Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Psikologu/ Si ta largoj pikëllimin?

E dashur psikologe jam Bleona. Më ka ndodhur diçka. Jam mashtruar nga një person. Mendoja se ai më donte, por ai më ka bërë shumë gjëra, më ka lënduar shumë dhe tani e kam të vështirë të vazhdoj jetën. Si do eci përpara në jetë? Kam harruar si është të jesh e lumtur dhe e qetë. Nuk gjej rehati aspak, tërë kohën rri e qaj edhe për gjëra koti. Ju lutem, më këshilloni, si t’a largoj pikëllimin dhe nervozizmin që është i pranishëm në çdo minutë të jetës sime?

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:-Përshëndetje! Fillimisht të falenderoj që ndan me ne shqetësimin tënd.  Është e natyrshme që zhgënjimet të cilat vijnë nga ndarjet të sjellin shumë mungesë, trishtim, boshllëk dhe ndjesi refuzimi. Sidomos kur koha e kaluar me dikë ka qenë e gjatë dhe pritshmëritë e larta; atëherë dhe zhgënjimi është më i madh dhe dhimbja më e thellë. Natyrisht që lëndimet prej lidhjeve dashurore janë ato të cilat lënë më shumë gjurmë dhe kërkojnë më shumë kohë të shërohen, sidomos kur në mes ka elementë të zhgënjimit, braktisjes, e kur këto ndodhin në moshë të re.  Për nga natyra që ka marrëdhënia me partnerin, ndryshe nga marrëdhëniet e tjera shoqërore apo profesionale, kur përfundon sjell më shumë kosto emocionale sepse preken më shumë aspekte të vetes tonë. Çdo ndarje është e vështirë dhe shkakton ndjenja negative, duke e kthyer mendjen shpeshherë në kohën dhe kujtimet e bukura të kaluara me atë njeri që nuk është më në jetën tonë. Ky është një mekanizëm normal që i ndodh pothuajse gjithkujt në situata të ngjashme, e që nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon më shumë trishtim dhe vetmi.  Megjithatë, për fat të mirë, natyra njerëzore është e përbërë në mënyrë të tillë, që është e aftë të gjejë burime dhe forma të shumta për të shprehur dashurinë, sepse është ndjenjë e cila ka shumë dimensione, trajta dhe destinacione.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kuzhinë/ Gjuhëz e filetuar me verë e limon

Next Post

Instruktori/Ngrihet gjoksi me palestër?

Advertisement