Gerta Gixhari, është simpatike, e qeshur, energjike, nënë dhe moderatore mjaft e dashur për publikun shqiptar. Motra e një prej aktoreve më të njohura shqiptare, Olta Gixharit, Gerta na tregon sa e lidhur është me Oltën, puna e saj në “Siluete”, marrdhënia me dy djemtë e saj dhe dashuria që ka për bashkëshortin njësoj si ditën e parë që e ka njohur.
Fabjola Kuburi:- Po bëhet kohë që ti je pjesë e emisionit “Siluete”. Sa ka ndryshuar Gerta që nga dalja e saj e parë në ekran e deri më sot?
Gerta Gixhari:- Ndryshimi vjen gjithnjë në përshtatje të periudhës dhe viteve të profesionalizmit. Dalja ime e parë ka qenë në një edicion lajmesh kur une kam qenë 19 vjeçe në një nga televizionet lokale të Durrësit. Nuk qëndrova gjatë sepse nuk doja të profilizohesha tek prezantimi i lajmeve. Më pëlqente më shumë puna si gazetare terreni. Shumë emocionuese për mua ku unë dridhesha nga emocionet ishte lidhja ime e parë direkte për TV Klan nga selia e PD-së në zgjedhjet vendore të vitit 2003. Sigurinë e ndjeja vetëm tek informacioni që kisha dhe fjalët dilnin vetë. Edhe pse ishte një dalje rreth 3 vite më vonë, përgjegjësia ishte shumë e madhe dhe qëllimi ishin intervistat ekskluzive. Ndërsa sot jam në një profil krejt tjetër. Emocionet i kam çdo javë sepse çdo javë për mua është premierë dhe me të ftuarit ndjej emocion sepse kërkoj që të nxjerr nga ata diçka të veçantë, ndryshe .
– Gerta ti je motra e një prej aktoreve më të mira shqiptare Olta Gixhari, çfarë ndani ende me njëra- tjetrën?
– Ndajmë gjithçka që rrethohet me jetët tona…!
– Si të ka uruar Olta kur nise emisionin, e mban mend?
– Ka qenë një urim në formë shakaje jo standart…”Mos bëni gafe të shihni sot Rtsh-në në orën 19:00 se fillon emisionin motra ime dhe jam shumë xheloze”… dhe kam qeshur shumë.
– Ti çfarë do i uroje asaj në një hap të ri të sajin në art?
– Qoftë më e mira!
– Gerta, pse “Siluete” çfarë fshihet pas atij emri?
– “Siluete” është një program i ideuar nga unë. Me “Siluete” dua të transmetojë energji pozitive tek publiku. Të shkëputemi për rreth një ore nga zymtësia dhe stresi i përditshëm. “Siluete” do të thotë gjithçka që lidhet me anën e bukur të të jetuarit, stili, mirëqënia, sporti, moda, ushqimi etj. Do të thotë një mënyrë e të parit të gjërave ndryshe, të cilat perçojnë gjallëri tek publiku… “Silueta” në vetvete paraqet një formë të caktuar dhe tek personazhet e intervistuar qëllimi është të ndricçojmë siluetat e tyre, të zbulojmë më në brendësi të personazhit, të zbardhim të panjohurat rreth tyre, duke hyrë më tepër në karakter. Elementi i “Siluetë” janë shkallët ku aty zbulojmë edhe deklarata enigmatike të lëna pa përgjigje më parë nga personazhet e njohur. Shkallët i kam konceptuar në bazë të një rregulli, ku i ftuari presupozohet që ka ngjtur disa shkallë në karrierën e tij. Shkallët mendohet të kenë atributin e një bisede të çiltër.
– Ka pasur ndonje rast kur do te doje shumë të ishe diku tjetër dhe jo në emision?
– Kisha shumë vite që e doja këtë emision. Mendoj që e kam sjellë pak vonë. Duhej, që shumë kohë më parë, të isha më këmbëngulëse për të sjellë këtë emision sepse si ide e kam patur. Ndonjë copëz të “Siluetës” e shfaqja edhe tek “Pasdite në Top Channel”. Sot në “Siluetë” idetë i kam më të përpunuara dhe më të avancuara sepse edhe i përshtatem profilit të emisionit, që është argëtimi.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!