

– Do të të urrej derisa të jem gjallë nëse nuk ndahesh që tani nga ai plehrë, nga Erbi. Është gjithçka një lojë, është gjithçka e kurdisur. Atë e ka futur Tiku të lidhet me ty që ta harrosh sepse ai ishte bezdisur nga sms-të që i ke çuar ti 6 muaj prapa ndarjes.

Nuk e doja veten! Në moment i shkrova një sms Erbit dhe i thashë të fshinte numrin tim e të më harronte njëherë e mirë sepse tashmë i dolën lakrat në shesh. Ende e vuaj talljen që më bënë ata të dy, por të paktën kam mësuar të mos gaboj dhe në të ardhmen, do të di zgjedh.

Anila

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gruaja më mori fëmijët!

Next Post

Ia kushtova jetën nënës sime...  

Advertisement