Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Gruaja që e bëri xhaxhain tim të vdiste…

Unë që po ju shkruaj, jam Ina. Sot kam 10 vjetorin e vdekjes së xhaxhait tim dhe në nderim të tij, dua t’ju tregoj historinë se si ai iku nga kjo jetë. Babai im kishte pesë vëllezër. Njëri prej tyre (që për mua ishte edhe më i miri), ishte i sëmurë me një sëmundje të keqe. Unë atëherë isha 10 vjeçe dhe nuk e kuptoja se çfarë lloj sëmundjeje ishte ajo, vetëm dëgjoja mamin e babin, të cilët bisedonin: “Doktori më tha se ai nuk duhet të ketë marrëdhënie intime me femra, se përndryshe kjo sëmundje do të përshpejtohet dhe do ta humbasë jetën në një kohë të shkurtër”.

Si duket, për këtë arsye, xhaxhai im nuk u martua asnjëherë. Ne jetonim në fshat dhe ishim shumë të varfër. Xhaxhai im vendosi të shkonte në emigrim me qëllimin që të punonte të mblidhte ndonjë lek dhe të kurohej andej. Ai ishte shumë i dobët fizikisht, pasi sëmundja kishte bërë të vetën. Halla që ishte martuar në Itali e ndihmoi që ai të sistemohej në Itali, kujdesej për të që ai të punonte dhe të kujdesej për shëndetin e tij, duke i gjetur spitalet dhe ilaçet më të mira. Gjithashtu, ajo e rregulloi që ai të merrte një kemp me një shumë të mirë lekësh. Pasi mori kempin, xhaxhai vendosi që jetën që i kish mbetur ta kalonte në vendin e tij dhe pikërisht në shtëpinë tonë, se aty i kishte edhe prindërit. Unë isha shumë e lidhur me të, se ai nuk kishte fëmijë dhe për këtë, më donte shumë. Më vinte shumë keq për xhaxhin që ndjehej shumë i vetmuar, sepse sëmundja nuk e lejonte që ai, si gjithë njerëzit e tjerë, të kishte njeriun e tij të zemrës dhe unë bëja çmos t’ia mbushja boshllëkun që i shkaktonte mungesa e një fëmije. Ai më mbante si princeshë; më vishte me veshje që m’i sillte nga Italia, sa herë që shkonte të merrte kempin, më sillte edhe lodra shumë të bukura që i ruaj sot e kësaj dite.

Unë ndryshoja nga gjithë shoqëria ime. Edhe pse familja ime ishte e varfër, falë xhaxhait tim, nuk e ndjeva kurrë varfërinë. Fakti që xhaxhi im merrte një shumë të mirë lekësh, nuk mund t’u shpëtonte nga vëmendja disa grave të fshatit, të cilat ishin me të vërtetë femrat më të poshtra në fshatin tonë. Këtu do të veçoja njërën prej tyre, të cilën e kishim edhe në lagje. Ajo, me të marrë vesh që xhaxhai ynë merrte shumë lek, filloi të vinte shumë shpesh në shtëpinë tonë, por unë në atë kohë nuk i kuptoja të tilla gjëra. Të gjitha këtyre gjërave ua bëra lidhjen më vonë, kur u rrita dhe kur vërejtëm gjëra të cilat vërtet na hidhëruan. Komshija që vinte gjithmonë në shtëpinë tonë, ishte e martuar dhe kishte një burrë pijanec, i cili as punonte, as kujdesej për gruan dhe fëmijët e tij. Kjo përfitoi nga ky fakt dhe iu vardis xhaxhait tim për t’i marrë lekët dhe për të ushqyer fëmijët. Me thënë të drejtën, ajo femër ishte vërtet shumë e bukur dhe bukurinë e saj e përdorte për të mbijetuar. Ajo ishte dhe është akoma me nam në fshatin tonë. Unë, edhe pse isha e vogël, vëreja se xhaxhai nuk rrinte më në shtëpi siç rrinte më parë, ai dilte dhe askujt nuk i jepte shpjegime se ku shkonte. Babi im e kuptoi se ai shkonte për t’u takuar me ndonjë femër, po se kush ishte ajo, ai akoma nuk e kishte kuptuar. Mbaj mend një ditë që ata debatuan shumë gjatë, ndërsa unë me mamanë ishim në dhomën tjetër dhe i dëgjonim. Babi i thoshte:

Advertisement

“Nëse e do veten tënde, të lutem mos e bëj më këtë veprim. Ti i di shumë mirë porositë që të ka dhënë doktori”.

Xhaxhai nuk fliste fare, ai e ndjente që kishte gabuar, por jam e sigurtë se ajo grua e keqe, gjëra të tjera i thoshte për ta bërë për vete. Jam e sigurte se ajo i thoshte se “një jetë kemi dhe duhet ta shijojmë deri në maksimum”. Këtë shprehje ajo e përdorte kudo që shkonte. Brenda një viti xhaxhai im filloi të bëhej gjithnjë e më keq. Ju nuk e keni idenë se sa keq ndjehesha unë, kur ai lëngonte në shtratin e tij. Të gjithë nga fisi u habitën se si sëmundja e tij po përshpejtohej aq shpejt. Ata pak a shumë e dinin se në mes qëndronte një femër po se cila ishte, jo. Xhaxhi im vetëm qëndronte i heshtur; brenda një muaji ai u tret i tëri. Ai atë muaj dilte shumë pak në ballkon, ndoshta këtë e bënte për të parë atë femrën e përdalë, e cila nuk e la që të jetonte edhe disa vite të tjera. Ndoshta ai me të kishte rënë në dashuri pa e kuptuar se ajo po e përdorte vetëm e vetëm për t’i ngrënë lekët. Ne nuk ishim të sigurtë, por thjesht hamendësonim se mund të ishte ajo, nuk kishim prova. Po të kishim, xhaxhallarët e mi do t’ia kishin treguar vendin me kohë. Mbas shumë vuajtjesh dhe dhimbjesh, xhaxhai im u largua nga jeta. Edhe pse isha e vogël, unë e ndjeja se ajo ishte një ditë shumë e dhembshme për mua. Nga kjo jetë iku njeriu që më donte aq shumë dhe që më përkëdhelte e më mbante si një princeshë.

Me vdekjen e tij, nuk isha më e para; në shpirt më ishte hapur një plagë e madhe që nuk gjente shërim. Çdo rrobë që vishja, çdo lodër që kisha, mbanin emrin e tij sepse ai m’i kishte blerë. Që me ikjen e tij nga kjo botë, jeta ime ndryshoi, unë nuk i kisha më ato lukse që i kisha me xhaxhanë, kur ai ishte gjallë. Jo se prindërit e mi nuk donin të m’i blinin, po ata ishin të varfër dhe im atë nuk kishte mundur dot të emigronte për një jetë më të mirë. Mbas 10 vjetësh ne morëm vesh diçka që na tronditi shumë në shpirt. Femra e përdalë që ne kishim në lagje, kishte mbetur shtatzënë me xhaxhanë tonë. Dhe, e dini si e morëm vesh këtë gjë? Ajo në atë periudhë lindi djalë dhe djali kishte të njëjtën sëmundje që kishte edhe xhaxhai ynë. Ata e mësuan kur djali ishte tetë vjeç. Babi im në një bisedë të bërë me komshinë (burrin e gruas, me të cilën shkonte xhaxhai) ai kishte treguar se djali kishte një lloj sëmundjeje që nuk do të lejonte që ai të jetonte gjatë. Im atë kishte kuptuar menjëherë se ishte e njëjta sëmundje që kishte patur edhe xhaxhai im. Aty ai e kishte kuptuar se ajo kishte qenë femra me të cilën shkonte xhaxhai im. Ajo ishte dhembja më e rëndë; të shikoje djalin e tij dhe të dije se ai do vuante të njëjtën sëmundje si i ati. Im atë nuk i kishte treguar gjë komshisë, thjesht i kishte thënë se i vinte shumë keq, por nga ana tjetër ai edhe unë me nënën që e morëm vesh se ai ishte djali i xhaxhit, e shikonim fëmijën me shumë dashuri dhe me keqardhje njëkohësisht.

Asaj femre, Zoti i kishte dhënë dënimin e duhur për vuajtjen që i shkaktoi familjes sonë, duke ia kthyer me të njëjtën monellë, pavarësisht se neve na vinte shumë keq për atë fëmijë. Ajo ishte femra më e poshtër që ndodhej në fshatin tonë. Djali i shkretë nuk ka faj, unë sa herë ndjej mall për xhaxhanë, e thërras M.-në në shtëpinë tonë dhe më duket sikur çmallem me të, pavarësisht se sytë më mbushen me lot se ndjehem e pafuqishme për ta shpëtuar kushëririn tim.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Im shoq më shtyu ta tradhtoja për para!

Next Post

Për gratë, ka rëndësi madhësia e penisit

Advertisement